Një ngjarje tepër e rëndë është shënuar në Kroaci, ku babai ka vrarë tre fëmijët e tij.
Një burrë 56-vjeçar ka vrarë tre fëmijët e tij, dy binjakë të moshës 7 vjeç dhe një vajzë 4-vjeçare. Mësohet se më pas, ai kishte tentuar të vrasë veten.
Sipas mediave të huaja, babai në një postim në facebook kishte shkruar se nuk mund të duronte më.
56-vjeçari ishte biznesmen i njohur por që kohët e fundit kishte probleme të mëdha ekonomike.