Në sesionin e ri ditën e nesërme, Kuvendi do të nisë punimet në një format ndryshe.
Seanca plenare do të ndahet në dy pjesë, ku fillimisht Kuvendi do të mblidhet në 10:00 dhe më pas në 17:00.
Në seancën e paradites do të ngrihet Komisioni për Verifikimin e Mandateve, ndërsa në atë të pasdites, pritet të betohet kryetari i Kuvendit dhe 140 deputetët e rinj.
Por çfarë pritet nesër të ndodhë? Që pas zgjedhjeve të 25 prillit dhe fitores së kryeministrit Edi Rama dhe socialistëve, opozita rikthehet humbëse për herën e tretë në Kuvend.
Pas caktimit të qeverisë së re, vëmendja është kthyer tek ish-kryeministri Sali Berisha, të cilit iu kërkua nga SHBA të mos hyjë në Kuvend. Por Berisha ka vendosur të kundërtën. Ish-kryeministri pritet të jetë në Parlament, ndërsa me kërshëri pritet qëndrimi i Lulzim Bashës, i vetmi që nuk është shprehur publikisht prej javësh për këtë çështje.