• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Lifestyle

Cili është hapi i parë për të kapërcyer ndjenjat e vetmisë?

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Lifestyle, Të gjitha
0
Cili është hapi i parë për të kapërcyer ndjenjat e vetmisë?
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Edhe para pandemisë, shumë njerëz ndiheshin të izoluar dhe të vetëm. Në vitin 2018, 22% e të rriturve amerikanë raportuan se shpesh ose gjithmonë ndiheshin të vetmuar. Në fund të vitit 2020, pasi distancimi social u bë një mënyrë jetese, 36% e të rriturve amerikanë raportuan se kishin përjetuar “vetmi serioze”. Këta janë më shumë se 93 milionë njerëz.

Vetmia është një përvojë normale, dhe shpesh kalimtare, njerëzore. Megjithatë, kur vazhdon me kalimin e kohës, ajo mund të sjellë shqetësime në trup dhe në tru. Vetmia e zgjatur është një faktor kryesor rreziku për ankthin, depresionin, problemet me gjumin, rritjen e presionit të gjakut, rritjen e inflamacionit etj. Ajo gjithashtu rrit rrezikun e vdekshmërisë së hershme me 26%, e cila është ekuivalente me rreziqet që lidhen me pirjen e duhanit.

Gjithashtu, në momentin që shfaqet, vetmia mund të jetë e vështirë të kapërcehet. Kjo ndodh sepse ajo mund të shtrembërojë të menduarit tonë për njerëzit e tjerë në mënyra që e bëjnë ndërveprimin shoqëror më të vështirë dhe lidhjet sociale më të pakapshme.

Evolucioni i vetmisë

Për të kuptuar se si vetmia shtrembëron të menduarit tonë, duhet të marrim parasysh evolucionin e vetmisë.

Njerëzit e hershëm vareshin nga njerëzit e tjerë për mbijetesë. Kur endeshin shumë larg fshatit të tyre, ata ishin në rrezik të vriteshin nga një grabitqar ose anëtar i një fisi rival. Ndjenjat e vetmisë u zhvilluan si një sistem paralajmërues biologjik për t’i paralajmëruar ata për rreziqet e mundshme.

Ky sistem alarmi ndihmoi në ruajtjen e mbijetesës së specieve tona, por krijon probleme për njerëzit që jetojnë në shoqërinë bashkëkohore. Kur jemi të vetmuar, pa e kuptuar, ne bëhemi hipervigjilentë për kërcënimet shoqërore (në formën e refuzimit dhe dyshimit). Kjo çon në paragjykime njohëse drejt perceptimit të kërcënimeve, edhe kur ato nuk ekzistojnë. Ne fillojmë të mos i besojmë të tjerët dhe të shqetësohemi në situata sociale.

Kur e shohim botën si një vend kërcënues, ne priremi të nxjerrim sjellje nga të tjerët që konfirmojnë pritshmëritë tona negative. Për shembull, kur hyjmë në një takim ose festë duke u ndjerë të vetmuar, mund të presim që të tjerët të mos jenë të interesuar të flasin me ne. Ne mbajmë distancë dhe sjellja jonë e ftohtë i bën njerëzit e tjerë të mbajnë distancën prej nesh, gjë që nxit një cikël të pamëshirshmë vetmie, që nis së pari në mendjen tonë.

Pra, “ilaçi” i vetmisë nuk është aq i thjeshtë sa “të gjesh njerëz për të njohur, folur etj”. Ne duhet që së pari të “çarmatosim sistemin e alarmit që përmendëm më lart” dhe të ndryshojmë disa nga pikëpamjet tona sociale.

Si ta çarmatosni “sistemin e alarmit”?

Këtu janë disa strategji të bazuara në kërkime për çarmatosjen e sistemit të alarmit:

1. Korrigjoni shtrembërimet tuaja njohëse.

Një nga strategjitë më efektive për të zvogëluar vetminë është njohja dhe korrigjimi i ideve që keni në kokë dhe që shpesh nuk përputhen me realitetin dhe nuk kanë baza objektive, përfshirë mendimet si “Ata nuk janë të interesuar të më njohin” dhe “Unë nuk përkas këtu”.

2. Praktikoni meditimin.

Hulumtimet tregojnë se trajnimi i ndërgjegjes gjithashtu mund të zvogëlojë vetminë. “Mindfulness” përfshin kushtimin e vëmendjes ndaj përvojave tona të momentit (mendimet, ndjenjat, vëzhgimet e botës së jashtme) pa i gjykuar ato. Vetëdija mund të kultivohet me një sërë praktikash, përfshirë meditimin, yoga etj.

3. Praktikoni frymëmarrjen.

Frymëmarrja është një term i përgjithshëm i përdorur për të përshkruar çdo praktikë në të cilën ju me vetëdije manipuloni frymëmarrjen për të arritur gjendjen e dëshiruar. Ka qindra lloje të ndryshme të frymëmarrjes, shumë prej tyre të zhvilluara në Indinë e lashtë.

Ka pak kërkime mbi lidhjen midis frymëmarrjes dhe vetmisë, por disa studime të fundit sugjerojnë se një program i bazuar në frymëmarrje i quajtur Sudarshan Kriya Yoga zvogëlon ankthin dhe rrit ndjenjat e lidhjes shoqërore. Thënë kjo, edhe ky rast është një lloj meditimi, me dhe për veten./anabel

Pas

Korçë/ Tre të arrestuar, ja për çfarë akuzohen

Para

Çfarë do t`i ndodhë jetës në Tokë/ Vrima e ozonit tani, më e madhe se Antarktida

Para
Çfarë do t`i ndodhë jetës në Tokë/ Vrima e ozonit tani, më e madhe se Antarktida

Çfarë do t`i ndodhë jetës në Tokë/ Vrima e ozonit tani, më e madhe se Antarktida

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Qeveria zbardh programin për 4 vitet e ardhshme, ja ku do të ndërhyhet

Qeveria zbardh programin për 4 vitet e ardhshme, ja ku do të ndërhyhet

nga Fast News
22:57 | 17/09/2025
0

Kryeministri Rama takon sot në Bruksel Sekretarin e NATO-s, Mark Rutte. Flitet për sigurinë dhe mbrojtjen

Kryeministri Rama takon sot në Bruksel Sekretarin e NATO-s, Mark Rutte. Flitet për sigurinë dhe mbrojtjen

nga Fast News
09:41 | 17/09/2025
0

Rritet tregtia me pakicë, ndikoi konsumi nga turistët

Rritet tregtia me pakicë, ndikoi konsumi nga turistët

nga Fast News
09:33 | 17/09/2025
0

Paga reale bruto vlen sot 130 euro më pak se në 2020-n; Zhvlerësimi nga rritja e çmimeve

Paga reale bruto vlen sot 130 euro më pak se në 2020-n; Zhvlerësimi nga rritja e çmimeve

nga Fast News
09:24 | 17/09/2025
0

Recent News

Qeveria zbardh programin për 4 vitet e ardhshme, ja ku do të ndërhyhet

Qeveria zbardh programin për 4 vitet e ardhshme, ja ku do të ndërhyhet

22:57 | 17/09/2025
Kryeministri Rama takon sot në Bruksel Sekretarin e NATO-s, Mark Rutte. Flitet për sigurinë dhe mbrojtjen

Kryeministri Rama takon sot në Bruksel Sekretarin e NATO-s, Mark Rutte. Flitet për sigurinë dhe mbrojtjen

09:41 | 17/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar