• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Bledi Çuçi reagon pasi u konfirmua ministër nga Rama: Garantoj rend e siguri

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Aktualitet
0
Bledi Çuçi reagon pasi u konfirmua ministër nga Rama: Garantoj rend e siguri
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ndër emrat e parë që ka reaguar, pasi u rikonfirmua si pjesë e kabinetit të Qeverisë “Rama 3” është edhe Bledi Çuçi.

Ministri i Brendshëm shprehet se ndihet i vlerësuar nga Edi Rama dhe Partia Socialiste, teksa zotohet se do vazhdojë punën “për garantimin e rendit, sigurisë publike, jetës e pronës së qytetarëve, si dhe me përballjen me paligjshmërinë”.

“Rikonfirmimi në postin e Ministrit të Brendshëm dhe drejtimi politik i qarkut Berat janë një tjetër vlerësim nga Kryeministri dhe Partia Socialiste, po aq sa edhe një përgjegjësi e lartë në të njëjtën kohë. Në krye të këtij institucioni kaq shumë të rëndësishëm do të vazhdoj të punoj për të çuar përpara sfidat që lidhen me garantimin e rendit, sigurisë publike, jetës e pronës së qytetarëve, si dhe me përballjen me paligjshmërinë. Kontrolli i territorit, lufta ndaj kriminalitetit dhe ngritja e punës së Policisë së Shtetit në një tjetër nivel, mbeten prioriteti ynë i përbashkët përgjatë mandatit të tretë.

Mandat që është një kontratë e re besimi për të vijuar me punët e nisura, për të bërë shkëputjen e madhe të vendit dhe për ta ndërtuar këtu të ardhmen tonë. Një falenderim të veçantë sidomos për të gjithë bashkëpunëtorët, miqtë dhe qytetarët në qarkun Gjirokastër, për mbështetjen që më kanë dhënë mua e Partisë Socialiste në këto vite. Faleminderit! Mezi pres të punoj edhe me socialistët dhe qytetarët e Beratit, Skraparit, Poliçanit, Kuçovës e Dimalit, për të bërë po aq punë të mira si në qarkun Gjirokastër, për të shtyrë më tej investimet dhe projektet që zhvillojnë turizmin, bujqësinë dhe sektorë të tjerë të ekonomisë së këtij qarku”, shkruan ai.

Pas

Makina përplas të moshuarin në Elbasan, policia shpall në kërkim të shoferit 

Para

PD reagon për qeverinë e re të Ramës: Kryeministri i përdor gratë për kozmetikë…

Para
PD reagon për qeverinë e re të Ramës: Kryeministri i përdor gratë për kozmetikë…

PD reagon për qeverinë e re të Ramës: Kryeministri i përdor gratë për kozmetikë…

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Rama jep premtimin: Pensionistët do ta marrin bonusin e këtij fundviti para festave!

Rama jep premtimin: Pensionistët do ta marrin bonusin e këtij fundviti para festave!

nga Fast News
22:31 | 12/11/2025
0

Lamtumirë frigoriferëve tradicionalë, shkencëtarët zbulojnë metodën e re të ftohjes

Lamtumirë frigoriferëve tradicionalë, shkencëtarët zbulojnë metodën e re të ftohjes

nga Fast News
09:30 | 12/11/2025
0

Kullat, përveçse po zgjerohen më tej në Tiranë, tashmë po “pushtojnë” dhe bregdetin

Kullat, përveçse po zgjerohen më tej në Tiranë, tashmë po “pushtojnë” dhe bregdetin

nga Fast News
09:00 | 12/11/2025
0

1 mld euro eksporte bujqësore në 2030-ën,  cilësia “çelësi” për në BE

1 mld euro eksporte bujqësore në 2030-ën, cilësia “çelësi” për në BE

nga Fast News
08:30 | 12/11/2025
0

Recent News

Rama jep premtimin: Pensionistët do ta marrin bonusin e këtij fundviti para festave!

Rama jep premtimin: Pensionistët do ta marrin bonusin e këtij fundviti para festave!

22:31 | 12/11/2025
Lamtumirë frigoriferëve tradicionalë, shkencëtarët zbulojnë metodën e re të ftohjes

Lamtumirë frigoriferëve tradicionalë, shkencëtarët zbulojnë metodën e re të ftohjes

09:30 | 12/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar