Nëse ndiheni sikur pesha juaj luhatet kur jeni të stresuar, kjo ide s’është vetëm në kokën tuaj. Stresi dhe shtimi në peshë janë të lidhura, dhe jo vetëm sepse nuk mund të mbani rutinën tuaj tipike të shëndetshme kur jeni duke kaluar periudha të tilla.
Sa herë që jeni të stresuar, trupi juaj fillon të luftojë, duke bërë që ai të lëshojë hormonin adrenalinë për t’ju ndihmuar të përballeni me kërcënimin e perceptuar për të cilin ndiheni të shqetësuar. Për të grumbulluar energji për t’u përballur me këtë kërcënim, trupi gjithashtu lëshon glukozë, ose sheqer, në qarkullimin tuaj të gjakut. Kur adrenalina zhduket dhe nivelet e sheqerit në gjak bien, hormoni kortizol shtohen për t’ju siguruar më shumë energji për të vazhduar adresimin e kërcënimit.
Meqenëse kortizoli stimulon lëshimin e insulinës në mënyrë që të ruajë nivelet e sheqerit në gjak, ai gjithashtu mund të shkaktojë dëshirat për sheqer dhe oreksin tuaj në përgjithësi. Dhënia pas këtyre dëshirave mund të çojë në shtim peshe. Në fakt, hulumtimet tregojnë se njerëzit me pesha më të larta kanë tendencë të kenë një përgjigje të shtuar të kortizolit ndaj stresit, thotë Vidhya Illuri, endokrinologe.
Kortizoli jo vetëm që mund t’ju bëjë të uritur, por gjithashtu mund të ngadalësojë metabolizmin tuaj në të njëjtën kohë (një mekanizëm tjetër që do t’ju ndihmojë të kurseni energji në mënyrë që të përballoni gjithçka që po ndodh).
Kortizoli gjithashtu mund të zvogëlojë masën e muskujve, sipas një studimi në The Journal of Clinical Endocrinology & Metabolism. Kjo rënie në masën e muskujve gjithashtu mund ta bëjë më të vështirë menaxhimin e peshës.
Stresi gjithashtu mund të ndikojë në hormonet e urisë leptin dhe grehlin, të cilat dërgojnë sinjale në trurin tuaj që përcaktojnë sa të uritur ndiheni. Në thelb, kortizoli rrit këto hormone të tjera kështu që ju do të siguroheni që të hani mjaftueshëm për të përballuar përsëri “kërcënimet” e perceptuara.
Disa arsye që ndikojnë në shtimin e peshës gjatë kësaj periudhe janë edhe: konsumi i tepruar gjatë një vakti dhe më pas mos ngrënia për një kohë shumë të gjatë, ushqimet e shpejta, alkooli, moskonsumi i vakteve të plota, gjumë jo i mirë etj.
Ç’duhet të bëni:
Fokusohuni tek stërvitja dhe aktiviteti fizik; mbani shënime zakonet tuaja të të ngrënit; gatuani versione më të shëndetshme të pjatave tuaja të preferuara; hidratohuni, jepini prioritet gjumit; kujdesuni për veten me aq sa mundeni; flisni me një psikolog etj./anabel