• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Lifestyle

A jeni të varur nga telefoni celular? Zbulojeni këtu përgjigjen

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Lifestyle
0
A jeni të varur nga telefoni celular? Zbulojeni këtu përgjigjen
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Telefonat celularë kanë aftësinë që të nxisin sjellje të rrezikshme dhe varësi tek njeriu.

Varësia ndaj telefonit është shumë e ngjashme me atë të bixhozit që ndërhyn fort në jetën e njeriut.



Kjo varësi mund të ndikojë fort në produktivitetin e njeriut, funksionet e trurit, balancën mes jetës dhe punës, por edhe në jetën personale.

Ankthi social dhe vetmia janë të lidhura ngushtë me përdorimin e telefonit dhe siç vënë re ekspertët e AgroWeb.org, njerëzit shkruajnë shumë, por flasin pak me njëri tjetrin.

Shenjat Paralajmëruese Që Tregojnë Se Jeni Të Varur Ndaj Telefonit Celular

  • Ju zë gjumi me vështirësi
  • Jeni në ankth
  • Rrjetet sociale ju stresojnë
  • Nuk rrini dot pa telefon në dorë
  • Nuk reshtni dot së postuari
  • Ju shkruani më shumë mesazhe se sa flisni me të tjerët
  • Lundroni në internet pa mendje vetëm për të humbur kohën
  • Nuk rrini pa kontrolluar telefonin edhe kur jeni në makinë.
  • Nuk dilni dot nga shtëpia pa marrë telefonin me vete
  • Ndiheni të vetmuar nëse nuk keni telefonin me vete
  • Ushqeheni me telefon në dorë
  • Marrëdhëniet shoqërore vuajnë si pasojë e telefonit
  • Bëni veprime impulsive
  • Nuk heqni dot dorë nga telefoni

Si Të Shpëtoni Nga Varësia Ndaj Telefonit.

Kjo mund të duket e vështirë por jo e pamundur.

Për shembull, një mënyrë e mirë për të kufizuar përdorimin e telefonit pa e ndëshkuar veten në mënyrë drastike është që në shtëpinë tuaj të krijoni zona ku nuk lejohet telefoni.

Dhoma e gjumit, dhoma e ndenjes apo ajo e ngrënies janë zona ku nuk duhet të përdorni telefonin.

Një mënyrë tjetër është që vendosni disa limite.

Për shembull, nëse e përdorni telefonin shumë gjatë ditës, vendosni një limit kohor, siç mund të jetë ora 17:00 e pasdites kur keni mbaruar punën.

Nëse nuk e përdorni telefonin pas kësaj ore, do të keni më shumë kohë për të bërë gjëra që kanë me të vërtetë rëndësi për ju dhe familjen.

Ne dërgojmë shumë mesazhe, por a angazhohemi me të vërtetë në komunikim të hapur me njerëzit?

Duke lënë telefonin mënjanë, do të keni mundësi të formoni, ngrini dhe ushqeni marrëdhëniet tuaja shoqërore dhe familjare.

Edhe nëse merrni telefonata pune ose mesazhe elektronike, bëjini vetes një nder dhe mos u merrni me të. Telefoni aty do të jetë, edhe të nesërmen.

Avantazhet e Kufizimit të Përdorimit të Telefonit

Ekspertët e AgroWeb.org thonë se kufizimi i përdorimit të telefonit sjell një sërë përfitimesh.

  • Do të jeni më në paqe,
  • Do të vuani më pak nga ankthi
  • Do të mendoni më qartë
  • Do të shpërqendroheni më pak
  • Do të jeni më krijues
  • Do të ndiheni më shumë fuqiplotë
  • Do të flini më mirë
  • Do të keni marrëdhënie shoqërore më të forta
  • Do të jeni më të ndërgjegjshëm sa i përket ushqyerjes.

Kjo e fundit është shumë e rëndësishme për vetë faktin se nëse ushqehemi duke e pasur mendjen telefonin, nuk do ta kemi mendjen tek ato që po hamë, duke rritur kështu gjasat e mbipeshës por edhe sëmundjeve të tjera që i kanosen aparatit tretës./AgroWeb.org

Pas

“Do vijojë puna me 2-3 turne” Përfundon mbledhja e Këshillit të Ministrave, Ahmetaj zbulon vendimet e marra

Para

Viti i ri shkollor/ Mira Rakacolli tregon vendimin që ka marrë ministria

Para
Viti i ri shkollor/ Mira Rakacolli tregon vendimin që ka marrë ministria

Viti i ri shkollor/ Mira Rakacolli tregon vendimin që ka marrë ministria

Të Gjitha

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

nga Fast News
16:06 | 13/05/2025
0

Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

nga Fast News
10:30 | 13/05/2025
0

Mbi 82 mijë nxënës dhe studentë në vitin e fundit akademik, ja shpërndarja sipas nivelit të arsimit dhe degëve të studimit

Mbi 82 mijë nxënës dhe studentë në vitin e fundit akademik, ja shpërndarja sipas nivelit të arsimit dhe degëve të studimit

nga Fast News
10:00 | 13/05/2025
0

Pasojat e emigrimit/ Viti nis me rënie demografike, më shumë vdekje se lindje

Pasojat e emigrimit/ Viti nis me rënie demografike, më shumë vdekje se lindje

nga Fast News
09:30 | 13/05/2025
0

Recent News

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

16:06 | 13/05/2025
Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

10:30 | 13/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar