• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Tiranë/ Një çift të rinjsh po bënin s*ks në makinë, përfundojnë në gjyq

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Aktualitet
0
Tiranë/ Një çift të rinjsh po bënin s*ks në makinë, përfundojnë në gjyq
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Një situatë e pazakontë është regjistruar pak muaj më parë në Tiranë, histori e cila ka përfunduar në gjykatë. Një 31-vjeçar dhe një 21-vjeçare, identitetin e të cilëve MCN zgjedh të mos i publikojë as inicialet, janë kapur “mat” nga dy efektivë të Policisë së Tiranës, teksa kryenin shërbimin në rrugën “Papa Gjon Pali II”. Ndaj dy të rinjve është marrë masa e shoqërimit në komisariat, ndërsa u akuzuan për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale në vende publike”, parashikuar nga neni 107 i Kodit Penal. Në dosjen që e disponon të plotë MCN, thuhet se më datë 12.02.2021, në rrugën “Papa Gjon Pali II”, dy punonjësit e Policisë kanë parë një automjet të ndaluar. Punonjësit e policisë kanë raportuar se atyre iu tërhoqi vëmendjen fakti se, dy persona brenda automjetit po kryenin marrëdhënie seksuale. Ata i kanë intervistuar dhe më pas i kanë shoqëruar në Komisariat.

“Punonjësit e policisë kanë hartuar raport shërbimin e datës 12.02.2021. Në vijim të hetimit janë pyetur procedurialisht si deklarues të dy punonjësit e policisë dhe ata konfirmuan përmbajtjen e raport të shërbimit. Ata detajuan faktin se, dy shtetasit po bënin seks oral dhe pamja qe e mundur të shihej nga publiku nga jashtë nëpërmjet xhamit të parmë të mjetit”, thuhet në vendimin e gjykatës.

Nga shqyrtimi i këësaj çështje, Gjykata e Tiranës shprehet në vendim se kjo vepër penale është konsumuar nga dy të pandehurit, me veprime aktive të kundërligjshme që konsistojnë në kryerjen e akteve me natyrë seksuale në vende publike. Nga ana subjektive, vepra penale është kryer nga të pandehurit me dashje direkte, pasi ata kanë parashikuar kundërligjshmërinë e veprimeve të tyre dhe pasojat e veprës dhe kanë dëshiruar ardhjen e tyre.

Teksa janë pyetur nga ana e Gjykatës në procesin gjyqësor, dy të rinjtë janë shprehur se janë të përgjegjshëm para ligjit penal dhe janë penduar për veprimin e kryer në public.

Fajësia e të pandehurve në kryerjen e veprës penale për të cilën akuzohen, rezultoi e provuar plotësisht nga të gjitha provat e administruara nga Gjykata në seancë gjyqësore, si dhe është pohuar nga vetë të pandehurit gjatë hetimit dhe gjykimit të çështjes në ngarkim të tyre.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

“Gjykata bazuar në nenet 47, 48, 49 të K. Penal, merr parasysh, rrezikshmërinë e veprës penale të kryer nga të pandehurit dhe të pasojës së saj; shkallën dhe formën e fajit në kryerjen e veprës penale (dashje direkte) si dhe faktin që kjo vepër dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit si dhe pasojat që kjo vepër sjell; rrezikshmërinë shoqërore të të pandehurve të cilët rezultojnë të jetë të padënuar më parë, vijojnë studimet e larta, faktin se të pandehurit pranuan fajësinë dhe gjatë gjykimit treguan pendim të thellë”, theksohet më tej në vendim.

Ndërkohë, në përfundim të gjykimit të kësaj çështje, Gjykata ka vendosur pezullimin e ekzekutimit të vendimit me burgim dhe vënia në provë e autorit të veprës penale përfshihet në kategorinë e alternativave të dënimit me burgim dhe synon të zgjerojë mundësitë e edukimit dhe rehabilitimit në shoqëri të personit që ka kryer veprën penale në forma të ndryshme nga ajo e kufizimit të lirisë së tij personale. Në rastin konkret, Gjykata ka çmuar se riedukimi i të pandehurve mund të realizohet pa qënë e nevojshme që ato të izolohen nga shoqëria. Dy të rinjtë, janë dënuar me Shërbim Prove. /MCN

Pas

Lëkundje të forta tërmeti në Detin Egje, ja sa ishte magnituda

Para

Mbi 5 mije raste aktive me virus, Manastirliu ka një thirrje të fortë për qytetarët shqiptarë 

Para
Mbi 5 mije raste aktive me virus, Manastirliu ka një thirrje të fortë për qytetarët shqiptarë 

Mbi 5 mije raste aktive me virus, Manastirliu ka një thirrje të fortë për qytetarët shqiptarë 

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Të dhënat e Eurostat: Shqipëria, mes vendeve me rritje të vazhdueshme të qirave

Të dhënat e Eurostat: Shqipëria, mes vendeve me rritje të vazhdueshme të qirave

nga Fast News
10:00 | 16/01/2026
0

Njoftimi i DPSHTRR: Pagesa e taksës së mjeteve 100% online përmes platformës e-Albania!

Njoftimi i DPSHTRR: Pagesa e taksës së mjeteve 100% online përmes platformës e-Albania!

nga Fast News
09:30 | 16/01/2026
0

Toyota mbetet lider botëror për të gjashtin vit radhazi

Toyota mbetet lider botëror për të gjashtin vit radhazi

nga Fast News
09:00 | 16/01/2026
0

Një orë vrap shton 7 orë jetë, e thotë shkenca

Një orë vrap shton 7 orë jetë, e thotë shkenca

nga Fast News
08:00 | 16/01/2026
0

Recent News

Të dhënat e Eurostat: Shqipëria, mes vendeve me rritje të vazhdueshme të qirave

Të dhënat e Eurostat: Shqipëria, mes vendeve me rritje të vazhdueshme të qirave

10:00 | 16/01/2026
Njoftimi i DPSHTRR: Pagesa e taksës së mjeteve 100% online përmes platformës e-Albania!

Njoftimi i DPSHTRR: Pagesa e taksës së mjeteve 100% online përmes platformës e-Albania!

09:30 | 16/01/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar