• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

“Të jemi pranë njëri-tjetrit” Albin Kurti flet pas përplasjes me Ramën: Vetëm kur të lidhemi fort, do hapemi pa u rrezikuar

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Të gjitha
0
“Të jemi pranë njëri-tjetrit” Albin Kurti flet pas përplasjes me Ramën: Vetëm kur të lidhemi fort, do hapemi pa u rrezikuar
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka thënë një mesazh në lidhje me inciativën “Open Balkan” dhe debatet e fundit për këtë temë.

Ai përcolli idenë për të qendruar pranë njëri-tjetrit, me projekte të përbashkëta.





Nga Shkupi, numri një i qeverisë së Kosovës u shpreh se vetëm kur te jemi të lidhur fort me njëri-tjetrin, do të mund të hapemi me fqinjët pa u rrezikuar.

“Mesazhi që dua të jap sot është ai i të qenit pranë njëri-tjetrit, me projekte të përbashkëta, me koordinim dhe me punë. Vetëm kur të lidhemi fort me njëri-tjetrin, do të mund të hapemi me fqinjët pa u rrezikuar”, u shpreh Kurti.

Më tej në fjalën e tij, ai vazhdoi duke thënë: “Kahja jonë si shqiptarë është perëndimi, aleatët tanë janë ShBA dhe BE, aspirata jonë legjitime është barazia me popujt e tjerë të Ballkanit dhe bashkimi paqësor e demokratik kombëtar, e detyra jonë më emergjente është që të luftojmë korrupsionin dhe t’i hapim rrugën zhvillimit ekonomik. Rajoni fiton siguri dhe stabilitet afatgjatë vetëm nga dënimi dhe izolimi i kriminelëve, dhe askush nga politikanët shqiptarë nuk duhet të bashkëpunojë me krimin”

Kurti theksoi se kohë të mira po vijnë për shqiptarët por edhe për fqinjët tanë, sepse partnerët tanë të mëdhenj janë më të vendosur se kurrë për të na ndihmuar në luftën tonë për drejtësi e demokraci, por edhe kundër ndikimeve negative ruso-kineze në qytetet e në shtetet tona, por edhe në rajon.

“Jam i sigurt se shqiptarët, në të gjitha shtetet ballkanike ku jetojmë e veprojmë, nuk do ta humbim këtë moment të rëndësishëm historik”, tha Kurti.

Deklaratat u bene në aktivitetin e “100 vjetorit – Hasan Prishtina Kryeministër i Shqipërisë”, në Shkup organizuar nga Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve.

MESAZHI I PLOTE:

Miq të dashur, shkupjanë, shqiptarë nga të gjitha anët e Republikës së Maqedonisë së Veriut,

Të nderuar përfaqësues të Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në Shkup,

Ju falënderoj për ftesën që më keni bërë, si organizatorë të tribunës me temën “Kauzat shqiptare para dhe pas Hasan Prishtinës”.

Në të njëjtën kohë ju kërkoj falje që nuk munda të marr pjesë sot fizikisht në këtë aktivitet që mbahet me rastin e Vitit të Hasan Prishtinës, në nderim të 100 vjetorit, prej kur kjo figurë markante e historisë sonë, ishte kryeministër i Shqipërisë. Nuk munda të vij për shkak të angazhimeve të shumta e diskutimeve të rëndësishme të Kuvendit të Kosovës, por me zemër do të doja të isha pranë jush. Pas pak ditësh do të jem sigurisht aty, si pjesëmarrës në ceremoninë e përurimit të Bulevardit “Hasan Prishtina” në Shkup.

Po të isha aty, sigurisht do të kishim diskutuar gjatë mbi kontributin e Shkupit e të shqiptarëve të Maqedonisë në çështjen kombëtare. Nga gratë tona nder i Kombit, Sevasti e Parashqevi Qiriazi dhe Gonxhe Bojaxhiu, Nëna Terezë, nga kryengritjet e hershme të Dervish Carës qysh në 1844, e deri te çlirimi i Shkupit nga Hasan Prishtina, Bajram Daklani, Bajram Curri, Isa Boletini, Mehmet Deralla, Idriz Seferi etj. Do të flisnim edhe për zhvillimet e thellimet e mendimit strategjik shqiptar, nga Ukshin Hoti e deri te Arbën Xhaferri. Por këto të gjitha do t’i diskutojmë në raste të tjera.

Mesazhi që dua të jap sot është ai i të qenit pranë njëri-tjetrit, me projekte të përbashkëta, me koordinim dhe me punë. Vetëm kur të lidhemi fort me njëri-tjetrin, do të mund të hapemi me fqinjët pa u rrezikuar.

Kahja jonë si shqiptarë është perëndimi, aleatët tanë janë ShBA dhe BE, aspirata jonë legjitime është barazia me popujt e tjerë të Ballkanit dhe bashkimi paqësor e demokratik kombëtar, e detyra jonë më emergjente është që të luftojmë korrupsionin dhe t’i hapim rrugën zhvillimit ekonomik. Rajoni fiton siguri dhe stabilitet afatgjatë vetëm nga dënimi dhe izolimi i kriminelëve, dhe askush nga politikanët shqiptarë nuk duhet të bashkëpunojë me krimin. Kohë të mira po vijnë për shqiptarët por edhe për fqinjët tanë, sepse partnerët tanë të mëdhenj janë më të vendosur se kurrë për të na ndihmuar në luftën tonë për drejtësi e demokraci, por edhe kundër ndikimeve negative ruso-kineze në qytetet e në shtetet tona, por edhe në rajon. Jam i sigurt se shqiptarët, në të gjitha shtetet ballkanike ku jetojmë e veprojmë, nuk do ta humbim këtë moment të rëndësishëm historik.

Pas

Debat mes shkencëtarëve/ Dhe Pfizer me tre doza, SHBA pritet ta miratojë për këtë kategori

Para

Panspermia: Teoria yjore për Origjinën e Jetës

Para
Panspermia: Teoria yjore për Origjinën e Jetës

Panspermia: Teoria yjore për Origjinën e Jetës

Të Gjitha

Konfliktet dhe krizat e huaja, si është goditur dhe ka mbijetuar ekonomia shqiptare

Rritja e ekonomisë “ushqehet” nga pagat e administratës, prodhimi në rënie

nga Fast News
16:03 | 28/06/2025
0

Stop duhanit! Shteti që do të vendosë gjoba deri në 600 mijë euro

Stop duhanit! Shteti që do të vendosë gjoba deri në 600 mijë euro

nga Fast News
15:35 | 28/06/2025
0

Gruaja që “ha miliarderët”, kush ishte personazhi më i rrezikshëm në dasmën e Jeff Bezos?

Gruaja që “ha miliarderët”, kush ishte personazhi më i rrezikshëm në dasmën e Jeff Bezos?

nga Fast News
15:31 | 28/06/2025
0

Kush është Lauren Sanchez, bashkëshortja e ardhshme e njeriut më të pasur të botës

Kush është Lauren Sanchez, bashkëshortja e ardhshme e njeriut më të pasur të botës

nga Fast News
10:00 | 27/06/2025
0

Recent News

Konfliktet dhe krizat e huaja, si është goditur dhe ka mbijetuar ekonomia shqiptare

Rritja e ekonomisë “ushqehet” nga pagat e administratës, prodhimi në rënie

16:03 | 28/06/2025
Stop duhanit! Shteti që do të vendosë gjoba deri në 600 mijë euro

Stop duhanit! Shteti që do të vendosë gjoba deri në 600 mijë euro

15:35 | 28/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar