Një sherr për pronën mes kushërinjëve ka degjeneruar në përdorimin e armëve mëngjesin e sot në Kubin.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, rreth orës 06:15 të mëngjesit kanë marrë njoftim për një konflikt mes kushërinjve, në fshatin Malbardhë, Kurbin.
Menjëherë, shërbimet e Policisë kanë shkuar në adresën e dhënë, ku kanë konstatuar se shtetasi me inicialet H. L. po kanoste me armë zjarri kushëririn e tij, shtetasin I. L. Falë ndërhyrjes së shpejtë dhe profesionale, shërbimet e Policisë kanë arritur ta neutralizojnë dhe të vënë në pranga shtetasin H. L., duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit dhe ngjarjen e mundshme kriminale.
Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin u arrestua në flagrancë shtetasi H. L., 64 vjeç, banues në Malbardhë, Kurbin. Më parë, janë arrestuar dhe dy djemtë e shtetasit H. L., pasi kanë kundërshtuar me dhunë dhe kanë kanosur në pistoletë imituese punonjësit e Policisë.
U sekuestrua në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit automatik, 2 krehra dhe municion luftarak. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe “Kanosja”.