Moderatorja e njohur dhe shumë e dashur për të gjithë shqiptarët Luana Vjollca, duket se do t’i japë fund qëndrimit të saj në Top Channal.
Një lajm të tillë e ka bërë të ditur media Express, në të cilën thuhet se Luana nuk do të vazhdojë më të qëndrojë aty.
Prezantuesja e një ndër programeve më të ndjekura në vend ‘Shiko kush luan’, ndiqet nga shumë persona në rrjete sociale, ndërkohë që të paktën prej 15 vitesh është pjesë e Top Channel.
Express ka shkruar se burime të afërta të prezantueses e kanë konfirmuar këtë lajm. Të gjithë janë mësuar që ta shikojnë prezantuesen në formatin e programit që ajo ka në Top Channel, por cfarë ka ndodhur me prezantuesen e cila kërkon të largohet?!
Këtë asnjë nuk e di, mbetet t’ia lemë kohës që të na e zbulojë.