Ish-ministri i Bujqësisë Edmond Panariti ka reaguar pas padisë që bëri sot në SPAK deputeti Myslym Murrizi, për aktivitetin që ai ka bërë në kohën kur ishte pjesë e qeverisë.
Panariti pretendon se nuk ka patur asnjëherë një tender që është bërë nga Ministria e Bujqësisë për kanalin vaditës në Divjakë, ndërkohë që nuk ka dhënë një përgjigje për pjesën e dytë të akuzave të Murrizi, atë për blerjen e lopëve nga Danimarka.
Sipas Murrizit, një lopë u ble me thuajse 3 milionë lekë të vjetra, një çmim shumë më i lartë sesa tregu në Shqipëri. Për këtë pjesë të padisë, Panariti nuk ka preferuar që të komentojë, ndërsa i kujton Murrizit se ka gabuar shënjestrën e opozitarizmit.
“Është kompletuar dosja e 2013, 2017 për tenderat mbi 6 milion euro për në Divjake dhe 4.5 milionë euro për lopët e ardhura nga Danimarka. Kam ngritur padi për tenderin e unifromave të policisë pasi shqiptarët presin që këto para të hetohen.
Në kallëzimin tim kam renditur 4 argumenta, sa lopë kanë ardhur nga Danimarka dhe tenderi i radhitur me pika që nga sahati i ujit të qytetarëve të Divjakës deri te marrja e ujit në lumin Shkumbin. Nuk mund të tallen me 11 milionë euro taksa të qytetrave dhe prandaj kam bërë deopozitimin e kallëzimit penal.
Pres që SPAK të ushtrojë detyrën e saj funksionale sepse abuzuesit e parave publike duhet të hetohen”– u shpreh Murrizi.
REAGIMI I PLOTE:
Korrigjo shënjestrën e opozitarizmit Z. Murrizi!
U njoha me padinë më unike në botë ndaj Ministrisë së Bujqësisë të kryer nga opozitari i opozitës Murrizi .
Padi për diçka që nuk ka ndodhur kurrë !
Pra një padi për diçka që nuk ekziston!
Sepse nuk ka patur, dhe nuk ka tender të organizuar nga Ministria e Bujqësisë për sistem të vaditjes me pika me ujë të lumit Shkumbin për Bashkinë e Divjakës, siç deklaron prej kohësh paditësi opozitar i opozitës!
Nuk ka!
Kjo është lehtësisht e verifikueshme
Pra është qesharake të paditësh pa objekt padije.
I vetmi investim madhor i realizuar në Sistemin Kombetar të Vaditjes , ka qenë ai i Bankës Botërore, i kryer për infrastrukturën e digave dhe të kanaleve të para dhe të dyta të vaditjes.
Një ndër ndërhyrjet më të suksesëshme në sistem.
Dorëzuar me çelsa në dorë me funksione të plota vaditjeje, Bashkive përfituese që prej afër 5 vitesh .
Prandaj korrigjo shënjestrën e opozitarizmit tënd zoti Murrizi!
Kaq.