• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Bota

“Nuk do lejojmë që asnjë terrorist të na kërcënojë”/ NATO thirrje të fortë talibanëve

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Bota
0
“Nuk do lejojmë që asnjë terrorist të na kërcënojë”/ NATO thirrje të fortë talibanëve
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Aleanca Veri-atlantike (NATO) i ka bërë thirrje talibanëve që të lehtësojnë evakuimin “e sigurt dhe të rregullt” të të huajve dhe afganëve që kanë leje për t’u larguar nga Afganistani, pas raportimeve se disa njerëz po kanë vështirësi që të arrijnë në aeroportin e Kabulit.

“U bëjmë thirrje atyre që kanë autoritet në Afganistan që të respektojnë dhe lehtësojnë largimin e tyre të sigurt dhe të rregullt, përfshirë edhe përmes Aeroportit Hamid Karzai në Kabul”, thanë 30 anëtarët e NATO-s përmes një deklarate të përbashkët më 20 gusht, pasi mbajtën një mbledhje urgjente.

“Përderisa operacionet e evakuimit po vazhdojnë, ne do të ruajmë koordinimin tonë të ngushtë përmes mjeteve ushtarake të aleatëve” në aeroport, thuhet në deklaratë.

Takimi virutal i minsitrave të jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s. 20 gusht 2021.
Takimi virutal i minsitrave të jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s. 20 gusht 2021.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg u tha ministrave të jashtëm, që morën pjesë në takim, se “sfida kryesore” për aleancën është që të sigurohen që njerëzit të arrijnë deri në aeroport, pasi ka raportime se militantët po përndjekin afganët që kanë punuar për NATO-n.

NATO-ja ka prezencë civile prej rreth 800 personash në Afganistan, ku përfshihen edhe shumë afganë, por nuk ka personel ushtarak në terren.

Megjithatë, mijëra ushtarë të Shteteve të Bashkuara dhe të aleatëve po vazhdojnë që ta mbrojnë aeroportin në Kabul dhe po koordinojnë evakuimet, që po pengohen nga shumë faktorë, që prej postblloqeve të ngritura nga talibanët e deri te problemet me dokumentacion.

NATO mbajti një takim virtual për të diskutuar përpjekjet për evakuim dhe për të diskutuar për marrëdhëniet në të ardhmen me talibanëve, teksa janë rritur raportimet se militantët po kryejnë vrasje në zonat që po kontrollojnë. Këto raportime kanë rritur shqetësimet se talibanët do të rikthejnë rregullat shtypëse që ishin në fuqi në kohën kur ky grup sundoi Afganistanin nga viti 1996 deri më 2001.

Në deklaratën e përbashkët të ministrave të jashtëm të anëtarëve të NATO-s u tha po ashtu se “ne jemi të bashkuar në shqetësimin tonë lidhur me ngjarjet e rënda në Afganistan dhe bëjmë thirrje që t’i jepet fund menjëherë dhunës. Ne po ashtu shprehim shqetësimin tonë të thellë lidhur me raportimet për shkeljet serioze të të drejtave të njeriut në mbarë Afganistanin”.

Pas takimit, Stoltenberg tha se “talibanët duhet të respektojnë të drejtat themelore të të gjithë qytetarëve afganë”.

Duke folur për shqetësimet se Afganistani mund të bëhet sërish strehë për ekstremistët, nën sundimin e talibanëve, Stoltenberg tha se aleanca “nuk do të lejojë terroristët të na kërcënojnë edhe njëherë ne nga Afganistani”.

Bota solidarizohet me afganët pas kthimit të talibanëve
Fotogaleri

Bota solidarizohet me afganët pas kthimit të talibanëve

Mposhtja e grupit terrorist Al-Kaida, që orkestroi sulmet terroriste të 11 shtatorit në SHBA dhe strehimi i terroristëve nga talibanët në Afganistan, ishte arsyeja kryesore e pushtimit të Afganistanit nga SHBA-ja më 2001, që rrëzoi nga pushteti talibanët.

Militantët talibanë kanë tentuar që të sigurojnë afganët dhe komunitetin ndërkombëtar, që prej se morën nën kontroll Kabulin më 15 gusht, se ata duan paqe dhe një qeveri gjithëpërfshirëse – brenda suazave të parimeve të Islamit. Po ashtu, ata janë zotuar se nuk do të hakmerren ndaj atyre që kanë punuar me forcat e huaja apo me qeverinë e kaluar.

Por, mijëra afganë, nga frika e talibanëve, po dynden drejt aeroportit në Kabul dhe po tentojnë që të ikin nga Afganistani përmes rrugëve tokësore.

“Jam bllokuar në Kabul”

Në një raport të publikuar nga Kombet e Bashkuara më 19 gusht u tha se personat që kanë punuar me forcat e SHBA-së, të NATO-s, por edhe me ish-qeverinë afgane, rrezikojnë të përballen me torturë dhe vrasje.

Ndërkaq, grupi për të drejtat e njeriut, Amnesty International ka thënë se talibanët kanë vrarë nëntë burra të komunitetit etnik Hazara pasi militantët muajin e kaluar morën nën kontroll provincën Ghazni, duke rritur shqetësimet se ky grup militant sunit, do të shënjestrojë minoritetet etnike dhe fetare në Afganistan.

Zyrtarët kanë thënë gjatë kësaj jave se rreth 10.000 qytetarë amerikanë janë ende në Kabul dhe presidenti amerikan, Joe Biden ka thënë se forcat amerikane do të qëndrojë në Kabul, edhe pas 31 gushtit – që është afati i fundit për tërheqjen e trupave – nëse është e nevojshme, derisa të evakuohen të gjithë amerikanët.

Ushtria amerikane ka evakuuar rreth 9.000 persona, ndërkaq NATO ka thënë se në përgjithësi mbi 18.000 persona janë larguar nga Kabuli. Mbi 6.000 persona, që janë ish-përkthyes për forcat e huaja, po presin që të evakuohen./rel

Pas

Aksident i rëndë në Fier-Levan/ Nënë e bijë përfundojnë në spital, plagoset dhe një grua

Para

Mbollën kanabis në serë/ Në pranga babë e bir, u gjenden edhe dy automatikë në banesë

Para
Mbollën kanabis në serë/ Në pranga babë e bir, u gjenden edhe dy automatikë në banesë

Mbollën kanabis në serë/ Në pranga babë e bir, u gjenden edhe dy automatikë në banesë

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Zbulim historik? Një planet i ngjashëm me Tokën mund të jetë i banueshëm

Zbulim historik? Një planet i ngjashëm me Tokën mund të jetë i banueshëm

nga Fast News
11:14 | 20/09/2025
0

Rritja e paqëndrueshme e eksporteve, vrulli ndalet në gusht

Rritja e paqëndrueshme e eksporteve, vrulli ndalet në gusht

nga Fast News
11:05 | 20/09/2025
0

“Burri misterioz” që menaxhoi pasurinë e Giorgio Armanit

“Burri misterioz” që menaxhoi pasurinë e Giorgio Armanit

nga Fast News
10:55 | 20/09/2025
0

Edhe tregu i pijeve freskuese po “i dorëzohet” importit

Edhe tregu i pijeve freskuese po “i dorëzohet” importit

nga Fast News
10:34 | 20/09/2025
0

Recent News

Zbulim historik? Një planet i ngjashëm me Tokën mund të jetë i banueshëm

Zbulim historik? Një planet i ngjashëm me Tokën mund të jetë i banueshëm

11:14 | 20/09/2025
Rritja e paqëndrueshme e eksporteve, vrulli ndalet në gusht

Rritja e paqëndrueshme e eksporteve, vrulli ndalet në gusht

11:05 | 20/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar