Janë zbardhur detaje të reja, për autorin e ngjarjes së rëndë në Kosovë, ku Dardan Krivaqa vrau 18-vjeçaren Marigona Osmani dhe la trupin e pajetë në derën e spitalit.
Dardani nuk është një person i panjohur në policinë.
Sipas mediave në Kosovë ai ka 122 precedentë të mëparshëm penalë.
Veprat për të cilat dyshohet Krivaqa janë si vijon: 11 raste për grabitje, 93 raste të vjedhjes dhe vjedhjes së rëndë, 1 rast dhunimi, 12 raste pranimi të gjërave të vjedhura, si dhe pesë lëndime trupore.
Ndërkohë që për shumë nxënës të shkollës “Gjon Serreçi” në Ferizaj, fytyra e Dardanit ishte e njohur.
Një nga ish nxënësit e kësaj shkolle, G.B. ka treguar për mediat kosovare se kur ishte në klasë të gjashtë, Dardani, e kishte ndaluar për t’i vjedhur të gjitha gjërat që i kishte. “Kemi qenë me një shok prapa gjimnazit në Ferizaj, kur Dardani na ka dal me thikë dhe shokut ia ka marr telefonin Nokia Gold”.