Kreu i bashkisë Pukë Gjon Gjonaj ka folur për situatën e zjarrit në Malin e Tërbunit.
Në një prononcim për Report tv, ai tha se situata është shqetësuese dhe se ndonëse flakët po “luftohen” prej disa ditësh nuk është bërë e mundur vënia e tyre nën kontroll.
“Një situatë shumë shqetësuese. Po na ikën një resurs shumë i madh i zhvillimeve turistike. Luftë prej ditësh ballë përballë me flakët. Është bërë e pamundur tejkalimi i kësaj situate ndaj kërkohet mbështetje”, tha ai.
Duke folur më tej, ai kërkoi që të ndryshohet ligji për mirëmbajtjen e pyjeve, duke vendosur rregulla më drastike për pesonat që nuk i zbatojnë si dhe duke i dhënë më shumë kompetenca bashkisë.
“Takimi i parë që do të bëhet në parlamentin shqiptar rregulla drastike për të gjithë ata që nuk zbatojnë mirëmbajtjen e pyjeve. Rikuperimi i tyre bëhet për 10 ose 15 dhe kjo duhet të bëhet me ligje të forta strikte. Sot nuk menaxhohet nga bashkia por nga ministria. Si mund ta bëjë ministria kur nuk është këtu. Besoj se do nxjerrin ligje që të na vënë para përgjegjësisë ne si bashki sepse nuk bëhet kështu me pyllin që do vite për të ardhur në këtë pozicion. Një vend turistik më shkrumbohet para syve dhe smund ta shpëtoj. Pavarësisht ndihmave nga emergjencat civile…duhet ta bashkëshoqërojme me ligje të forta strikte” ka theksuar ai.