• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Kryebashkiaku i Elbasanit më ‘merakli’ se kurrë: Tendera çdo 3 muaj pa garë për pastrimin e qytetit

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Të gjitha
0
Kryebashkiaku i Elbasanit më ‘merakli’ se kurrë: Tendera çdo 3 muaj pa garë për pastrimin e qytetit
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Gledian Llatja në rolin e pastërtorit. Duket si një “nuse e re”, e cila pastron dhe merr pluhurat çdo ditë. Por, në realitet, ai ka kthyer në jetë një skemë të mirëfilltë kriminale. Nga ato që rëndojnë së tepërmi arkat e buxhetit të bashkisë.

BoldNews.al ka siguruar disa dokumente të tenderëve te kësaj bashkie, e cila bën çdo 3 muaj procedura për pastrimin e qytetit. Nuk janë tendera të hapur, po me negocim. Paratë jepen direkt te firma “Victoria Invest”. Nëse bashkitë e tjera bëjnë formalisht procedura tenderimi 1 apo 2-vjeçare, Llatja i bën çdo 3 muaj. I dërgon në llogari kësaj firme nga 200 mijë euro nëpërmjet Thesarit të Shtetit. Një procedurë tepër e dyshimtë, duke qenë se pastrimi është gangrenë në gjithë vendin. “Mafia” ka futur hundët thellë në këtë biznes, teksa individë të dyshimtë kontrollojnë këtë biznes të pisët, por fitimprurës.

Faksimile: Njoftimi i fituesit pwr kompaninw Victoria Invest, shpallur nga Bashkia e Elbasanit në fund të muajit gusht 2021

Sipas dokumenteve që disponon BoldNews.al, Bashkia e Elbasanit ka finalizuar për të disatën herë procedurën e pastrimit të qytetit. Lekët janë xhiruar në një procedurë tepër të dyshimtë. Dokumenti i mësipërm është i fundit i një serie të gjatë pagesash për kompaninë “Victoria Invest”. Sipas dokumentit, Bashkia e Elbasanit kishte hapur procedurën “kryerja e shërbimit të pastrimit për qytetin e Elbasanit”. Fondi për këtë tender ka qenë rreth 200 mijë euro me TVSH. Fitues, pa garë është “Victoria Invest”. Po, po kjo firmë ka futur në arkat e saj disa muaj më parë shumën prej 21.194.182 lekë dhe shumën 19.024.476. Të gjitha shumat me negocim, pa tender të hapur.

Por, le të analizojmë procedurën e fundit, atë të fund gushtit. Bashkia ka hapur tenderin për pastrimin e qytetit. Sipas hulumtimeve të BoldNews.al në Agjencinë e Prokurimit Publik, është vetëm njoftimi i fituesit. Ka marrë pjesë vetëm “Victoria Invest”, me ofertë 20.653.916 lekë, ose sa 99% e fondit të akorduar. Dokumenti ka edhe disa emra zyrtarësh të Bashkisë së Elbasanit, ku është hartuar nga specialisti E.Sancco, e ka pranuar përgjegjësi O.Kokunja dhe është firmosur nga drejtori A.Muhametaj.

Ndërkohë, në fund nuk është firma e kryetarit të Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, por ai ka autorizuar nënkryetarin Irland Sinën. Ndoshta Llatja i druhet një hetimi të mundshëm nga prokuroria apo nga SPAK dhe ka urdhëruar vartësit që të veprojnë.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Faksimile: Disa muaj më parë, Bashkia e Elbasanit bëri të njëjtën procedurë, me të njëjtën shumë dhe të njëjtën firmë fituese

Disa muaj më parë, Bashkia e Elbasanit ka bërë të njëjtën procedurë tenderimi “pastrimi i qytetit”. Sipas vëzhgimit të BoldNews.al, shuma e akorduar është e njëjtë, rreth 200 mijë euro. Gjithashtu edhe fituesi, “Victoria Invest”, e cila ka ofruar rreth 99 % të fondit të akorduar.

Sipas burimeve nga Bashkia e Elbasanit, prej disa kohësh ka filluar një “luftë” mes disa firmash për pastrimin e qytetit, me ankimime në APP dhe KPK, apo edhe me denoncime në prokurori. Mësohet se landfilli i Elbasanit ka luajtur një rol thelbësor në këto procedura, pasi është drejtpërdrejt i përfshirë./ boldnews.al

Pas

“Nuk ka hiç nevojë për negociata ala Kim” Ylli Manjani ka një propozim për demokratët

Para

Plas dhe në Fushë-Krujë/ Dasmorët ‘tërbohen’ në mes të rrugës, hapin dyert e makinave dhe kërcejnë

Para
Plas dhe në Fushë-Krujë/ Dasmorët ‘tërbohen’ në mes të rrugës, hapin dyert e makinave dhe kërcejnë

Plas dhe në Fushë-Krujë/ Dasmorët ‘tërbohen’ në mes të rrugës, hapin dyert e makinave dhe kërcejnë

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Të dhënat e Eurostat: Shqipëria, mes vendeve me rritje të vazhdueshme të qirave

Të dhënat e Eurostat: Shqipëria, mes vendeve me rritje të vazhdueshme të qirave

nga Fast News
10:00 | 16/01/2026
0

Njoftimi i DPSHTRR: Pagesa e taksës së mjeteve 100% online përmes platformës e-Albania!

Njoftimi i DPSHTRR: Pagesa e taksës së mjeteve 100% online përmes platformës e-Albania!

nga Fast News
09:30 | 16/01/2026
0

Toyota mbetet lider botëror për të gjashtin vit radhazi

Toyota mbetet lider botëror për të gjashtin vit radhazi

nga Fast News
09:00 | 16/01/2026
0

Një orë vrap shton 7 orë jetë, e thotë shkenca

Një orë vrap shton 7 orë jetë, e thotë shkenca

nga Fast News
08:00 | 16/01/2026
0

Recent News

Të dhënat e Eurostat: Shqipëria, mes vendeve me rritje të vazhdueshme të qirave

Të dhënat e Eurostat: Shqipëria, mes vendeve me rritje të vazhdueshme të qirave

10:00 | 16/01/2026
Njoftimi i DPSHTRR: Pagesa e taksës së mjeteve 100% online përmes platformës e-Albania!

Njoftimi i DPSHTRR: Pagesa e taksës së mjeteve 100% online përmes platformës e-Albania!

09:30 | 16/01/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar