• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Bota

“Jemi në luftë” Vijon beteja me shifrat e larta, shtetet marrin masa ndaj variantit Delta

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Bota
0
“Jemi në luftë” Vijon beteja me shifrat e larta, shtetet marrin masa ndaj variantit Delta
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Autoritetet në shtetin Nju Sauth Uejls të Australisë deklaruan papritur të shtunën masa izolimi për shtatë ditë duke filluar të njëjtën ditë në darkë. Shkollat do të mbyllen për të paktën një javë.

“Jemi faktikisht në luftë. Varianti delta është skëterrë,” tha kryeministrja e këtij shteti.

E shtuna ishte dita më e rëndë e pandemisë në këtë shtet me 466 raste të reja dhe katër të vdekur.

Ndërkaq Rusia njoftoi të premten për një rekord të ri viktimash, pasi brenda 24 orësh humbën jetën 815 pacientë me COVID.

 

 

Zyrtarët po ashtu njoftuan për 22,277 raste të reja të premten, një shifër që reflekton rënie të infektimeve të përditshme krahasuar me ditët më të rënda në korrik.

Kanadaja ndërkaq ka njoftuar se po u kërkon të gjithë udhëtarëve që lëvizin brenda vendit nga një provincë në tjetrën me tren, anije apo avion të tregojnë dëshmi vaksinimi. Po ashtu, të gjithë punonjësve të sektorit federal do t’u kërkohet të vaksinohen.

Kanadaja po zhvillon një pasaportë dixhitale për të vaksinuarit, e cila mund të përdoret për udhëtime ndërkombëtare.

Në Shtetet e Bashkuara, një komision këshillimor për Qendrën për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve votoi të premten njëzëri pro rekomandimit për një dozë të tretë vaksine për personat me sistem të kompromentuar imunitar.

Deklarata e komisionit pason vendimin e Agjencisë për Ushqimet e Ilaçet të enjten për të autorizuar një dozë të tretë me vaksinën Pfizer ose Moderna për 2.7 milionë amerikanë me probleme të sistemit imunitar. VOA

Pas

E gjitha për një kafe/ Ndodh në Athinë, shqiptari ndjek “këmba-këmbës” shpërndarësin e porosisë online

Para

Tërmet shkatërrimtar, raportohet për 29 viktima  

Para
Toka nuk gjen qetësi/ Lëkundje tërmeti shumë afër Shqipërisë

Tërmet shkatërrimtar, raportohet për 29 viktima  

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Connect Albania Forum

Connect Albania Forum

nga Fast News
16:45 | 14/11/2025
0

Eksperti i opozitës analizon buxhetin e Tiranës: Me “shumë koka”, paguan më shumë për stafet sesa për investimet

Eksperti i opozitës analizon buxhetin e Tiranës: Me “shumë koka”, paguan më shumë për stafet sesa për investimet

nga Fast News
12:34 | 14/11/2025
0

Arrestohet fallxhorja, kishte fituar 40 milionë euro, i mashtronte klientet se do gjenin burrë të pasur

Arrestohet fallxhorja, kishte fituar 40 milionë euro, i mashtronte klientet se do gjenin burrë të pasur

nga Fast News
10:30 | 14/11/2025
0

Bashkëpunimi Shqipëri-Itali, ja 10 marrëveshjet që u nënshkruan në Romë

Bashkëpunimi Shqipëri-Itali, ja 10 marrëveshjet që u nënshkruan në Romë

nga Fast News
10:00 | 14/11/2025
0

Recent News

Connect Albania Forum

Connect Albania Forum

16:45 | 14/11/2025
Eksperti i opozitës analizon buxhetin e Tiranës: Me “shumë koka”, paguan më shumë për stafet sesa për investimet

Eksperti i opozitës analizon buxhetin e Tiranës: Me “shumë koka”, paguan më shumë për stafet sesa për investimet

12:34 | 14/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar