#1
Kur bëjnë komente për trupin dhe peshën time. Kam takuar rastësisht dikë që nuk e kam parë në tre vjet, dhe gjëja e parë që doli nga goja e tij ishte: Ua sa qenke shëndoshur. Ke lindur fëmijë apo thjesht po ha më shumë?
#2
Kur jam në takim me një djalë dhe ai më thotë gjëra që mund t’i dijë vetëm nëse ka kontrolluar profilet e familjes, të afërmve dhe miqve të mi në rrjete sociale.
#3
Këmbëngulja e frikshme që kanë ndonjëherë. Thjesht më shton dëshirën që të mos dal akoma dhe më shumë.
#4
Më acarojnë djemtë kur prekin fundshpinën time në një koncert apo bar sepse “është shumë ngushtë”. Çuditërisht, nuk kam parë që djemtë ta bëjnë këtë gjë me djem të tjerë.
#5
Kur më komplimentojnë duke ofenduar gratë e tjera: Ti je e bukur dhe e ëmbël, jo si ato k*rvat. – Thjesht e neveritshme.
#6
Kur flas me dikë online dhe më përmend masazhe, fërkime etj kur ne sa kemi filluar të flasim dhe as nuk jemi takuar.
#7
Kur më flasin djem për njohje dhe pse unë kam qindra foto me të fejuarin në profil.
#8
Më bezdisin djemtë që shajnë çdo grua që del në televizion ose që merret me politikë. Apo kur unë nuk kam të njëjtat bindje politike me to. Seriozisht?
#9
Kur më thonë: “Ti më kujton [X grua]”. Prej atij momenti, e humbas interesin.
#10
Kur ai është në të 40-at dhe ndjek vazhdimisht 18-20 vjeçare në Instagram. Më duket e çuditshme dhe kriminale, edhe pse është e ligjshme.
#11
Kur bëj aksidentalisht kontakt me sy me dikë dhe ata e shohin si një sinjal për më shumë.
#12
Burrat që ndjejnë nevojën për të komentuar kur bëj një veprim “mashkullor”, si pirja e një birre apo konsumi i duhanit. Thjesht e pakuptimtë.
#13
Kur shtrembërojnë fytyrën kur përmendim periodat apo menstruacionet. Tregon se janë tepër injorantë./anabel