Ish-presidenti i Afganistanit Hamid Karzai është kapur nga talebanët, të cilët e kanë vënë në arrest shtëpiak.
Ata i kanë hequr sigurinë dhe ish-kryeministrit Abdullah Abudllah, i cili është zyrtarisht kreu i Këshillit të Lartë për Pajtimin Kombëtar.
Sipas CNN të hënën talebanët konfiskuan armë dhe automjete nga rrethimi i Karzait.
Kjo është arsyeja se pse ish-presidenti u bashkua me ish-rivalin e tij në zgjedhjet presidenciale të vitit 2014.
Abdullah ishte optimist se talebanët do të formonin një qeveri gjithëpërfshirëse, por tanimë, besimi i tij ka rënë sipas një burimi.