• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

“E njohu në burg” Anila Hoxha nxjerr detajet tronditëse nga ekzekutimi i 25-vjeçarit në Vlorë

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Aktualitet
0
“E njohu në burg” Anila Hoxha nxjerr detajet tronditëse nga ekzekutimi i 25-vjeçarit në Vlorë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Gazetarja e njohur Anila Hoxha ka nxjerrë detaje të reja në lidhje me ekzekutimin e 25-vjeçarit Xhuljano Bullari, i cili u gjet i vrarë me një plumb në kokë dhe dy në gjoks brenda një makine në Babicë të Vlorës.

Me anë të një mesazhi të gjatë, Hoxha zbulon miqësinë e lindur në burg mes viktimës dhe autorit të krimit të rëndë, 39-vjeçarit Bledar Selmanaj.

Gazetarja shprehet se pas shoqërisë së lindur në burg, Bullari dhe Selmanaj, u ribashkuan sërish më 5 Korrik, datë kjo kur ky i fundit doli nga burgu.

Gazetarja thekson se konfliktet lindën pas një pagese me lekë fallco të një ngarkese prej 100 kg kanabis të bërë nga miqtë e Bullarit ndaj miqve të Selmanaj.

Anila Hoxha gjithashtu tregon se ditën e vrasjes viktima dhe autori kanë udhëtuar nga Tirana drejt Babicës në Vlorë së bashku.

REAGIMI I PLOTE:

Droga dhe burgu…

Neser, ne oren 11 perpara gjykates se Vlores del per tu njohur me akuzen e vrasjes me paramendim , vrasesi i Xhuljan Bullarit nje i ri qe dy vitet e fundit te jetes i kaloi midis burgut, endrres e planeve per tu larguar ne Gjermani dhe papunesise. Ishte 25 vjec  dhe mbremja e fundit e jetes se tij kalon shkurtimisht si nje film bardh e zi, treguar nga kamerat e sigurise tanime te sekuestruara si prova. I riu e mori vrasesin e tij si pasagjer  prane nje parkimi afer drejtorise se Policise Tirane, se bashku me te shfaqet teksa po udheton me mjetin Fiat Punto drejt vdekjes, me vdekjen ne makine edhe ne kamerat e  qytetit te Lushnjes , kapercen  rotondon e Vlores, hyn ne muzg  rreth ores 19.54 me drejtim Transballkaniken . Me pas 1 ore me vone  ai shfaqet kur kalon prane nje pike karburanti ne Qafe Babice, sa afer vdekjes qe eshte , por ai nuk e di . Ai po shkon drejt vendit te quajtur Lapidari, ku pasagjeri qe ai duhet ta kishte mik burgu  do ta qelloje me dy plumba me nje pistolete te llojit Tangofolio Giuseppe SRL Gardone Italy, e groposur me pas ne shtepine e tij.

I dyshuari si vrases i 25 vjecarit eshte Bledar Selmanaj, nje 39 vjecar qe u njoh dhe jetoi ne te njejten qeli me viktimen dhe madje dhe u miqesuan se bashku. Viktima  e kishte lene burgun me heret, ndersa vrasesi i tij u lirua ne daten 5 korrik 2021. Te dy se bashku u ritakuan jashte burgut  dhe sipas rrefimit te vrasesit ata hyne ne tregeti droge , nje ngarkese per te cilen i dyshuari si vrases nderhyri tek ca miq te tij per tua shitur ca miqve te viktimes. Por nese deshmia e tij eshte apo jo e vertete do te duhet shume pune dhe prova , vec qelizave dhe kamerave te sigurise, mes tyre edhe konfirmimi nese arma e varrosur ne lagjen 15 tetori  eshte e njejta nga u kryen qitjet vdekjeprurese.

Por Selmanaj qe dyshohet se mund ta kete kryer krimin edhe nen efektin e droges apo per te vjedhur , capitet ne deshmine e tij mes frazave qe shprehin dramat qe ndodhin me rinine tone. Ai thote se negocioi per shitjen e 100 kilogrameve hashash te presuar u shkembye ne Elbasan. Ai thote se miqte e viktimes i paguan miqte e tij me para false. Ai thote se i kerkoi 3 mije euro shokut te burgut. Ai thote se sherri i droges eshte vdekjeprures. Pastaj ai thote se nuk e vrau ai. Por nje telefon qe ai e la ne banese menjehere mbas arratisjes  referuar analizes se antenave  thone te kunderten, jane loguar ne te njejtat antena. Derisa te dalin pergjigjjet e laboratorit te kriminalistikes nese eshte apo jo ai vrasesi, mbetet i akuzuari kryesor dhe droga mbetet pista kryesore.

E njejta droge qe dergon po asnje dallim ne qeli , te shoqeruar e te ndaluar dhjetra te rinj e te mitur me statusin perdorues. Ne Tirane nje plage e re sociale vazhdon e hapur dhe padyshim nuk bejne dallim edhe qytetet e tjera. Jo vetem femije qe rrahin prinderit dhe kerkojne 5 mije leke te reja per nje cigare hashashi, por femije gjyqtaresh , prokuroresh, ish shefash policie , shefash, mjekesh e biznesmenesh kapen rastesisht me dozat e droges qe mbillet. Ceshtjet mos fillohen mbasi ata konsiderohen perdorues. Parcelat ne mal gjelberojne mes bindjen se ato tonelata dergohen drejt nje vendi tjeter qe nuk eshte Shqiperia.

rast pas rasti monitorimi i Qendres FOL tregoi se nga 1 nentori 2020 , vetem ne kryeqytet u shoqeruan mbasi u konstatuan me droge  640 te rinj dhe  adoleshente  apo te mitur.  Prej tyre 191 u arrestuan. A nuk duhet te shqetesohemi per rinine dhe te ardhmen tone?

Pas

Paralajmëron Rama/ Vaksinimi mund të bëhet i detyrueshëm për studentët dhe pedagogët

Para

“S’kam ndonjë djalë me emrin Gerian” U tha se i biri iu plagos me thikë, reagon Mustafa Nano

Para
“S’kam ndonjë djalë me emrin Gerian” U tha se i biri iu plagos me thikë, reagon Mustafa Nano

“S’kam ndonjë djalë me emrin Gerian” U tha se i biri iu plagos me thikë, reagon Mustafa Nano

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Një “ushtri” prej 100 mijë robotësh, i hapet rrugë projektit gjigant për të sfiduar Kinën

Një “ushtri” prej 100 mijë robotësh, i hapet rrugë projektit gjigant për të sfiduar Kinën

nga Fast News
11:52 | 20/09/2025
0

S&P rikonfirmon: Vlerësim “BB” për Shqipërinë dhe perspektivë “të qëndrueshme”

S&P rikonfirmon: Vlerësim “BB” për Shqipërinë dhe perspektivë “të qëndrueshme”

nga Fast News
11:48 | 20/09/2025
0

Zbulim historik? Një planet i ngjashëm me Tokën mund të jetë i banueshëm

Zbulim historik? Një planet i ngjashëm me Tokën mund të jetë i banueshëm

nga Fast News
11:14 | 20/09/2025
0

Rritja e paqëndrueshme e eksporteve, vrulli ndalet në gusht

Rritja e paqëndrueshme e eksporteve, vrulli ndalet në gusht

nga Fast News
11:05 | 20/09/2025
0

Recent News

Një “ushtri” prej 100 mijë robotësh, i hapet rrugë projektit gjigant për të sfiduar Kinën

Një “ushtri” prej 100 mijë robotësh, i hapet rrugë projektit gjigant për të sfiduar Kinën

11:52 | 20/09/2025
S&P rikonfirmon: Vlerësim “BB” për Shqipërinë dhe perspektivë “të qëndrueshme”

S&P rikonfirmon: Vlerësim “BB” për Shqipërinë dhe perspektivë “të qëndrueshme”

11:48 | 20/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar