• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

“Dëgjuam zhurmën e një droni” Tentativa e arratisjes së Çekajt dhe Pjetrit, Anila Hoxha tregon çfarë i tërhoqi vëmendjen të paraburgosurve

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Aktualitet
0
“Dëgjuam zhurmën e një droni” Tentativa e arratisjes së Çekajt dhe Pjetrit, Anila Hoxha tregon çfarë i tërhoqi vëmendjen të paraburgosurve
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Shkon në 6 numri i efektivëve të Policisë së Burgjeve që janë vënë nën hetim nga Prokuroria.

Ata dyshohen për akuzën e shpërdorimit të detyrës për planin e arratisjes së  Arbër Çekajt dhe Fatmir Pjetrit.

Sipas burimeve, disa të paraburgosur kanë deklaruar se një ditë para ngjarjes kanë dëgjuar zhurmën e një droni mbi burg.

Ky informacion është duke u verifikuar nga Prokuroria e Tiranës, e cila ende nuk ka një konkluzion, nëse këto deklarime qëndrojnë apo jo.

Gazetarja Anila Hoxha siguroi dosjen në të cilën Prokuroria e Tiranës hedh dyshime se policët që ishin në burgun 313 ditën e tentativës për arratisjes Fatmir Pjetrit dhe Arbër Çekajt kanë shpërdoruar detyrën.

Prokuroria e Tiranës tha se ka dyshime se  me veprimet dhe mosveprimet e tyre policët e burgut 313 G. Ramushi, S. Shahini, B. Muça, O. Myzyri, R./ Maloku dhe E. Prenga mund të kenë shpërdoruar detyrën.

Kjo vjen pasi nuk kanë ushtruar kontroll fizik tek Fatmir Pjetri i cili kishte me vete një çantë. Prokuroria e ka deklaruar këtë edhe para trupës gjykuese, duke theksuar se ka nisur hetimet edhe për ta

Kujtojmë se Gjykata vendosi masën “Arrest me burg” një ditë më parë për të tre, veç izolimit dhe burgut që kanë mbi kurriz, ndërsa Arbër Çekaj, Fatmir Pjetri dolën para trupës gjykuese  bashkë me bashkëpunëtorin e tyre Lulzim Çepele që u përfshi në arratisje sepse improvizoi vetëvrasje duke prerë damarët e dorës.

Pjetri ka pohuar para trupës se ai është fajtori për tentativën e arratisjes, ndërsa Çepele tha se tentoi të vriste veten sepse ishte në gjendje të rënduara psikologjike.

Çekaj dhe Pjetri tentuan të arratiseshin nga burgu duke përdorur litar të formuar nga çarçafët e shumtë, por dështuan. Madje kur u pikasën nga oficeri i burgjeve, i cili dha alarmin për tentativën e arratisjes, Pjetri e qëlloi me çengel.

Çekaj i dënuar me 14 vite burg dhe Pjetri i dënuar me 30 vite burg u ndaluan pak metra larg portës, pikërisht në oborrin mes zyrave të administratës dhe qelive, muret e të cilëve gati 11 vjet më parë u kapërcyen nga i riu Ajet Marku që sfidoi burgjet dhe jetoi në arrati për tre vitet e mëpasshme. Tentativa e dytë e dështuar falë kujdesit të një oficeri ka sjellë një analizë të detajuar në burgje, të cilat po vlerësojnë kushtet e sigurisë në 313, brenda të cilit gjendet edhe 41 bis.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Pas

“Kjo është e padiskutueshme” Një tjetër shtet e bën të detyrueshëm vaksinën në punë, ministri i Shëndetësisë apel të fortë

Para

“Do të doja të ishe këtu” Ja 8 mesazhet që mund të merrni nëse keni një të dashur të shkëlqyer

Para
“Do të doja të ishe këtu” Ja 8 mesazhet që mund të merrni nëse keni një të dashur të shkëlqyer

“Do të doja të ishe këtu” Ja 8 mesazhet që mund të merrni nëse keni një të dashur të shkëlqyer

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Energjia nga lumi, tek dielli dhe era

Energjia nga lumi, tek dielli dhe era

nga Fast News
18:22 | 16/01/2026
0

Qeveria pranon problemin me sigurinë ushqimore, i kërkon BE zgjatje afatesh për kushtet e anëtarësimit

Qeveria pranon problemin me sigurinë ushqimore, i kërkon BE zgjatje afatesh për kushtet e anëtarësimit

nga Fast News
18:14 | 16/01/2026
0

Të dhënat e Eurostat: Shqipëria, mes vendeve me rritje të vazhdueshme të qirave

Të dhënat e Eurostat: Shqipëria, mes vendeve me rritje të vazhdueshme të qirave

nga Fast News
10:00 | 16/01/2026
0

Njoftimi i DPSHTRR: Pagesa e taksës së mjeteve 100% online përmes platformës e-Albania!

Njoftimi i DPSHTRR: Pagesa e taksës së mjeteve 100% online përmes platformës e-Albania!

nga Fast News
09:30 | 16/01/2026
0

Recent News

Energjia nga lumi, tek dielli dhe era

Energjia nga lumi, tek dielli dhe era

18:22 | 16/01/2026
Qeveria pranon problemin me sigurinë ushqimore, i kërkon BE zgjatje afatesh për kushtet e anëtarësimit

Qeveria pranon problemin me sigurinë ushqimore, i kërkon BE zgjatje afatesh për kushtet e anëtarësimit

18:14 | 16/01/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar