Është arrestuar 22 vjeçarja, Rexhina Çelhaka, e cila u përfshi ditën e djeshme në aksidentin tragjik ku humbën jetën 5 persona në Qafë Muzinë.
E reja bashkë me dy shoqet e saj italine, ishin në mjetin “Land Rover”, teksa mendohet se një manovër e gabuar e shoferes 22 vjeçare ka bërë që furgoni të përfundojë në greminë.
Njoftimi i policisë:
Specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban arrestuan në flagrancë shtetasen R. Ç., 22 vjeçe, banuese në Tiranë.
Kjo shtetase, duke drejtuar mjetin “Land Rover”, në aksin rrugor Muzinë-Jorgucat, është përplasur me mjetin tip furgon me drejtues shtetasin B. P., 51 vjeç dhe për pasojë mjeti furgon ka rënë disa metra poshtë rrugës.