• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Bota

600 kufoma foshnjash në zonat e përmbytura? DW verifikon faktet

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Bota
0
600 kufoma foshnjash në zonat e përmbytura? DW verifikon faktet
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Në internet qarkullojnë lajme të rreme, sipas të cilave në zonat e përmbytura në Gjermani ujërat kanë nxjerrë 600 kufoma foshnjash e fëmijësh. DW analizon faktet dhe tregon si është përhapur ky lajm i rremë.

Më e rëndësishmja në fillim: Presidiumi i Policisë së Koblencit e quajti “fake news” – lajm të rremë – pretendimin për zbulimin e 600 kufomave në zonën Ahr të prekur nga katastrofa e përmbytjes dhe paralajmëroi nga përhapja “pa reflektim” e lajmeve të tilla në internet. Një zëdhënëse i tha DW-së, se „gjetja grumbull e kufomave janë thashetheme në qarkullim. Këto nuk janë verifikuar në asnjë nga vendet e përmendura, dhe një zbulim i tillë kufomash në këtë përmasë nuk është bërë e ditur asnjëherë tek ne.” Sipas të dhënave të policisë, numri i viktimave pas katastrofës së përmbytjes është 134 vetë (gjendja e datës 29.07.2021) në landin Renani-Palatinë (Rheinland-Pfalz), 80 viktima janë identifikuar, 69 vetë janë ende të humbur.

Nga e ka origjinën një lajm i tillë i rremë?

Aq sa mund të ndiqte gjurmët DW, duket se një kronikë lajmesh ka luajtur rol vendimtar, me kalimin e kohës kjo kronikë u vendos në një kontekst tërësisht të gabuar. Një sekuencë e shkurtër e një kronike televizive e një reporteri të televizionit gjerman, n-tv është përhapur dendur për të provuar me gjasë këtë pretendim.

Videoja në pyetje tregon 15 sekonda të një programi lajmesh të mëngjesit, të filmuar nga televizioni. Reporteri ndodhet para një mali rrënojash dhe raportin për situatën në vend. Fjalë për fjalë ai thotë. „…ende banojnë. Nga njëra anë ata kanë përjetuar gjëra traumatizuese. Ne mundëm të flisnim me banorët, që kanë gjetur kufoma fëmijësh në shtëpitë e tyrë, të cilat janë sjellë nga diku nga ujërat. Dhe nga ana tjetër qëndron pyetja, a do të ketë përmbytje të tjera? Ata thonë…”

Këtu ndërpritet regjistrimi.

DW iu drejtua televizionit n-tv për informacione. Një zëdhënës i grupit mediatik, RTL Gjermani, ku bën pjesë edhe ky televizion, konfirmoi, se klipi tregon “një sekuencë të shkurtuar tepër” të bisedës me reporterin, e cila është transmentuar më 22 korrik në emisionin e lajmeve të orës 09:00. Reporteri ndodhej këtë moment në Altenburg në Altenahr, një zonë mjaft e prekur nga katastrofa.

Pak pas transmentimit kjo sekuencë u nda në mediat sociale. Në screenshot shihet një postim në Facebook, që në të njëjtën ditë publikohet në orën 10:55. Por në këtë postim nuk bëhet fjalë për 600 kufoma.

E megjithatë në postimet e para pak më vonë vendoset herë më pak e herë më shumë e qartë një lidhje mes teorive komplotiste, siç ato përhapen nga QAnon: sipas së cilës një elitë e fshehtë bën eksperimente me fëmijët në bunkerë nëntokësorë apo tunele. Përmbytja i ka nxjerrë tanimë kufomat e tyre.

Se kur është përdorur shifra 600 e kufomave të fëmijëve, nuk mund të përcaktohet me saktësi. Fakt është që në lidhjen televizive nuk bëhet fjalë për këtë. DW e ka të gjithë regjistrimin.

Verschwörungen um NTV NachrichtenbeitragVideo në YouTube me përkthim në anglisht, ku pretendohet se reporteri flet për 600 kufoma fëmijësh
Ky Fake News përhapet në botë

Ndërkohë lajmi për gjoja qindra kufoma fëmijësh është përhapur në botë. Më 26 korrik e njëjta sekuencë videoje përhapet në YouTube, e përkthyer në anglisht dhe me mbishkrimin: Reporteri gjerman thotë vetë, se përmbytja ka nxjerrë në sipërfaqe 600 kufoma. Që disa përdorues në komentet e tyre ofrojnë përkthimin korrekt të reporterit, injorohet masivisht.

DW ka gjetur krahas shembujve në anglisht edhe postime në gjuhën japoneze, holandeze, spanjolle në mediat sociale. Një tweet në anglisht pretendon, se lidhja televizive është ndërprerë qëllimisht.

Verifikuesi i fakteve, André Wolf ka bërë kërkime për përhapjen e këtij lajmi të rremë dhe sfondin e lëvizujes QAnon. Ai punon për Mimikama një shoqatë austriake që angazhohet kundër keqpërdorimit të internetit. Për Wolf është tipike e teorive komplotiste. Mungon prova për çdo prentedim, sipas motos: “Për aq kohë që nuk ka asnjë kundërprovë atëherë është korrekte kjo që themi ne.” Më së voni pas prononcimit të policisë, ata që përhapin mitin e pretendojnë këtë duhet të ofrojnë provat”, thotë Wolf në bisedë me Deutsche Wellen.

Sipas ekspertit vepron edhe i ashtuquajturi mekanizmi vetëmbrojtës. Kush përhap lajme të tilla dhe beson tek to, ai beson edhe “që e gjithë historia do duhet të mbahet e fshehtë ndaj publikut dhe se se ata që I hedhin poshtë ato, janë natyrisht pjesë e komplotit”, shpjegon eksperti. Korrigjimi që bëjnë autoritetet për përkrahësit e teorive komplotiste është konfirmim i qëndrimit të tyre. Sepse “këto autoritete përpiqen me çdo kusht të fshehin këtë.”

Foshnjat dhe fëmijët janë një motiv i shpeshtë në teoritë komplotiste, me këtë dehumanizohen ata që shihen si armiq, elitat apo qeveritë. “Më e keqja që mund të akuzoj atë që kam armik është që ai torturon fëmijët apo i vret.” Këtu zgjohet tek njerëzit një mekanizëm mbrojtës, instinkt i lashtë. “Njerëzit kanë tendencë të ndajnë njoftime të tilla, të rrëmbehen nga kjo, të zemërohen.” Qëllimi është të njerëzit të radikalizohen, thotë eksperti.

U gjendën kufoma fëmijësh, apo jo?

Fakt është: Gjatë heqjes së rrënojave në zonat e prekura u gjetën herë pas here viktima. Televizioni n-tv raporton në dy vende për kufoma të veçuara fëmijësh, në një intervistë me një polic në Altenahr dhe në lidhjen televizive të lartpërmendur.

Pyetjes, se tek cilat burime është mbështetur reporteri, n-tv i përgjigjet. „Rralë njerëzit na kanë raportuar për fëmijë të vdekur. Një nga të prekurit, ishte (…) një banore nga Altenburgu, që i përshkroi reporterit tonë përjetimet e saj nga nata e përmbytjes dhe përjetimet e saj janë përdorur edhe në raportim.”

Presidiumi i Policisë së Koblencit nuk donte të komentonte raportimet për gjetjen e rrallë të kufomave të fëmijëve, si temë e ndjeshme. „Ju lutem kini mirëkuptim, që për shkaqe pietizmi nuk mund të bëjmë të dhëna të plota për vendin e gjetjes apo të dhëna të tjera të lidhura me personat e vdekur. Në varësi mund të bëhen lidhje me identitetin e të vdekurve në fshatrat e vegjël.”

Njoftimet për një numër të madh kufomash të fëmijëve nuk kanë asnjë bazë./ Marrë nga DW/

Pas

“I dua të dy!”- 36-vjeçarja në dilemë për të zgjedhur partnerin: Njëri është babai i djalit tim, ndërsa tjetri…

Para

Çudira shqiptare! I riu gjobitet me 450 euro se puthi të dashurën në publik

Para
Çudira shqiptare! I riu gjobitet me 450 euro se puthi të dashurën në publik

Çudira shqiptare! I riu gjobitet me 450 euro se puthi të dashurën në publik

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Skemë e re mashtrimi, AKSK paralajmëron qytetarët: Ja nga se të keni kujdes

Skemë e re mashtrimi, AKSK paralajmëron qytetarët: Ja nga se të keni kujdes

nga Fast News
09:00 | 18/09/2025
0

Në qilim të kuq dhe pa asnjë dokument, Dubai prezanton tunelin inteligjent për kontrollin e pasaportave në aeroport

Në qilim të kuq dhe pa asnjë dokument, Dubai prezanton tunelin inteligjent për kontrollin e pasaportave në aeroport

nga Fast News
08:30 | 18/09/2025
0

Pse jeni gjithnjë me vonesë?

Pse jeni gjithnjë me vonesë?

nga Fast News
08:00 | 18/09/2025
0

OBSH: Shqipëria boshatiset nga mjekët, çdo vit largohet një brez i sapo-diplomuar

OBSH: Shqipëria boshatiset nga mjekët, çdo vit largohet një brez i sapo-diplomuar

nga Fast News
07:30 | 18/09/2025
0

Recent News

Skemë e re mashtrimi, AKSK paralajmëron qytetarët: Ja nga se të keni kujdes

Skemë e re mashtrimi, AKSK paralajmëron qytetarët: Ja nga se të keni kujdes

09:00 | 18/09/2025
Në qilim të kuq dhe pa asnjë dokument, Dubai prezanton tunelin inteligjent për kontrollin e pasaportave në aeroport

Në qilim të kuq dhe pa asnjë dokument, Dubai prezanton tunelin inteligjent për kontrollin e pasaportave në aeroport

08:30 | 18/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar