• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Vilë, lokale dhe apartamente! Sa pasuri numëron kryebashkiaku i Lushnjes Fatos Tushe, mori kredi dhe dha 70 mijë euro hua me interes

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Aktualitet
0
Vilë, lokale dhe apartamente! Sa pasuri numëron kryebashkiaku i Lushnjes Fatos Tushe, mori kredi dhe dha 70 mijë euro hua me interes
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Kryebashkiaku i Lushnjes, Fatos Tushe është prangosur sot nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Socialisti ka qenë në krye të Bashkisë së Lushnjes që prej vitit 2011, ndërsa në fuqi do të mbetet deri në një vendim të formës së prerë nga Gjykata. Të arrestuarit, po ashtu dhe Tushe pritet t’i nënshtrohen edhe një hetimi pasuror.

Bazuar në një shkrim të BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI, Tushe zotëronte pasuri familjare me vlerë 26.7 milionë lekë në vitin 2010; e përbërë nga një shtëpi dykatëshe, dy apartamente, dy lokale si dhe një sipërfaqe toke në bashkëpronësi.

Ndërsa në vitin 2017, vlera e pasurisë ka pësuar një rënie të lehtë, duke kapur vlerën e 22 milionë lekëve, megjithatë ai deklaron gjithashtu një automjet me vlerë 850 mijë lekë si dhe hua të dhëna me interes në vlerën e 9.7 milionë lekëve. Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 12.8 milionë lekë.

Rreth 57% e të ardhurave burojnë nga paga për shkak të funksionit e Tushes, ndërsa paga e bashkëshortes zë 6% të totalit. Rreth 22% të të ardhurave familjare kanë si burim dietat apo shpenzimet e rimbursueshme të transportit, ndërsa 4% e totalit ka si burim fitimin nga shitja e pasurive të patundshme. Pas deklarimeve të pasurive, BIRN kreu kontrollin aritmetik/logjik për 7 vite të deklarimit të Tushes, nga të cilat 6 deklarata rezultuan me probleme dhe një pa probleme.

Pasuria e pajustifikuar në 6 vitet e deklarimit është 1.4 milionë lekë, pasi kryebashkiaku nuk ka pasur shtim pasurie, madje të ardhurat e tij kanë qenë të pamjaftueshme për të paguar këstet e një kredie bankare me vlerë 185 mijë euro.



BIRN identifikoi gjithashtu si “flamur të kuq” dhënien e një pjese të konsiderueshme të kredisë bankare, hua ndaj të tretëve. Më konkretisht, kredia prej 185 mijë eurosh është marrë në vitin 2008 nga Tushe dhe ka shërbyer si burim blerjen e dy lokaleve dhe një apartamenti. Pjesa e mbetur e kredisë prej 70 mijë eurosh është dhënë hua me interes përmes dy kontratash noteriale. Për dy vite të deklarimit, Tushe deklaron ka siguruar 1 milionë lekë të ardhura nga interesi 1.5% i huasë së dhënë.

Pas

E reklamonte në internet: Një kukull me trup të mrekullueshëm/ Gjendet pas tre ditësh, 17-vjeçarja shqiptare në Greqi

Para

Më afër fitores! Italia shënon ndaj spanjollëve

Para
Më afër fitores! Italia shënon ndaj spanjollëve

Më afër fitores! Italia shënon ndaj spanjollëve

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Inteligjenca Artificiale shpallet “Njeriu i vitit”! – Revista “Time” vlerëson arkitektët e teknologjisë inovatore

Inteligjenca Artificiale shpallet “Njeriu i vitit”! – Revista “Time” vlerëson arkitektët e teknologjisë inovatore

nga Fast News
12:56 | 21/12/2025
0

Zbulim i mahnitshëm: Bletët ngritën folenë në dhëmbët e kafshëve të zhdukura

Zbulim i mahnitshëm: Bletët ngritën folenë në dhëmbët e kafshëve të zhdukura

nga Fast News
12:30 | 21/12/2025
0

Çmimi për prodhuesit e energjisë – Vendimi për vitin 2026, shteti do ua blejë me 10 lekë/kWh

Çmimi për prodhuesit e energjisë – Vendimi për vitin 2026, shteti do ua blejë me 10 lekë/kWh

nga Fast News
12:00 | 21/12/2025
0

Imuniteti i Ballukut, Rama: Nuk do ta shqyrtojmë kërkesën e SPAK pa vendosur Kushtetuesja për pezullimin

Imuniteti i Ballukut, Rama: Nuk do ta shqyrtojmë kërkesën e SPAK pa vendosur Kushtetuesja për pezullimin

nga Fast News
11:22 | 21/12/2025
0

Recent News

Inteligjenca Artificiale shpallet “Njeriu i vitit”! – Revista “Time” vlerëson arkitektët e teknologjisë inovatore

Inteligjenca Artificiale shpallet “Njeriu i vitit”! – Revista “Time” vlerëson arkitektët e teknologjisë inovatore

12:56 | 21/12/2025
Zbulim i mahnitshëm: Bletët ngritën folenë në dhëmbët e kafshëve të zhdukura

Zbulim i mahnitshëm: Bletët ngritën folenë në dhëmbët e kafshëve të zhdukura

12:30 | 21/12/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar