• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Urdhri i befasishëm, arrest shtëpie për ish-zv.ministren e Brendshme Rovena Voda

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Aktualitet
0
Urdhri i befasishëm, arrest shtëpie për ish-zv.ministren e Brendshme Rovena Voda
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata e Posaçme ka vendosur arrest shtëpie për ish-zëvendës ministren Rovena Voda, pasi akuzohet për veprën penale ‘ushtrim ndikimi të paligjshëm’.

Në njoftimin e SPAK, thuhet se Voda ka marrë përfitime nga Florida Beu dhe Majlinda Hasani kundrejt emërimeve të tyre në detyrë. Ndërkohë që GJKKO ka caktuar sot masën ‘arrest shtëpie’ edhe për Florida Beun si dhe Majlinda Hasanin.

NJOFTIMI I SPAK

“Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë ka zhvilluar hetime në kuadër të procedimit penal që bën fjalë për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer në bashkëpunim, si dhe për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Nga veprimet hetimore të kryera për këtë procedim penal në bashkëpunim me policinë gjyqësore të Drejtorisë së Policisë së Shtetit, janë siguruar dhe janë mbledhur prova konkrete, nga të cilat janë krijuar dyshime të arsyeshme se shtetasja Rovena Voda, në cilësinë e zëvendës ministres në Ministrinë e Brendshme ka pranuar dhe ka marrë përfitime monetare dhe përfitime materiale të padrejta nga shtetaset Majlinda Hasani dhe Florida Beu.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Përfitimet monetare dhe materiale të padrejta në këtë rast janë dhënë dhe janë pranuar me qëllim që shtetasja Rovena Voda të ushtronte ndikim të paligjshëm te persona të tjerë që ushtrojnë funksione publike, për të favorizuar në mënyrë të padrejtës shtetasen Florida Beu në mënyrë që kjo e fundit të emërohej punonjëse në shërbimin civile në kategorinë ekzekutive. Në kuadër të hetimeve paraprake të këtij procedimi penal, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, me vendimin me nr. 57, datë 13.07.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë është vendosur:

Caktimi ndaj shtetases Rovena Voda të masës së sigurimit personal “arrest në shtëpi”, si e dyshuar për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.
Po kështu arrest shtëpie është vendosur dhe për shtetaset Florida Beu dhe Majlinda Hasani, si të dyshuara për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer në bashkëpunim.

Shërbimet e policisë gjyqësore të Drejtorisë së Policisë së Shtetit kanë ekzekutuar sot masën e sigurimit personal të vendosur ndaj Vodës, Hasanit dhe Beut. Hetimet paraprake për këtë procedim penal janë në vazhdim e sipër dhe ende nuk kanë përfunduar.”

Pas

Ko kaina në Durrës/ Arrestohet pronari i kompanisë ku do shkonte kontejneri

Para

“Ne jemi zotërit e fatit tonë”/ Fjalimi që ‘çoi peshë’ lojtarët e Italisë, dalin pamjet nga dhoma e zhveshjes para finales

Para
“Ne jemi zotërit e fatit tonë”/ Fjalimi që ‘çoi peshë’ lojtarët e Italisë, dalin pamjet nga dhoma e zhveshjes para finales

“Ne jemi zotërit e fatit tonë"/ Fjalimi që 'çoi peshë' lojtarët e Italisë, dalin pamjet nga dhoma e zhveshjes para finales

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Koleksionisti francez që mblodhi mbi 200 mijë sende, veshje dhe objekte të Brigitte Bardot

Koleksionisti francez që mblodhi mbi 200 mijë sende, veshje dhe objekte të Brigitte Bardot

nga Fast News
14:00 | 17/01/2026
0

Kushti i Ramës për kryebashkiakët: 1 mijë investime përmes Paketës së Maleve ose nuk rikandidoni

Kushti i Ramës për kryebashkiakët: 1 mijë investime përmes Paketës së Maleve ose nuk rikandidoni

nga Fast News
13:10 | 17/01/2026
0

20 shprehi ditore që ju bëjnë më të mençur

20 shprehi ditore që ju bëjnë më të mençur

nga Fast News
13:00 | 17/01/2026
0

“BBC -ja dhe Churchilli si leksion historie për RTSH-në”

“BBC -ja dhe Churchilli si leksion historie për RTSH-në”

nga Fast News
12:30 | 17/01/2026
0

Recent News

Koleksionisti francez që mblodhi mbi 200 mijë sende, veshje dhe objekte të Brigitte Bardot

Koleksionisti francez që mblodhi mbi 200 mijë sende, veshje dhe objekte të Brigitte Bardot

14:00 | 17/01/2026
Kushti i Ramës për kryebashkiakët: 1 mijë investime përmes Paketës së Maleve ose nuk rikandidoni

Kushti i Ramës për kryebashkiakët: 1 mijë investime përmes Paketës së Maleve ose nuk rikandidoni

13:10 | 17/01/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar