• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

“SPAK e kapi gafil” Gazetari nxjerr detajet e forta nga arrestimi i Fatos Tushes: Në zyrë me të ishte dhe një Prokuror

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Aktualitet
0
“SPAK e kapi gafil” Gazetari nxjerr detajet e forta nga arrestimi i Fatos Tushes: Në zyrë me të ishte dhe një Prokuror
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Gazetari Elton Qyno ka deklaruar se në momentin e arrestimit, në zyrën e ish-kryetarit të Bashkisë Lushnje Fatos Tushe, ishte dhe një prokuror i njohur.

Ai e ka identifikuar me pseudonimin “Firma 2K”.

“Ky person është një prokuror i rëndësishëm i qytetit të Lushnjës, të cilin SPAK-u, e kapi gafil brenda në zyrën e kryebashkiakut Fatos Tushe.Në atë orar, prokurori duhet të ishte ose në zyrën e tij, ose në sallën e gjyqit. Po ja që çuditërisht paskash qënë në zyrën e kryebashkiakut Tushe, duke pritur oficerët e policisë.

Sipas informacioneve prokurori në atë zyrë, nuk ishte as për punë dhe as për ti paraprirë aksionit të SPAK-ut, në mënyrë që ta arrestonte i pari Tushen. Por mendohet se ka qënë për punë personale për punë miqësie”, shkruan gazetari.

Më tej, ai shton se kur është arrestuar Tushe, prokurori ka mbetur i shastisur në sy të policëve.

“Efektivët e policisë kanë konstatuar “Firmën 2K”, brenda në zyrë. Ku njëri është arrestuar tjetri ka mbetur në prezencë të policëve si i shastisur. Mësohet se me urdhër të drejtuesve të SPAK-ut, policia nuk e ka shoqëruar në komisariat prokurorin e rëndësishëm, por besohet se i ka sekuestruar aparatet telefonike.

Për këtë fakt, SPAK-u dhe Prokuroria e Përgjithshme, është kujdesuar me imtësi që të mos dali asnjë detaj në media. Jam interesuar disa herë për këtë fakt, por SPAK, thotë se këto informacione dhe ky detaj i “Firmës 2K”, s’duhet të ndahet me publikun e gjerë”, vijon gazetari.

Shkrimi i plotë i Elton Qynos:

“Firma 2K” brenda në 1 zyrë të bashkisë Lushnjë dhe SPAK-u që mbylli sy e gojë

Aksioni i kryer javën e kaluar në qytetin e Lushnjës, ku SPAK-u vuri përpara, zyrtarë të komisioneve të tenderave, dy biznesmenë dhe një kryetar Bashkie si Fatos Tushe, ka kapur dhe një detaj domethënës.

Ky detaj domethënës si çdo herë, nuk është bërë publik nga ana e SPAK-ut, se ashtu i intereson, duke e përdorur me vonë sipas situatës ose duke mos e përdorur fare në vazhdim. Por e mban në atë koshin e dosjeve të tij.

Ashtu si çështja e Rovena Vodës, që fakti ishte dokumentuar në muajin shkurt 2020, SPAK-u ndërhyn dhe bën goditjen, pikërisht në muajin korrik 2021. Thuajse 1 vite e gjysëm pas kryerjes së veprës penale.

Tani se kush e ka penguar SPAK-un të ndërhynte dhe ndalonte këto tre gratë, një zot e di. Por me sa duket prokurorët e SPAK, kanë pritur kohën e mjaftueshme që zv/ministria e Brendshme, të hajë të gjithë arkën me peshk të egër, që ia mori biznesmenes së peshkimit Florida Beu, dhe më pas kanë vepruar, duke i izoluar në “arrest shtëpie”.

E njëjta situatë ka ndodhur dhe në aksionin e Lushnjës. Gjatë kontrollit të oficerëve të policisë, është gjetur në zyrën e kryebashkiakut të Lushnjës Fatos Tushe, dhe një person tjetër.

Ky person është një prokuror i rëndësishëm i qytetit të Lushnjës, të cilin SPAK-u, e kapi gafil brenda në zyrën e kryebashkiakut Fatos Tushe.Në atë orar, prokurori duhet të ishte ose në zyrën e tij, ose në sallën e gjyqit. Po ja që çuditërisht paskash qënë në zyrën e kryebashkiakut Tushe, duke pritur oficerët e policisë.

Sipas informacioneve prokurori në atë zyrë, nuk ishte as për punë dhe as për ti paraprirë aksionit të SPAK-ut, në mënyrë që ta arrestonte i pari Tushen. Por mendohet se ka qënë për punë personale për punë miqësie.

Efektivët e policisë kanë konstatuar “Firmën 2K”, brenda në zyrë. Ku njëri është arrestuar tjetri ka mbetur në prezencë të policëve si i shastisur. Mësohet se me urdhër të drejtuesve të SPAK-ut, policia nuk e ka shoqëruar në komisariat prokurorin e rëndësishëm, por besohet se i ka sekuestruar aparatet telefonike.

Për këtë fakt, SPAK-u dhe Prokuroria e Përgjithshme, është kujdesuar me imtësi që të mos dali asnjë detaj në media. Jam interesuar disa herë për këtë fakt, por SPAK, thotë se këto informacione dhe ky detaj i “Firmës 2K”, s’duhet të ndahet me publikun e gjerë.

Por sot është si zamet të rruash informacionin. Edhe pse SPAK-u ka nja dy vjet që ka mbyllur dyer e dritare për qytetarët dhe gazetarët, sërisht ka shumë vrima. Është si “kullonjëse makaronash” që ka rrjedhje të madhe informacioni.

Kjo për faktin se zyrtarët e arrestuar së fundmi dhe ata zyrtarë që do arrestohen në vijim, e dinë 3 apo 4 muaj para që do ndalohen. Ashtu siç e dinte dhe Rovena Voda, ashtu siç e dinte Edlira Naqellari dhe zyrtarët e bashkisë së Lushnjës.

 

 

Pas

“Ky veprim është i turpshëm” Bujar Nishani zbulon përplasjen mes Ilir Metës dhe Edi Ramës

Para

Një tjetër goditje e fortë/ Arrestohen zyrtarët e lartë në Korçë, ja çfarë thotë policia

Para
Një tjetër goditje e fortë/ Arrestohen zyrtarët e lartë në Korçë, ja çfarë thotë policia

Një tjetër goditje e fortë/ Arrestohen zyrtarët e lartë në Korçë, ja çfarë thotë policia

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Kryeministri Rama takon sot në Bruksel Sekretarin e NATO-s, Mark Rutte. Flitet për sigurinë dhe mbrojtjen

Kryeministri Rama takon sot në Bruksel Sekretarin e NATO-s, Mark Rutte. Flitet për sigurinë dhe mbrojtjen

nga Fast News
09:41 | 17/09/2025
0

Rritet tregtia me pakicë, ndikoi konsumi nga turistët

Rritet tregtia me pakicë, ndikoi konsumi nga turistët

nga Fast News
09:33 | 17/09/2025
0

Paga reale bruto vlen sot 130 euro më pak se në 2020-n; Zhvlerësimi nga rritja e çmimeve

Paga reale bruto vlen sot 130 euro më pak se në 2020-n; Zhvlerësimi nga rritja e çmimeve

nga Fast News
09:24 | 17/09/2025
0

A janë njerëzit e stresuar më inteligjentë?

A janë njerëzit e stresuar më inteligjentë?

nga Fast News
09:18 | 17/09/2025
0

Recent News

Kryeministri Rama takon sot në Bruksel Sekretarin e NATO-s, Mark Rutte. Flitet për sigurinë dhe mbrojtjen

Kryeministri Rama takon sot në Bruksel Sekretarin e NATO-s, Mark Rutte. Flitet për sigurinë dhe mbrojtjen

09:41 | 17/09/2025
Rritet tregtia me pakicë, ndikoi konsumi nga turistët

Rritet tregtia me pakicë, ndikoi konsumi nga turistët

09:33 | 17/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar