• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Si rrallë herë! Luan Baci ‘bashkon forcat’ me Petro Koçin: E mbështes plotësisht, SPAK duhet të zbresë në Fier

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Të gjitha
0
Si rrallë herë! Luan Baci ‘bashkon forcat’ me Petro Koçin: E mbështes plotësisht, SPAK duhet të zbresë në Fier
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Kryetari i Partisë Demokratike në Fier, Luan Baçi, ka të njëjtin mendim si ish-zv.ministri Petro Koçi, për denoncimin e abuzimeve dhe vjedhjeve me tenderat që po bëhen në Fier.

Në një postim në rrjetet sociale ai thotë se denoncimi i Petro Koçit nuk është i panjohur dhe i padëgjuar nga qytetarët e Fierit.

Postimi i plotë:

SPAK duhet te zbrese ne Fier!

Une jam dakord me Petro Koçin!

Drejtues dhe perfaqesues te PS ne Fier u kujtuan papritmas te vene alarmin, per abuzimet dhe vjedhjet me tenderat, dhe fondet publike nga pushtetaret e zgjedhur dhe te emeruar nga vete Partia Socialiste, per shperdorimet e detyres dhe keqtrajtimet e qytetareve nga drejtuesit e institucioneve, per krijimin e nje klime terrori dhe frike per qytetaret, per fermeret, per bizneset dhe gjithe shoqerine!

Ndersa KM i vendit ” kujdeset” qe ta lavderoje Subashin e bashkise Fier, ne nje nga daljet e tij te shumta ne publik, per dy kanale kulluese qe i ka pastruar mire dhe nuk ka abuzuar duke bere “namin” me 200 milione lek le te vjetra si kolegu i Lushnjes, qe ra ne rrjeten e SPAK, Petrua i ben thirrje SPAKUT, qe te zbrese urgjent ne Fier, per te mos e lene qytetin ne duart e krimit te organizuar dhe mafies qe eshte lidhur forte dhe pazgjidhshmerisht me drejtuesit e institucioneve ne Fier duke abuzuar dhe vjedhur me miliona € fonde publike!

Ka reagime te shumta ne rrjete sociale nga shume drejtues socialiste te institucioneve, ku kundershtojne dhe sulmojne Petron, per kete qendrim te tij dhe per denoncimin publik qe ai ben, duke i quajtur te pa baza akuzat e tij dhe me qellime te caktuara, per perfitime personale dhe per vendosje te kontrollit te vet mbi institucionet se sipas gojeve te liga, nuk e pyet askush nga drejtuesit dhe se ndihet jashte loje!

Une jam dakort me z Koçi dhe e mbeshtes plotesisht ate!

Por qytetaret ke te besojne?

Edi Ramen qe lavderon publikisht Subashin per performance te shkelqyer, apo Petro Koçin qe e akuzon (pavaresisht se nuk permend emra) per abuzime te medha me fondet publike!

Pse e sulmojne publikisht Petron drejtues dhe ish drejtues lokal te institucioneve te PS ne Fier, per keto denoncime dhe per me teper pse ai i ben denoncimet publike?

Nga njera ane, kjo tregon se denoncimet e Z Koçi jane te drejta dhe qendrojne, por nga ana tjeter tregojne se behen per interesa te ngushta, per arsye personale dhe te grupimit te ri te krijuar ne Fier brenda PS ne luften per pushtet!

Denoncimi i Z Koçi nuk eshte i pa degjuar dhe i pa njohur nga qytetaret Fierak dhe nga gjithe vendi, pasi ka vite qe Partia Demokratike ka denoncuar publikisht shkelje dhe abuzime te medha me tendera dhe fonde publike jo vetem per bashkine Fier, por edhe per institucione te tjera!

Nuk duhet harruar kompania gjigande Alpetrol, qe eshte bere strehe e militanteve te rilindjes dhe vater e madhe korrupsioni, dhe vjedhje e shumave marramendese te parave te taksa paguesve Shqiptare por dhe shume institucioneve te tjera, me peshe me te vogel se kjo!

E reja ketu eshte, se denoncimin tashme e ben vete Partia Socialiste, e ben Kryetari I PS ne Fier dhe deputet i zgjedhur i parlamentit!

Pavaresisht qellimit, pavaresisht se perserit ato qe ne kemi thene forte gjate ketyre viteve opozite, une e pershendes dhe jam dakort me denoncimin e tij!

Kjo tregon vertetesine e denoncimeve tona dhe luftes tone opozitare, kjo tregon se ne nuk kemi bere politike dhe denoncime per perfitime te kredove politike, por beteje per te verteten dhe ne krahe te qytetareve!

Kjo tregon se masakra elektorale e 25 Prillit ka qene prezente me shume nga sa duket edhe ne Fier, pasi parate e shumta, dhe abuzimet me tenderat kane bere punen e tyre dhe kete tashme po e pranojne edhe vete!

Pas

“Duan të krijojnë Jugosllavinë e Re”/ Tritan Shehu: Rama takim “okult” me Vuçiç dhe Zaev

Para

“Sali Berisha nuk do të jetë në Parlament në shtator”/ Spartak Ngjela: E keni dëgjuar që…

Para
Kush i fiton zgjedhjet e 25 prillit, Rama apo PD? Spartak Ngjela e thotë troç

“Sali Berisha nuk do të jetë në Parlament në shtator"/ Spartak Ngjela: E keni dëgjuar që...

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Skemë e re mashtrimi, AKSK paralajmëron qytetarët: Ja nga se të keni kujdes

Skemë e re mashtrimi, AKSK paralajmëron qytetarët: Ja nga se të keni kujdes

nga Fast News
09:00 | 18/09/2025
0

Në qilim të kuq dhe pa asnjë dokument, Dubai prezanton tunelin inteligjent për kontrollin e pasaportave në aeroport

Në qilim të kuq dhe pa asnjë dokument, Dubai prezanton tunelin inteligjent për kontrollin e pasaportave në aeroport

nga Fast News
08:30 | 18/09/2025
0

Pse jeni gjithnjë me vonesë?

Pse jeni gjithnjë me vonesë?

nga Fast News
08:00 | 18/09/2025
0

OBSH: Shqipëria boshatiset nga mjekët, çdo vit largohet një brez i sapo-diplomuar

OBSH: Shqipëria boshatiset nga mjekët, çdo vit largohet një brez i sapo-diplomuar

nga Fast News
07:30 | 18/09/2025
0

Recent News

Skemë e re mashtrimi, AKSK paralajmëron qytetarët: Ja nga se të keni kujdes

Skemë e re mashtrimi, AKSK paralajmëron qytetarët: Ja nga se të keni kujdes

09:00 | 18/09/2025
Në qilim të kuq dhe pa asnjë dokument, Dubai prezanton tunelin inteligjent për kontrollin e pasaportave në aeroport

Në qilim të kuq dhe pa asnjë dokument, Dubai prezanton tunelin inteligjent për kontrollin e pasaportave në aeroport

08:30 | 18/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar