• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Shqiptarët do zëvendësohen nga punëtorët e huaj? Deklarata: Do të bëjnë punët që të rinjtë nuk po prekin me dorë

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Aktualitet
0
Shqiptarët do zëvendësohen nga punëtorët e huaj? Deklarata: Do të bëjnë punët që të rinjtë nuk po prekin me dorë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ndërkohë që vala e emigrimit të shqiptareve nuk ndalet, vijon edhe ajo e kërkesave për azil të personave që vijnë kryesisht nga vende si Siria, Maroku dhe Afganistani, ku edhe pse të tkurrur nga viti i kaluar për shkak të pandemisë, sërish ka patur 2232 azilkërkues.

Por mes tyre mund të jenë edhe ata që përbejnë krah pune që zëvendësojnë shqiptarët që po ikin, siç tha disa muaj më parë vetë kryeministri Rama?

Në emisionin A2 Business të gazetares Aurora Sulçe, pedagogu Rezart Prifti tha se “kryeministri mund të ketë të drejtë, por nuk i jepet zgjidhje duke marrë nga Bangladeshi. Sot në tregun shqiptar të punës duke filluar nga zejtaria deri tek shërbimet, janë në një dramë, nuk kanë më kë të shërbejnë”.

Ndërkohë, Arben Shkodra, sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës së Prodhuesve, mendon se “aprovimi i ligjit për të huajt ishte një instrument “shortcut”, i kemi rënë shkurt pra. Unë kam rezerva, është bërë një studim për impaktin social dhe ekonomik që mund të ketë ky fluks. Këto resurse do t’i vijnë në ndihmë industrisë, por përdorimi i azilantëve do të jetë i vështirë për profesionet ku shërben përdorimi i gjuhës shqipe dhe aftësive. Po përdoren për momentin për industri që kërkojnë aftësi më të ulët, po vijnë punëtorë fasonerie, në rregullimin e rrugëve, në ndërtim.

Zëvendësministri i Jashtëm Agron Tare e sheh këtë fenomen si pjesë e një dinamike normale. “Po integrohemi në BE, dhe është normale në ato shtete, në duhet të mësohemi se përpara këtë rrugë e kemi bërë ne. Por mos të keqkuptohemi, vetëm 1 mijë viza pune janë dhënë vitin e kaluar. Janë shumë pak. Patjetër që është për t’u studiuar nga ana sociologjike, qeveria duhet të bëj të vetën, por nuk duhet parë si dramë por diçka normale”, tha ai në A2 Business.

Sociologu Kosta Bajraba mbështet këtë ide duke thënë se “liberalizimi i punëtorëve të huaj në tregun e punës nuk është gjë e keqe është në linjë me përafrimin e legjislacionit shqiptar me atë europian. Punëtorët nga Bangladeshi do të bëjnë ato punë që nuk po prekin më me dorë shqiptarët” ./A2

Pas

‘Shpërdorim detyre’ dhe ‘Shkelje e barazisë në tendera dhe ankande publike’, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Voltana Ademi

Para

Njerëzit e verbër tregojnë se ‘çfarë i tërheq fizikisht’ tek një person!

Para
Njerëzit e verbër tregojnë se ‘çfarë i tërheq fizikisht’ tek një person!

Njerëzit e verbër tregojnë se 'çfarë i tërheq fizikisht' tek një person!

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Dubai lë pas New York-un si qyteti më tërheqës për të pasurit në botë, sipas renditjes së Savills

Dubai lë pas New York-un si qyteti më tërheqës për të pasurit në botë, sipas renditjes së Savills

nga Fast News
09:00 | 13/11/2025
0

6 shenja se keni personalitet të fortë që i “frikëson” të tjerët

6 shenja se keni personalitet të fortë që i “frikëson” të tjerët

nga Fast News
08:30 | 13/11/2025
0

Qeveria bën sërish ndryshime në administratë, ja kush janë emrat

Qeveria bën sërish ndryshime në administratë, ja kush janë emrat

nga Fast News
07:30 | 13/11/2025
0

Georgieva dhe Lagarde: Pavarësia e Bankës së Shqipërisë, themel i progresit kombëtar

Georgieva dhe Lagarde: Pavarësia e Bankës së Shqipërisë, themel i progresit kombëtar

nga Fast News
07:00 | 13/11/2025
0

Recent News

Dubai lë pas New York-un si qyteti më tërheqës për të pasurit në botë, sipas renditjes së Savills

Dubai lë pas New York-un si qyteti më tërheqës për të pasurit në botë, sipas renditjes së Savills

09:00 | 13/11/2025
6 shenja se keni personalitet të fortë që i “frikëson” të tjerët

6 shenja se keni personalitet të fortë që i “frikëson” të tjerët

08:30 | 13/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar