Kryetarja e bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademin, është paditur në SPAK për ‘shpërdorim detyre’, nga kandidati për president i klubit të Vllaznisë, Almiro Gurakuqi.
Gurakuqi bëri ofertë për të blerë klubin, por anëtarët e Njësisë së Ankandit vendosën ta skualifikon për parregullësi në dokumenta.
Por Gurakuqi ‘nuk u dorëzua’ dhe vendosi që ta ankimonte vendimin në Komisionin e Konkurrencës dhe fitoi gjyqin me Bashkinë Shkodër duke qenë i rregullt me dokumentat.
‘Në kallëzim kemi marrë pjesë si ofertues në ankandin e zhvilluar në datën 19.5.2021 janë skualifikuar nga kjo procedurë ankandi. Kundër këtij vendimi kemi bërë ankimim në KPP, duke parashtraur edhe shkaqet përkatëse. Ne do të ndjekim rrugën administrative të ankimit dhe atë gjyqësore po që nevoja, por krahas saj po paraqesim edhe këtë kallëzim penal pasi jemi të bindur se nga të kallëzuarit janë konsumuar elementë të veprës penale. Në kënvështirimin tonë, veprime e Ademit së bashku me veprimet e anëtarëve të Njësisë së Ankandit, vendimet e marra prej tyre, përbëjnë veprime që konsumojnë veprat penale ‘Shpërdorimit të detyrës’.’- thuhet në padi.
Njoftimi i plotë i Bashkisë Shkodër për ankandin e mbajtur:
Sot me datë 19/05/2021 në bashkinë Shkodër Njësia e Ankandit ,e ngritur me urdhërin e titullarit të Bashkisë Shkodër nr.54, datë 22.01.2021 “Për krijimin e njësisë së ankandit me objekt:“Shitje me ankand aksionet e klubit të futbollit “Vllaznia” sh.a në masen 100%”,
pasi ka shqyrtuar dhe vlerësuar të gjithë dokumentacionin e subjekteve ofertues me kujdes, në përputhje me
përcaktimet ligjore të ligjit nr.9874, datë 14.02.2008 “Për ankandin Publik”, të ndryshuar, dhe VKM 1719, datë 17.12.2008 ” Për miratimin e rregullave të ankandit publik”, të ndryshuar,
sipas kushteve dhe kërkesave të përcaktuara në njoftimin e ankandit,
sipas dokumenteve standarte të ankandit,
dhe dokumentacionit në dosjen e ofertave përkatëse,
ka njoftuar me shkrim secilin subjekt ofertues mbi vlerësimin e dokumentacionit teknik përkatës.
Pas përfundimit të afateve ligjore të ankimimit/rishikimit administrativ, subjektet e kualifikuara do të njoftohen me shkrim dhe nepërmjet adresës elektronike nga Autoritei Shitës bashkia Shkodër, për datën dhe vendin e zhvillimit të proçedurës vijuese të ankandit.