Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, u shpreh se, në vitin 2016 në Shqipëri u mboll kanabis në çdo fshat dhe cep të vendit, me lejen e shtetit dhe, sipas tij, kjo ishte dhe arsyeja përse nuk folën edhe ambasadorët.
“Kanabisi nuk është më si në 2016, pasi duke prodhuar pafundësisht duhet të paguaje shumë taksa për policinë, çmimi ra, pasi kishte shumë kosto, punëtorët etj.. Policia merrte shumë lekë, arriti puna që pastaj, që nga ajo që nuk po bëheshin pagesa kesh, shumë nga depot që u kapën atëherë ishin depo të policisë, pra merrte mall se s’kishin më lekë, klering. Skafet në Vlorë, disa nga ato grupet që u kapën një në tri rrugë ishte e policisë dy ishin të grupeve.
Viti 2016 ka qenë viti më i mirë, madje rekord, në 2016 nuk kishte shqiptarë që kërkonin azil në Europë, sepse nisën të punonin tokën, në fshat po mbilleshin, madje erdhën edhe nga jashtë për t’u kthyer në Shqipëri. Viti 2016 ishte me licencë qeveritare mbjellja u bë nga lart jo nga poshtë, prandaj mbyllën sytë dhe ambasadorët”, u shpreh Hoxha.
Hoxha u shpreh se viti 2016 ishte një vit i mbrapsht, pasi mbjellja masive e kanabisit, solli më pas vrasje dhe zhdukje të shumë personave.
“Vetëm në Vlorë në 2016-2018 patëm 16 të rrëmbyer dhe të zhdukur. Vitin e kaluar ne patëm tre të vrarë për kanabis, ndërkohë viti 2016 krijoi atentate të shtuara.
“Sot ne kemi një situatë e cila është e ndërvarur, nga problemet që sjellë trafiku i kokainës ,prandaj sot qytetet kryesore që kanë atentatet janë Vlora. Vrasjet atje së fundi janë bërë për persona që janë kthyer nga Spanja. Unë kam një hartë të krimit në Shqipëri, e para Vlora, ku ka një shtim të tipit mafioz, për mënyrën si organizohet dhe kosto që ka një atentat. Vlora ka kryesisht atentate që kanë të bëjnë për drogat e forta, viktimat në Vlorë ose vijnë nga Belgjika Holanda ,Spanja etj.. Krimet e bëra në Vlorë ende nuk janë zbuluar”, tha gazetari Hoxha.
Marrë nga TPZ.al