Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Bota

Përplasje e ashpër/ Tension mes Biden dhe Putin, Zëri i Amerikës zbardh telefonatën e rëndësishme

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Bota
0
Përplasje e ashpër/ Tension mes Biden dhe Putin, Zëri i Amerikës zbardh telefonatën e rëndësishme
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti Joe Biden i tha Presidentit Rus Vladimir Putin në një telefonatë të premten se ai duhet të “ndërmarrë veprime” kundër kriminelëve kibernetikë që veprojnë në Rusi dhe se Shtetet e Bashkuara gëzojnë të drejtën për të “mbrojtur popullin e tyre dhe infrastrukturën e jetike”, njoftoi Shtëpia e Bardhë.

Biseda telefonike mes dy udhëheqësve vjen më pak se një muaj nga takimi i tyre në Gjenevë, kur Presidenti Biden paralajmëroi kundër sulmeve të vazhdueshme kibernetike që vijnë nga Rusia ndaj bizneseve dhe infrastrukturës amerikane. Një sulm i ri kibenetik i lidhur me grupin REvil me qendër në Rusi, shkaktoi probleme të mëdha fundjavën e kaluar, duke prekur 1,500 biznese.

Shtëpia e Bardhë tha se “Presidenti Biden nënvizoi nevojën që Rusia të ndërmarrë veprime për t’i goditur grupet kibernetike që veprojnë në Rusi dhe theksoi se ai është i përkushtuar për vazhdimin e angazhimit për t’u përballur me kërcënimin e gjerë që paraqesin këto sulme”.

“Presidenti Biden përsëriti se Shtetet e Bashkuara do të ndërmarrin çdo veprim të nevojshëm për të mbrojtur njerëzit dhe infrastrukturën e tyre jetike përballë kësaj sfide të vazhdueshme”, thuhej në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë.

Biseda e fundit mes dy udhëheqësve botërorë pason një seri sulmesh ndaj infrastrukturës jetike dhe korporatave të mëdha çka po trajtohet nga administrata Biden si një problem urgjent që kërcënon sigurinë kombëtare.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Një sulm kibernetik në muajin maj ndaj një tubacioni të rëndësishëm në SHBA detyroi kompaninë të ndalë përkohësisht punën. Gazsjellësi Colonial i pagoi një shumë prej rreth 4.4 milionë dollarëve hakerave, kërkuar prej tyre si kusht për të çliruar veprimtarinë e kompanisë. Autoritetet amerikane arritën më pas të rimerrnin një pjesë të madhe të kësaj shume falë një operacioni të zhvilluar muajin e kaluar.

Hakerët arritën gjithashtu t’i zhvasin një shumë prej 11 milionë dollarësh kompanisë JBS SA, përpunuesit më të madh të mishit në botë. /VOA

Pas

Aksioni në Ministrinë e Brendshme/ Abuzuan me tenderin 25 mln euro, kush janë 8 zyrtarët e arrestuar (EMRAT)

Para

Bëri shumë bujë/ Spartak Ngjela e komplimentoi, Bora Zemani i jep ‘live’ përgjigjen e papritur

Para
Bëri shumë bujë/ Spartak Ngjela e komplimentoi, Bora Zemani i jep ‘live’ përgjigjen e papritur

Bëri shumë bujë/ Spartak Ngjela e komplimentoi, Bora Zemani i jep ‘live’ përgjigjen e papritur

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Të prodhosh atlete me robotë! – Prova e suksesshme e markës sportive në Korenë e Jugut

Të prodhosh atlete me robotë! – Prova e suksesshme e markës sportive në Korenë e Jugut

nga Fast News
12:00 | 14/03/2026
0

OSHEE rrit pagat për punonjësit e terrenit dhe inxhinierët elektrikë

OSHEE rrit pagat për punonjësit e terrenit dhe inxhinierët elektrikë

nga Fast News
11:00 | 14/03/2026
0

Një dado filipinase për fëmijën shqiptar

Një dado filipinase për fëmijën shqiptar

nga Fast News
10:30 | 14/03/2026
0

12 karakteristikat e një personaliteti tërheqës

12 karakteristikat e një personaliteti tërheqës

nga Fast News
10:00 | 14/03/2026
0

Recent News

Të prodhosh atlete me robotë! – Prova e suksesshme e markës sportive në Korenë e Jugut

Të prodhosh atlete me robotë! – Prova e suksesshme e markës sportive në Korenë e Jugut

12:00 | 14/03/2026
OSHEE rrit pagat për punonjësit e terrenit dhe inxhinierët elektrikë

OSHEE rrit pagat për punonjësit e terrenit dhe inxhinierët elektrikë

11:00 | 14/03/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora