• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Një tjetër goditje e fortë/ Arrestohen zyrtarët e lartë në Korçë, ja çfarë thotë policia

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Të gjitha
0
Një tjetër goditje e fortë/ Arrestohen zyrtarët e lartë në Korçë, ja çfarë thotë policia
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Goditet një tjetër veprimtari kriminale në vendin tonë.

Operacioni u krye në fushën e falsifikimit të dokumenteve dhe shpërdorimit të detyrës.

“Shpërdoruan detyrën duke falsifikuar kontrata qiramarrjeje për ambiente që do të përdoreshin nga Posta Shqiptare në filialet Korçë, Maliq, Pogradec, vihen në pranga ish-drejtori dhe ish-specialisti i sigurisë pranë Postës Korçë, shpallet në kërkim 1 shtetas tjetër.

Ekzekutohet masa shtrënguese “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”, caktuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë për 7 punonjës të tjerë të Postës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në pranga kanë rënë  Valter Gora, ish-Drejtor i Postës Korçë dhe Albano Bibo, ish-specialist sigurie.

Ndërkaq është vendosur masë shtrënguese “ndalim i daljes jashtë shtetit” për 7 punonjës të tjerë: Adriana Koxheri, Kamela Myrte, Anila Koroveshi, Bardhyl Pane, Elona Galo, Bledian Çoçka, Ermira Morava.

NJOFTIMI ZYRTAR I POLICISE:

Finalizohet operacioni policor “Kontrata”.

Operacioni për goditjen e veprimtarisë kriminale ne fushën e falsifikimit të dokumenteve dhe shpërdorimit të detyrës. Operacioni i zhvilluar pas një hetimi disamujor, nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar në DVP Korçë, në bashkëpunim me Komisariatet e Policisë Korçë dhe Pogradec, nën drejtimin e Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë.

Shpërdoruan detyrën duke falsifikuar kontrata qiramarrjeje për ambiente që do të përdoreshin nga Posta Shqiptare në filialet Korçë, Maliq, Pogradec, vihen në pranga ish-drejtori dhe ish-specialisti i sigurisë pranë Postës Korçë, shpallet në kërkim 1 shtetas tjetër.

Ekzekutohet masa shtrënguese “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”, caktuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë për 7 punonjës të tjerë të Postës.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Komisariatet e Policisë Korçë dhe Pogradec, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e falsifikimit të dokumenteve dhe veprave penale të kryera kundër veprimtarisë shtetërore, nga persona të cilët ushtrojnë funksione publike, pas një hetimi disamujor, finalizuan operacionin e koduar “Kontrata”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi i shtetasve:

  1. G., 41 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec (me detyrë ish-drejtor i Postës Shqiptare dega Korçë) dhe A. B., 34 vjeç, banues në Korçë (me detyrë ish-specialist sigurie pranë këtij institucioni), për të cilët Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, me vendimin e datës 06.07.2021, kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu u shpall në kërkim për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer ne bashkëpunim, shtetasi S. M., 39 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec, si dhe u ekzekutua masa shtrënguese “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”, vendosur nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë për shtetasit e mëposhtëm

  1. K., 59 vjeçe, banuese në Korçë, K. M., 28 vjeçe, banuese në Korçë, A. K., 53 vjeçe, banuese në Korçë, B. P., 66 vjeç.
Pas

“SPAK e kapi gafil” Gazetari nxjerr detajet e forta nga arrestimi i Fatos Tushes: Në zyrë me të ishte dhe një Prokuror

Para

Me syze dhe pa pranga/ Ja momenti kur ish-zv.ministrja Rovena Voda mbërrin në SPAK (FOTO)

Para
Me syze dhe pa pranga/ Ja momenti kur ish-zv.ministrja Rovena Voda mbërrin në SPAK (FOTO)

Me syze dhe pa pranga/ Ja momenti kur ish-zv.ministrja Rovena Voda mbërrin në SPAK (FOTO)

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Rama jep premtimin: Pensionistët do ta marrin bonusin e këtij fundviti para festave!

Rama jep premtimin: Pensionistët do ta marrin bonusin e këtij fundviti para festave!

nga Fast News
22:31 | 12/11/2025
0

Lamtumirë frigoriferëve tradicionalë, shkencëtarët zbulojnë metodën e re të ftohjes

Lamtumirë frigoriferëve tradicionalë, shkencëtarët zbulojnë metodën e re të ftohjes

nga Fast News
09:30 | 12/11/2025
0

Kullat, përveçse po zgjerohen më tej në Tiranë, tashmë po “pushtojnë” dhe bregdetin

Kullat, përveçse po zgjerohen më tej në Tiranë, tashmë po “pushtojnë” dhe bregdetin

nga Fast News
09:00 | 12/11/2025
0

1 mld euro eksporte bujqësore në 2030-ën,  cilësia “çelësi” për në BE

1 mld euro eksporte bujqësore në 2030-ën, cilësia “çelësi” për në BE

nga Fast News
08:30 | 12/11/2025
0

Recent News

Rama jep premtimin: Pensionistët do ta marrin bonusin e këtij fundviti para festave!

Rama jep premtimin: Pensionistët do ta marrin bonusin e këtij fundviti para festave!

22:31 | 12/11/2025
Lamtumirë frigoriferëve tradicionalë, shkencëtarët zbulojnë metodën e re të ftohjes

Lamtumirë frigoriferëve tradicionalë, shkencëtarët zbulojnë metodën e re të ftohjes

09:30 | 12/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar