Fatjon dhe Klodian Lika, vëllezër me njëri-tjetrin janë vënë në pranga mbrëmjen e sotme nga policia e Kurbinit. Mësohet se të dy janë kapur në në aksin dytësor të rrugës Kurbin-Milot.
Vëllezërit po udhëtonin me automjetin me targa ‘AA250XM’, që drejtohej nga Fatjon Lika, dhe policia u ka bërë shenjë që të ndalojnë. Por, drejtuesi ka rritur shpejtësinë dhe në momentin që i është larguar patrullës së bluve, ka dalë nga makina dhe është larguar me vrap, sipas dosja.al
Punonjësit e policisë rrugore janë vënë në ndjekje të Likës, ndërsa ky i fundit ka nxjerrë armën dhe i ka lërcënuar. Pas disa momentesh policia i ka arrestuar të dy vëllezërit dhe i ka dërguar në komisariat.