Humoristi nga Saranda, Haki Spaho është ndarë nga jeta sot në moshën 70-vjeçare si pasojë e ishemisë cerebrale.
Spaho njihet si aktor i estradës së qytetit të Sarandës,ai ishte një talent i lindur, krijues i qindrave roleve dhe me një pasuri personazhesh ndër vite.
Humoristi sarandiot ka marrë pjesë edhe në filmin “Mysafirët”.