• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Kapet sasi e konsiderueshme ko kaine në Durrës/ Një nga të arrestuarit godet makinën e operacionales, nxjerr armën 

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Aktualitet
0
Kapet sasi e konsiderueshme ko kaine në Durrës/ Një nga të arrestuarit godet makinën e operacionales, nxjerr armën 
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Policia e Durrësit ka mundur të sekuestrojë një sasi prej 1 kilogramë e 63 gramë kokainë, teka në pranga kanë përfunduar 4 persona, disa prej të cilëve me precedentë të mëhershëm penal.

Personat e arrestuar janë Arian Plaku, Edmond Gjyzeli, Ilir Peraj dhe Stavri Marku.

Gjatë momentit të ndalimit nga policia, shtetasi Edmond Gjylezi ka përplasur me makinën e tij mjetin e forcave operacionale, dhe ka tentuar që të nxjerrë armën nga brezi.

Njoftimi i policisë:

Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje. Finalizohet operacioni policor i koduar “Nënkalimi”. Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, me mbështetjen e Forcës së Posaçme Operacionale në DVP Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës.

Arrestohen në flagrancë 4 shtetas, 2 prej tyre me precedent të theksuar kriminal për vrasje, mbajtje të ambienteve për prostitucion dhe prodhim dhe shitje të narkotikëve. Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 1 kg e 63 gr. lëndë narkotike kokainë, 1 armë zjarri dhe municion luftarak.

Në zbatim të Planit të Masave të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit “Për kontrollin e territorit, parandalimin e ngjarjeve kriminale, kapjen e autorëve që mbajnë armë zjarri pa leje dhe personave në kërkim”, nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, u bë i mundur finalizimi i operacionit të koduar “Nënkalimi”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

A. P., 46 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”; E. Gj., 37 vjeç, banues në Durrës.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative për implikimin e këtyre shtetasve në veprimtarinë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike në Durrës.

Fillimisht, shërbimet e Policisë, rreth orës 14:15, në vendin e quajtur “Nënkalimi i Urës së Dajlanit”, kanë ndaluar mjetin tip “BMW”, me drejtues shtetasin E. Gj. dhe pasagjer shtetasin A. P. Gjatë kontrollit në mjet, në pjesën e poshtme të sediljes, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 kg e 63 gr. lëndë narkotike të dyshuar kokainë.

Në momentin e ndalimit, gjatë kontrollit fizik, shtetasit E. Gj. iu gjet në brez një armë zjarri pistoletë me 14 fishkë. Ky shtetas, gjatë ndalimit të mjetit nga forcat e Policisë, ka goditur automjetin e agjentëve të Forcës së Posaçme Operacionale me automjetin e tij dhe gjatë arrestimit, ka tentuar të nxjerrë nga brezi armën e zjarrit.

Gjithashtu, në vijim të operacionit dhe mbajtjes nën vëzhgim nga agjentët e Forcës Operacionale në lagjen nr. 13, Plazh, Durrës, u arrestuan në flagrancë shtetasit: I. P., 52 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprat penale “Vrasja” dhe “Mbajtja e ambienteve për prostitucion” dhe S. M., 60 vjeç, banues në Tiranë, pasi janë të dyshuar si të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 kg e 63 gr. lëndë narkotike e dyshuar kokainë, 1 armë zjarri pistoletë me 14 fishekë, 4 aparate celular dhe 2 automjete.

Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës vijon puna për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

 

Pas

DJ i njohur gjendet i vdekur në tarracën e një lokali, shoqërohen 4 persona

Para

”Kanë ngrënë shumë bakllava për Bajram”, spitali shqiptar mbushet plot me pacientë

Para
”Kanë ngrënë shumë bakllava për Bajram”, spitali shqiptar mbushet plot me pacientë

”Kanë ngrënë shumë bakllava për Bajram”, spitali shqiptar mbushet plot me pacientë

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Georgieva dhe Lagarde: Pavarësia e Bankës së Shqipërisë, themel i progresit kombëtar

Georgieva dhe Lagarde: Pavarësia e Bankës së Shqipërisë, themel i progresit kombëtar

nga Fast News
07:00 | 13/11/2025
0

Rama jep premtimin: Pensionistët do ta marrin bonusin e këtij fundviti para festave!

Rama jep premtimin: Pensionistët do ta marrin bonusin e këtij fundviti para festave!

nga Fast News
22:31 | 12/11/2025
0

Lamtumirë frigoriferëve tradicionalë, shkencëtarët zbulojnë metodën e re të ftohjes

Lamtumirë frigoriferëve tradicionalë, shkencëtarët zbulojnë metodën e re të ftohjes

nga Fast News
09:30 | 12/11/2025
0

Kullat, përveçse po zgjerohen më tej në Tiranë, tashmë po “pushtojnë” dhe bregdetin

Kullat, përveçse po zgjerohen më tej në Tiranë, tashmë po “pushtojnë” dhe bregdetin

nga Fast News
09:00 | 12/11/2025
0

Recent News

Georgieva dhe Lagarde: Pavarësia e Bankës së Shqipërisë, themel i progresit kombëtar

Georgieva dhe Lagarde: Pavarësia e Bankës së Shqipërisë, themel i progresit kombëtar

07:00 | 13/11/2025
Rama jep premtimin: Pensionistët do ta marrin bonusin e këtij fundviti para festave!

Rama jep premtimin: Pensionistët do ta marrin bonusin e këtij fundviti para festave!

22:31 | 12/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar