• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

ILD nis hetimin ndaj 18 gjyqtarëve e prokurorëve nga Elbasani, Tropoja e Vlora, bënë kërdinë

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Aktualitet
0
ILD nis hetimin ndaj 18 gjyqtarëve e prokurorëve nga Elbasani, Tropoja e Vlora, bënë kërdinë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Inspektorati i Lartë i Drejtësisë ka nisur inspektimin në disa prokurori në lidhje me mënyrat e caktimit të masave të sigurisë.

Në një njoftim për shtyp, ILD bën me dije se ka nisur procesi hetimor dhe procedimi disiplinor ndaj 18 magjistratëve (gjyqtarë e prokurorë) në Gjykatat e Prokuroritë e Rretheve Elbasan, Vlorë, Dibër, Tropojë, etj., lidhur me problematika që lidhen me institutin e lirimeve para kohe me kusht, zvarritje të procedurave të hetimit e proceseve gjyqësore, si dhe shkelje të rënda etike.

NJOFTIM PER SHTYP

Në përgjigje të interesit të disa gazetarëve për cështje specifike në trajtim, nënvizojmë qëndrimin, se Inspektori i Lartë i Drejtësisë përgjatë zhvillimit të procedurave të hetimit disiplinor, i kushton një rëndësi të veçantë të drejtës së informimit të publikut, por njëkohësisht duhet të garantojë edhe mbrojtjen e integritetit dhe figurën e magjistratit, interesat ligjore të personave të tretë, si dhe të kujdeset, që në kuadër të administrimit të të dhënave apo dokumenteve, të mos cenohet funksioni dhe qëllimi i veprimtarisë së zyrës së ILD-së.

 

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

 

Megjithatë në respekt të interesit të gazetarëve e të drejtës për informim publik, zyra e ILD bën të ditur se prej datës 1 shkurt 2020, kur nis veprimtaria e institucionit, janë mbi 3900 ankesa, që po administrohen dhe trajtohen. Bëhet fjalë për ankesat e paraqitura pranë ILD-së në këto 17 muaj, nga qytetarë apo institucione, por edhe një numër i madh praktikash dokumentare të trashëguara nga institucione të mëparshme, që kanë qenë përgjegjëse për procedimin disiplinor të magjistratëve, si dhe atyre, që kanë vepruar gjatë periudhës kalimtare 2017-2020, deri në ngritjen e institucionit të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

Ky fond i konsiderueshëm arkivor përbëhet nga ankesa të patrajtuara, ankesa të trajtuara pjesërisht apo në faza fillestare të shqyrtimit të tyre, si dhe raste të hetuara pjesërisht apo të papërfunduara nga ana e organeve të mëparshme, si Inspektorati i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Ministria e Drejtësisë, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, Prokurori i Përgjithshëm, Këshilli i Lartë Gjyqësor, apo Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Procedurat e ndjekura nga organet e mëparshme për trajtimin e këtyre praktikave dokumentare, për shkak të kompetencave të kufizuara e të ndara ndërmjet organeve të ndryshme gjatë periudhës kalimtare, rezulton se janë zhvilluar në mënyrë jo të plotë dhe të pjesshme.

Me qëllim krijimin e një edukate, që shmang kulturën e pandëshkueshmërisë dhe harresës, Inspektori i Lartë i Drejtësisë po i shqyrton praktikat e trajtuara pjesërisht nga ana e organeve të mëparshme, përmes një metodologjie të posacme, të miratuar e publikuar në faqen zyrtare. Ankesat apo praktikat dokumentare, trajtohen sipas një radhe përparësie të bazuar në kritere si: data e dorëzimit, faza e trajtimit nga ana e organeve të mëparshme, tipologjia ose urgjenca e trajtimit të ankesës, respektimi i parimit të barazisë dhe objektivitetit, si dhe koha e nevojshme për shqyrtimin dhe vlerësimin e secilës praktikë dokumentare.

Pikërisht nga shqyrtimi i praktikave të shqyrtuara pjesërisht nga ana e organeve të mëparshme, si dhe ankesave të ardhura nga qytetarët pranë ILD-së, janë nisur procese hetimi dhe procedimi disiplinor ndaj 18 magjistratëve (gjyqtarë e prokurorë), në Gjykatat e Prokuroritë e Rretheve Elbasan, Vlorë, Dibër, Tropojë etj., mbi problematika që lidhen me institutin e lirimeve para kohe me kusht, zvarritje të procedurave të hetimit e proceseve gjyqësore, si dhe shkelje të rënda etike.

Paralelisht Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka nisur inspektimet tematike e institucionale pranë gjykatave, zyrave të prokurorive dhe administratave të tyre, me objekt respektimin e legjislacionit procedural penal, mbi kushtet dhe kriteret për caktimin e masave të sigurimit. Ky inspektim po kryhet pranë prokurorive të rretheve gjyqësore Shkodër, Fier e Vlorë.

Inspektori i Lartë i Drejtësisë garanton opinionin publik se prioritet i punës së tij është shqyrtimi dhe vlerësimi me seriozitet i të gjitha pretendimeve të paraqitura, si nga qytetarët ashtu edhe institucionet, lidhur me veprimet, mosveprimet ose sjelljet e magjistratëve brenda apo jashtë funksionit të tyre.

 

Pas

 Policia aksion  si nëpër filma në Shkodër,  dro gë, ar më dhe municion luftarak, në pranga 2 vajza dhe 4 djem

Para

Video/ Copëza makine dhe pellgje gja ku, pamje nga aksidenti në Fier që i mori jetën 19-vjeçares

Para
Aksident në mes të Tiranës, ish-deputeti përplaset me makinë dhe përfundon brenda një dyqani

Video/ Copëza makine dhe pellgje gja ku, pamje nga aksidenti në Fier që i mori jetën 19-vjeçares

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Koleksionisti francez që mblodhi mbi 200 mijë sende, veshje dhe objekte të Brigitte Bardot

Koleksionisti francez që mblodhi mbi 200 mijë sende, veshje dhe objekte të Brigitte Bardot

nga Fast News
14:00 | 17/01/2026
0

Kushti i Ramës për kryebashkiakët: 1 mijë investime përmes Paketës së Maleve ose nuk rikandidoni

Kushti i Ramës për kryebashkiakët: 1 mijë investime përmes Paketës së Maleve ose nuk rikandidoni

nga Fast News
13:10 | 17/01/2026
0

20 shprehi ditore që ju bëjnë më të mençur

20 shprehi ditore që ju bëjnë më të mençur

nga Fast News
13:00 | 17/01/2026
0

“BBC -ja dhe Churchilli si leksion historie për RTSH-në”

“BBC -ja dhe Churchilli si leksion historie për RTSH-në”

nga Fast News
12:30 | 17/01/2026
0

Recent News

Koleksionisti francez që mblodhi mbi 200 mijë sende, veshje dhe objekte të Brigitte Bardot

Koleksionisti francez që mblodhi mbi 200 mijë sende, veshje dhe objekte të Brigitte Bardot

14:00 | 17/01/2026
Kushti i Ramës për kryebashkiakët: 1 mijë investime përmes Paketës së Maleve ose nuk rikandidoni

Kushti i Ramës për kryebashkiakët: 1 mijë investime përmes Paketës së Maleve ose nuk rikandidoni

13:10 | 17/01/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar