Në “Wembley” qëndron Italia, me të kaltërit që ia dolën mbanë nga pika e bardhë penalltisë përballë Spanjës, e cila në barazimin e katërt në këtë europian nuk mundi dot të vazhdojë më tej dhe me Mancinin që tashmë është vetëm një hap kurorzimit të kryeveprës së tij.
Vendosi Donnarumma, por dhe gabimet e Olmos dhe Moratës, me këtë të dytin që çoi ndeshjen deri në shtesë për të parë Jorginhon që të çonte Italinë në finale.
Në “Wembley” ndeshja filloi si një përballje shahu mes dy mjeshtrave të mëdhenj, që ishin vënë në studim të lëvizjeve të kundërshtarit, me Italinë që u duk se e pati më tepër iniciativën madje dhe kur Unai Simon për pak sa nuk bëri të harrohej heroizimi i tij në 11 metërshat ndaj Zvicërs, por Barella nuk shfrytëzoi dot portën e boshatisur.
Gjithsesi me kalimin e minutave Spanja mori topin dhe frenat e lojës pavarësisht se kontrolli i tyre nuk ishte mbytës dhe loja pothuajse e barabartë. Gjithsesi Olmo tregoi se ekipit të Enriques i mungoi finalizimi kur i vetëm përballë Donnarummës fali golin e sigurt.
Ndërkohë Italia u përgjigj para pushimit me Emersonin, që ndoshta u tregua egoist në këtë goditje. Nga dhomat e zhveshjes dushin e ftohtë duket se e kishin bërë spanjollët që ishin më të zhdërvjelltë, por nuk kishin rregulluar shënjestrën.
Gjithsesi dushin e ftohtë mendoi t’ja bënte Italia, me Chiesën që pak sekonda para zëvendësimit të Italisë e fiku Spanjën në qendër, duke ja dërguar Simonit topin në fundin e rrjetës, me yjet spanjoll që thjesht rrinë e vështrojnë.
Goli i epërsisë italiane ndezi spanjën, por Olmo sërish ngatërroi koordinatat e portës (66) me kokë nga dy hapa, ndërsa në krahun tjetër Simon u përgjigj ndaj Berardit në dy raste madje. Gjithsesi Spanja e gjeti golin në pikën më të fortë të italisë, në qendër të mbrojtjes, ku Morata shënoi një supergol duke hyrë në mes të dy profesorëve të tij, Bonucci-Chiellini.
Një gol që coi Spanjën dhe njëherë tjetër në shtesë ku sërish iberikët ishin më lartë në kontroll me Olmon që në të 98-tën u ndal nga Donnaruma ndërsa Italia pa t’i anullohej një gol me Berardin.
Në këto kushte gjithcka do të zgjidhej dhe njëherë nga pika e bardhë, ku Simon filloi menjëherë fort duke pritur penalltinë e Locatellit, por menjëherë Spanja nuk shfrytëzoi epërsinë me Olmon që e flaku topin te tifozët. Belloti, Bonucci, Moreno, Thiago Alcantara, Bernardeschi realizuan të gjithë me radhë deri në castin kur Moratta, lojtari që coi deri këtu ndeshjen gaboi përballë Donnarumës, për ti dhënë mundësinë specialistit jorginho që të çoi Italinë në finale e Spanjën në shtëpi./supersport