• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Gjendja Civile regjistron qytetarin në sistem të lindur në lagjen nr 4, por harron qytetin!

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Aktualitet
0
Gjendja Civile regjistron qytetarin në sistem të lindur në lagjen nr 4, por harron qytetin!
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Në Fiks Fare mbërriti një denoncim nga një qytetar i cili kishte hasur probleme me Kartën e Identitetit. Në momentin që ai ka rinovuar ID e tij pranë zyrave të Aleat ka vënë re një gabim në vendlindjen e tij , ku shkruhej lagjja nr.4 pa emrin e qytetit. Qytetari shpjegon se në momentin e tërheqës së ID pranë Aleat-it të Njësisë 4 ka refuzuar të marri kartën, pasi në të nuk shkruhej qyteti i lindjes por vetëm lagjja.

Punonjësja e Aleat i shpjegon se nuk është gabim i Aleat por që ashtu figurojnë të dhënat e zotërisë në sistem. Për të bërë ndryshimin në sistem ai duhet t’i drejtohej Njësisë Nr.4 për korrigjim. Edhe në këtë njësi qytetarit i tregojnë se ashtu figuron në sistem vendlindja e tij, pra në Lagjen nr.4. Por ky gabim qytetarit i ka kushtuar shumë, pasi i ka krijuar probleme kudo që është paraqitur pasi dokumenti bazë siç është Karta e Identitetit nuk ka patur vendlindjen si qytet.

Në këto kushte qytetari i drejtohet gjendjes civile nr. 4 për gabimin që ka hasur duke ju eliminuar qyteti i lindjes dhe lënë vetëm lagjja nr.4. Punonjësit e gjendjes civile i japin një formular për të plotësuar në mënyrë që të bëjnë rregullimin në sistem.

Pas disa ditësh qytetari merret në telefon nga gjendja civile dhe i komunikohet se i janë ndryshuar të dhënat, pra i është vënë më në fund edhe qyteti i lindjes. Por edhe pse ky nuk ishte një gabim i tij, ai sërish është i detyruar të paguaj për rinovimin e Kartës së Identitetit pas ndryshimit të të dhënëve personale. Ai me të drejtë pyet punonjësen e gjendjes civile se pse duhet të paguajë për një gabim të kësaj të fundit, punonjësja i përgjigjet se duhet ta paguajë vetë ose mos ta bëj fare.

Pra edhe pse kishte pritur më shumë se 6 muaj për të bërë ndryshimet në gjendjen civile, kjo e fundit edhe pse kishte hedhur gabim të dhënat personale në sistem nuk mban asnjë përgjegjësi. Qytetari edhe pse jo për faj të tij penalizohet duke pohuar sërish për rinovimin e Kartës së Identitetit kësaj radhe me të dhënat e rregullta, në rastin konkret me emrin e qytetit ku ka lindur.

Qytetari në gjendjen civile nr. 4

Qytetari: Më fal a mund t’ju pyes diçka? Për një kartë identiteti të lëshuar që në dhjetor, që ka një gabim ku mund të… ndonjë përgjegjës ose përgjegjëse që të bisedoj të flas? Sepse është eliminuar qyteti i lindjes dhe është lënë vetëm lagjja numër 4.

Punonjësi gjendjes civile: Duhet të plotësosh dokumentat.
Qytetari: Po pra dhe si duhet të veproj unë? Të plotësoj këtë? Më fal nuk më sqarove çfarë duhet të bëj me këtë?
Punonjësja gjendjes civile: Duhet të mbledhësh ato dokumentat që ke aty dhe t’i sjellësh.
Qytetari: Do t’i mbledh t’i sjell?
Punonjësja gjendjes civile: Ke qenë regjistruar diku tjetër?
Qytetari: Jo fare, vetëm këtu gjithë kohës.
Punonjësja gjendjes civile: Ne i mbledhim por duhet pak kohë, nëse i do më shpejt te Bashkia e Tiranës.
Qytetari: Nuk ka problem, vetëm të më zgjidhet, më kupton, të më bëhet vendlindja Tiranë. Jam shumë dakord nuk ka problem le të zgjasë. E di pse se gabimi juaj dhe po vuaj pasojat në dhjetor – qershor, 6 muaj. Ishalla nuk pres edhe 6 muaj do Zoti mos të shkoj kaq gjatë.

Qytetari pasi është njoftuar me telefonatë se i janë ndryshuar të dhënat, drejtohet sërish pranë gjendjes civile nr. 4.

Qytetari: Përshëndetje si jeni? Më keni marrë në telefon për këtë kartën e identitetit, që janë ndryshuar të dhënat, për një gabim që ishte bërë nga ana juaj u hoq vendlindja Tiranë dhe u vendos lagjja 4.
Punonjësja gjendjes civile:Në sistem e ke lindur në Tiranë.
Qytetari: Po në kartë lexoje pak si është.
Punonjësja gjendjes civile: Është lagjja 4.
Qytetari: Do hidhet Tiranë dhe do eliminohet lagjja 4? Këtë unë e kam bërë para 6 muajve duhet ta paguaj unë apo ….?
Punonjësja gjendjes civile: Ti do ta paguash sepse qe në momentin që ke aplikuar të është sqaruar si procedurë.
Qytetari: Jo fare, nuk më është sqaruar. Erdha edhe këtu u ankova, prit të mbaroj. Nuk të duket një gafë shumë e madhe ndoshta edhe në shkallë botërore, të heqësh Tiranë dhe të lësh lagjja numër 4?
Punonjësja gjendjes civile:Ke firmosur formularin.
Qytetari: Po pra, po ju nuk mbani përgjegjësi, nuk e quani gafë të heqësh tiranë dhe të vesh lagjja 4, nuk ndiheni fajtor fare? Nuk mbani përgjegjësi për të kërkuar ndjesë ose falje?
Punonjësja gjendjes civile:Normalisht tek puna ime në rregull jam. Tani ti e kishe lagjja 4 Tiranë dhe do të mbetej lagjja 4.
Qytetari: Po lagjja 4, ku përshembull? Në Kukës, në Sarandë?
Punonjësja gjendjes civile: Në Tiranë.
Qytetari: Për një gafë tuajën duhet të paguaj 1500 lekë të tjera unë përsëri? Të duket normale që unë të paguaj 1500 lekë përsëri?
Punonjësja gjendjes civile: Mos e bëj.

Marrë nga Top Channel

Pas

Infektimi me dy variante të virusit në të njëjtën kohë/ Ekspertët ngrenë alarmin: Është e mundur

Para

“Mos fluturo, kudo ka radarë dhe kamera”/ Policia apel shoferëve: Qëllimi s’është gjoba, por…

Para
“Mos fluturo, kudo ka radarë dhe kamera”/ Policia apel shoferëve: Qëllimi s’është gjoba, por…

"Mos fluturo, kudo ka radarë dhe kamera"/ Policia apel shoferëve: Qëllimi s'është gjoba, por...

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Qeveria zbardh programin për 4 vitet e ardhshme, ja ku do të ndërhyhet

Qeveria zbardh programin për 4 vitet e ardhshme, ja ku do të ndërhyhet

nga Fast News
22:57 | 17/09/2025
0

Kryeministri Rama takon sot në Bruksel Sekretarin e NATO-s, Mark Rutte. Flitet për sigurinë dhe mbrojtjen

Kryeministri Rama takon sot në Bruksel Sekretarin e NATO-s, Mark Rutte. Flitet për sigurinë dhe mbrojtjen

nga Fast News
09:41 | 17/09/2025
0

Rritet tregtia me pakicë, ndikoi konsumi nga turistët

Rritet tregtia me pakicë, ndikoi konsumi nga turistët

nga Fast News
09:33 | 17/09/2025
0

Paga reale bruto vlen sot 130 euro më pak se në 2020-n; Zhvlerësimi nga rritja e çmimeve

Paga reale bruto vlen sot 130 euro më pak se në 2020-n; Zhvlerësimi nga rritja e çmimeve

nga Fast News
09:24 | 17/09/2025
0

Recent News

Qeveria zbardh programin për 4 vitet e ardhshme, ja ku do të ndërhyhet

Qeveria zbardh programin për 4 vitet e ardhshme, ja ku do të ndërhyhet

22:57 | 17/09/2025
Kryeministri Rama takon sot në Bruksel Sekretarin e NATO-s, Mark Rutte. Flitet për sigurinë dhe mbrojtjen

Kryeministri Rama takon sot në Bruksel Sekretarin e NATO-s, Mark Rutte. Flitet për sigurinë dhe mbrojtjen

09:41 | 17/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar