Një 54-vjeçar është vrarë në Tepelenë.
Ai është Çajup Selimi, personi në foto, i cili u qëllua sot për vdekje me armë zjarri në Tepelenë në derë të shtëpisë.
Selimi, i cili kishte një biznes me materiale ndërtimi, më herët në 2018 ishte dhunuar nga disa persona me levë hekuri dhe u godit me grushte duke i shkaktuar atij dëmtime.
Në atë kohë u tha se ngjarja ndodhi për shkak të konflikteve për konkurrencë në tregti.
Tepelenë/Informacion paraprak.
Rreth orës 21:15 në qytetin Tepelenës, në lagjen “15 Shtatori”, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi Ç.S., rreth 45 vjeç, i cili ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Gjirokastër si pasojë e plagëve të marra.
Menjëherë shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë dhe Forcat Shqiponja të DVP Gjirokastër kanë shkuar në vendngjarje dhe po krehin zonën për kapjen e autorit.
Ndërkohë janë ngritur disa pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit Tepelenë.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.