Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku një 27 vjeçar me origjinë nga Mali në Afrikë, Camara Fantamadi, ka gjetur vdekjen dje nga i nxehti.
Ai u ndje keq teksa kthehej me biçikletë në rrugën që lidh Brindisi me Tuturano në lindje të Italisë.
Temperaturat në zonë ishin mjaft të larta dhe ajri ishte thuaje i papërshtatshëm për frymëmarrje.
Rreth orës 18.00 Camara ndaloi biçiletën dhe u mbështet përtokë. I riu që kishte punuar për disa orë në fushë me mbledhjen e perimeve.
Një kalimtar raportohet se ndaloi për t’i ardhur në ndihmë, por gjithçka ishte e kotë pasi i riu u gjet më pas i vdekur nga grupet e emergjencës.