Çfarë dalloni?
Silueta e qenit
Nëse fillimisht vutë re siluetën e një qeni, kjo do të thotë se ju jeni një person i thjeshtë dhe tepër i qetë. Evitoni dramat, dëshironi të jetoni të relaksuar dhe dini si t’i përshtateni çdolloj situate. Disa njerëz ju shohin si një person fleksibël, të mençur dhe të ndershëm e shumë të tjerë si një njeri i dobët. Faktikisht, jeni në gjendje t’ju jepni drejtim problemeve tuaja. Familja dhe miqtë ju drejtohen shpesh herë për të marrë këshilla e opinione nga ju, pasi i vlerësojnë tej mase ato.
Mund të thuhet se jeni një person impulsiv. Shqetësoheni për atë që mendojnë të tjerët rreth jush dhe shpesh herë e vrisni mendjen më shumë se ç’duhet. Jeni tepër të rezervuar, kështu që të tjerët nuk e zbulojnë dot se çfarë mendoni në situata të caktuara. Jeni të zotët për të fshehur mjaft mirë emocionet ndaj edhe pse nuk keni shumë ‘miq’ rreth vetes, ata pak ju konsiderojnë një mik të vërtetë dhe tepër të ndershëm. Mund të dukeni të ndjeshëm nga jashtë, por jeni shumë të fortë brenda vetes dhe dini si të merrni atë që dëshironi Nuk humbisni asnjë moment për të arritur objektivat e paracaktuara.
Silueta e maces
Në qoftë se patë një mace, kjo do të thotë që jeni një person i qetë dhe shumë i kthjellët, që nuk doni të tërhiqni vëmendje rreth vetes. Jeni po ashtu mjaft të zotë për të pranuar kritikat konsturktive dhe punët e vështira për t’u bërë një person më i mirë, të cilat mund të frymëzojë njerëzit që keni përreth.
Ndonëse jeni të pavarur, të përqëndruar dhe shumë të përgjegjshëm, në të njëjtën kohë jeni jashtëzakonisht të disiplinuar në gjërat që bëni. Në momentin që dikush ju takon për herë të parë, mendon se jeni një person normal, pa asnjë talent të veçantë. Por, ndryshon mendim sapo ju njeh dhe e kupton se sa person special dhe i aftë jeni.