• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Si nisën përplasjet? SPAK mbyll hetimet për Talo Çelën, zbardhet dëshmia e Klevis Allës

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Të gjitha
0
Si nisën përplasjet? SPAK mbyll hetimet për Talo Çelën, zbardhet dëshmia e Klevis Allës
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


SPAK ka mbyllur hetimet për të shumëkërkuarin Talo Çela dhe grupin e tij kriminal, të cilët akuzohen për vrasjen e vëllezërve Haxhia në Durrës dhe për një sërë veprash të tjera kriminale.

Vrasja e vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia ndodhi më 27 prill të vitit 2020, te tregu i makinave, në qytetin bregdetar të Durrësit. Krim të cilin prokurorët e SPAK arritën ta zbardhnin përmes deklarimeve të të penduarit të drejtësisë Klevis Alla.

Alla në dosjen e SPAK thekson se ka qenë ai i cili i ka nxjerrë në prit vëllezërit Haxhia duke i marrë në telefon për t’i dhënë lekët e një borxhi. Sipas tij takimi u la te tregu i makinave, ku Talo Çela dhe Nuredin Dumani i ekzekutuan me breshëri kallashnikovi në makinën e tyre në lëvizje e sipër.

“Besmir Haxhinë e nxora unë në pritë. I telefonova dhe i thashë hajde të të jap lekët e borxhit. E lamë të shiheshim te tregu i makinave. Kur pashë makinën e tij e parakalova. Atë moment Talo Çela dhe Nuredin Dumani, qëlluan me breshëri. Sulmi zgjati 3 minuta. Ne nuk e dinim që në makinë me të ishte edhe vëllai tjetër Viktori. Për vrasjen e Dorian Shkozës, dua të them se Talon e informoja unë për lëvizjet e tij. Vrasjen e Dorianit mendoj e ka bërë Besmir Haxhia dhe Talo, nisur nga karakteristikat trupore. Shofer s’e di kush ka qenë”.

Talo Çela e Nuredin Dumani si dhe Altin Ndocit akuzohen zyrtarisht nga prokuroria për ekzekutimin e vëllezërve Haxhia dhe mbi ta rëndojnë akuzat e vrasjes në rrethana cilësuese, pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, dhe armëmbajtje pa leje.

I penduari Alla në rrëfimin e tij thekson se ka qenë Nuredin Dumani, ai i cili e ka kontraktur për vrasjen e Besmir Haxhisë, duke i treguar dhe një foto të shënjestrës. Alla do të kishte rolin e shoferit dhe do të paguhej 10 mijë euro për këtë shërbim, ndërkohë që shprehet se makina e përdorur në vrasje u ble nga Dumani në zonën e Astirit.

“Kur mbërrita te tuneli në Shënavlash, aty ishte Talo Çela, Altin Ndoci e Nuredini. Talo kishte maskë me fytyrë njeriu. Nuredini kapuc si RENEA, xhup pa krahë me mbishkrimin OFL. Ata zbritën nga makina e tyre dhe morën 3 armë në bagazh. Unë shkova deri aty t’ju dërgoja makinën. Por Talo me kërcënoi: Ma ke thënë, ti do vish me se sbën dhe me ka kërcënuar. Hipa në Toyotan me targa AA 375 XN. Të tre u futën në automjet. Unë telefonova Besmir Haxhinë dhe lashë takimin”, tha Alla.

Klevis Alla Alla rrëfyer përpara prokurorëve edhe motivin e ekzekutimit të vëllezërve Haxhia, si dhe nisjen e konflikteve mes pjestarëve të grupit të Talo Çelës

“Pas ngjarjes në Rinas, filloi përçarja e grupit të Talo Çelës, Dorian Shkozës, Altin Ndocit e Besmir Haxhisë. Përçarja filloi pasi hyri në lojë lek i madh nga vjedhja e Rinasit”, përfundoi i penduari.

Kujtojmë se Talo Çela dhe Nuredin Dumani ndodhen në kërkim kombëtar madje Policia e Shtetit ka vendosur dhe një shumë të konsiderueshme për këdo që jep informacion për vendodhjen e tyre. /Faxnews

Pas

Pandemia/ Dalin shifrat e të infektuarve dhe viktimave, ja si paraqitet situata në Shqipëri

Para

“Do bëhet më keq” Arian Çani paralajmëron goditjen që do të trondisë Partinë Demokratike

Para
“Do bëhet më keq” Arian Çani paralajmëron goditjen që do të trondisë Partinë Demokratike

“Do bëhet më keq” Arian Çani paralajmëron goditjen që do të trondisë Partinë Demokratike

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Qeveria zbardh programin për 4 vitet e ardhshme, ja ku do të ndërhyhet

Qeveria zbardh programin për 4 vitet e ardhshme, ja ku do të ndërhyhet

nga Fast News
22:57 | 17/09/2025
0

Kryeministri Rama takon sot në Bruksel Sekretarin e NATO-s, Mark Rutte. Flitet për sigurinë dhe mbrojtjen

Kryeministri Rama takon sot në Bruksel Sekretarin e NATO-s, Mark Rutte. Flitet për sigurinë dhe mbrojtjen

nga Fast News
09:41 | 17/09/2025
0

Rritet tregtia me pakicë, ndikoi konsumi nga turistët

Rritet tregtia me pakicë, ndikoi konsumi nga turistët

nga Fast News
09:33 | 17/09/2025
0

Paga reale bruto vlen sot 130 euro më pak se në 2020-n; Zhvlerësimi nga rritja e çmimeve

Paga reale bruto vlen sot 130 euro më pak se në 2020-n; Zhvlerësimi nga rritja e çmimeve

nga Fast News
09:24 | 17/09/2025
0

Recent News

Qeveria zbardh programin për 4 vitet e ardhshme, ja ku do të ndërhyhet

Qeveria zbardh programin për 4 vitet e ardhshme, ja ku do të ndërhyhet

22:57 | 17/09/2025
Kryeministri Rama takon sot në Bruksel Sekretarin e NATO-s, Mark Rutte. Flitet për sigurinë dhe mbrojtjen

Kryeministri Rama takon sot në Bruksel Sekretarin e NATO-s, Mark Rutte. Flitet për sigurinë dhe mbrojtjen

09:41 | 17/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar