• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Shqipëria e para në Europë për nivelin e lartë të vdekshmërisë foshnjore më 2019

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Ekonomi
0
Rasti i parë në botë/ U vaksinua kundër virusit, ja si e lind foshnjen gruaja që tërhoqi vëmendjen e mediave
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Shqipëria u rendit shumë keq në një nga treguesit më të rëndësishëm të zhvillimit të qëndrueshëm global, vdekshmërinë foshnjore.

Shqipëria u rendit e para në Europë me normën më të lartë të mortalitetit për foshnjat nën 1 vjeç për vitin 2019. Eurostat raportoi sot se më 2019 në Shqipëri kishte 10.3 fatalitete në 1000 lindje të gjalla. Të dhënat e krahasueshme, tregojnë se koeficienti i vdekshmërisë foshnjore ishte më shumë se trefishi i mesatares europiane prej 3.4.

Në vitin 2019 rreth 14 100 fëmijë vdiqën në Bashkimin Europian para se të mbushnin një vjeç.

Gjatë dekadës së fundit, niveli i vdekshmërisë foshnjore në BE ra nga 4.2 vdekje për 1000 lindje të gjalla në 2009 në 3.4 vdekje për 1 000 lindje të gjalla në 2019.

Në vitin 2019, nivelet më të larta të vdekshmërisë foshnjore në Europë u regjistruan në Shqipëri me (10.3 vdekje për 1 000 lindje të gjalla), Turqia (9.1) Kosova (8.7). Në të kundërt, shkalla më e ulët u regjistrua në Islandë (1.1 vdekje), e ndjekur nga Sllovenia, Estonia me 1.6, Norvegjia me 2.1, Suedia me 2.1 etj.

Krahasuar me 1961, vdekshmëria foshnjore u ul në të gjitha Shtetet Anëtare të BE * me uljet më të mëdha të regjistruara në Portugali (nga 88.8 vdekje për 1 000 lindje të gjalla në 1961 në 2.8 në 2019), Rumani (nga 71.4 në 1961 në 5.8 në 2019) dhe Kroacia (nga 62.9 në 1961 në 4.0 në 2019).

Tre vitet e fundit, Shqipëria përmbysi përpjekjet e tre dekadave, kur vdekshmëria e foshnjave nën një vjeç rinisi rritjen e mprehtë. Të dhënat zyrtare tregojnë se në shkallë vendi, në vitin 2020 humbën jetën 281 foshnja deri në 1 vjeç, ndërsa në vitin paraardhës 293 foshnja, niveli më i lartë që nga viti 2012. Rritja e fenomenit për të dytin vit ndodhi në një kohë që lindjet ranë me shpejtësi.

Për rrjedhojë koeficienti i vdekshmërisë foshnjore mbeti i lartë edhe në vitin 2020 me 10 fatalitete për 1000 lindje të gjalla. Me këtë nivel mortaliteti në fëmijë Shqipëria rrezikon të kryesojë Europën edhe për vitin 2020.

Teksa të gjitha shtetet e kanë sjellë këtë tregues në rënie, vetëm Shqipëri po tregon rritje të mprehtë..

Vdekshmëria foshnjore është një nga treguesit më të rëndësishme për të parë zhvillimin njerëzor dhe ekonomik të një vendi. Shume organizata që kanë profil ekonomik i referohen vdekshmërisë foshnjore për të parë arritjet e gjithanshme të një vendi. Kombet e Bashkuara e kanë renditur treguesin e mortalitetit të foshnjave një ndër 30 objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm global për mijëvjeçarin./Monitor/

Pas

Testoni veten/ Zgjidhni një figurë dhe zbuloni më shumë për personalitetin tuaj  

Para

Negociatat/ Holanda ‘hap rrugë’, i jep dritën jeshile Shqipërisë

Para
Negociatat/ Holanda ‘hap rrugë’, i jep dritën jeshile Shqipërisë

Negociatat/ Holanda 'hap rrugë', i jep dritën jeshile Shqipërisë

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Qeveria shqiptare parashikon të përfitojë rreth 6.8 miliardë lekë financime nga Plani i Rritjes me Bashkimin Europian, mbulon vetëm 4% të investimeve publike

Qeveria shqiptare parashikon të përfitojë rreth 6.8 miliardë lekë financime nga Plani i Rritjes me Bashkimin Europian, mbulon vetëm 4% të investimeve publike

nga Fast News
08:51 | 10/11/2025
0

Sherifi ka mbërritur në qytet

Sherifi ka mbërritur në qytet

nga Fast News
13:58 | 08/11/2025
0

Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër

Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër

nga Fast News
12:45 | 08/11/2025
0

Si ta fitoni besimin e bashkëbiseduesit, 8 këshilla

Si ta fitoni besimin e bashkëbiseduesit, 8 këshilla

nga Fast News
12:15 | 08/11/2025
0

Recent News

Qeveria shqiptare parashikon të përfitojë rreth 6.8 miliardë lekë financime nga Plani i Rritjes me Bashkimin Europian, mbulon vetëm 4% të investimeve publike

Qeveria shqiptare parashikon të përfitojë rreth 6.8 miliardë lekë financime nga Plani i Rritjes me Bashkimin Europian, mbulon vetëm 4% të investimeve publike

08:51 | 10/11/2025
Sherifi ka mbërritur në qytet

Sherifi ka mbërritur në qytet

13:58 | 08/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar