• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Shpërthimi në kantinën e deputetit Lefter Koka, i arrestuar një biznesmen. Ja motivi i sulmit

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Aktualitet
0
Shpërthimi në kantinën e deputetit Lefter Koka, i arrestuar një biznesmen. Ja motivi i sulmit
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Një rast i padëgjuar më parë në Shqipëri, ku droni përdoret për të kryer shpërthim të telekomanduar të tritolit, është regjistruar tri ditë më parë në Durrës.

Shënjestër e kësaj metode të re, të sulmit me dron-tritol, ka qenë biznesi i ish-ministrit të Mjedisit dhe deputetit të zgjedhur të Partisë Socialiste, Lefter Koka.

Hetuesit që po punojnë për dokumentimin e kësaj ngjarjeje thanë për gazetën “Panorama” se janë surprizuar kur po mblidhnin provat në vendin e ngjarjes, teksa u përballën me një metodë krejt të re nga çka ishin mësuar, atë të një droni që transportonte lëndë plasëse.

Menjëherë pas ngjarjes, Policia e Durrësit vuri në pranga autorin e dyshuar, shtetasin Gentian Meta, i cili është pronar i një lokali në zonën e Kepit të Rodonit.

Ndaj 44-vjeçarit nga Shijaku, Gjykata e Durrësit këtë të premte vendosi masën e sigurisë të “Arrestit me burg”.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

MOTIVI

Për të hetuar këtë ngjarje, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili thuajse e ka dokumentuar me prova dhe fakte, jo vetëm dinamikën, por ka mësuar edhe motivin e sulmit.

Sipas hetuesve, shkak i kësaj ngjarje dyshohet se është konflikti tregtar për markën e verës.

Në njoftimin zyrtar, Policia thotë se Gentian Meta, 44 vjeç, ka vendosur tritol në biznesin ku administrator është Jurgen Dashi.

Kjo kompani është krijuar në vitin 1995, ndërsa ish-ministri Koka, gëzon 88.19 % të aksioneve në këtë shoqëri.

Gjatë hetimeve për këtë ngjarje, policia arrestoi menaxherin e lokalit të Gentian Metës dhe vëllanë e tij, por që nga hetimet rezultuan se ata nuk kanë pasur lidhje me sulmin ndaj biznesit të deputetit socialist./;panorama

Pas

Agron Shehaj: Pa ndëshkueshmërinë e politikanëve nuk ka përparim

Para

‘Duan të na hedhin hi syve’/ Maturantët i përgjigjen ministres: Na mashtruat, nuk kemi besim!

Para
“Ministre, na zgjidh testin”, maturantët këmbëkryq para Ministrisë së Arsimit

'Duan të na hedhin hi syve'/ Maturantët i përgjigjen ministres: Na mashtruat, nuk kemi besim!

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Si do bëhet kompensimi i fermerëve për TVSH? Tatimet shpjegojnë procedurën

Si do bëhet kompensimi i fermerëve për TVSH? Tatimet shpjegojnë procedurën

nga Fast News
16:00 | 19/01/2026
0

KLSH zbuloi 24 mln euro dëm dhe menaxhim jo efektiv të parave publike, shumica tek shpenzimet

KLSH zbuloi 24 mln euro dëm dhe menaxhim jo efektiv të parave publike, shumica tek shpenzimet

nga Fast News
15:45 | 19/01/2026
0

Pse kemi nevojë të biem në dashuri, 10 “të mira”

Pse kemi nevojë të biem në dashuri, 10 “të mira”

nga Fast News
15:15 | 19/01/2026
0

Groenlanda, BE kundërpërgjigje 93 miliardë dollarëshe për Trump

Groenlanda, BE kundërpërgjigje 93 miliardë dollarëshe për Trump

nga Fast News
14:43 | 19/01/2026
0

Recent News

Si do bëhet kompensimi i fermerëve për TVSH? Tatimet shpjegojnë procedurën

Si do bëhet kompensimi i fermerëve për TVSH? Tatimet shpjegojnë procedurën

16:00 | 19/01/2026
KLSH zbuloi 24 mln euro dëm dhe menaxhim jo efektiv të parave publike, shumica tek shpenzimet

KLSH zbuloi 24 mln euro dëm dhe menaxhim jo efektiv të parave publike, shumica tek shpenzimet

15:45 | 19/01/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar