• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT

Fillimi Të gjitha

Kush është kryeprokurorja e njohur që do mbrojë miliardat e BE-së nga keqpërdorimi

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Të gjitha
0
Kush është kryeprokurorja e njohur që do mbrojë miliardat e BE-së nga keqpërdorimi
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Të martën filloi nga puna prokuroria e BE, instanca e parë me kompetenca vepruese ligjore që do të luftojë korrupsionin në vendet anëtare. Sidomos fondet e rimëkëmbjes pas Coronës duhet që të mbrohen nga keqpërdorimi.

“Më shumë para, më shumë fleksibilitet, më pak rregulla“, drejtuesja e Prokurorisë së BE, që filloi nga puna të martën (01.06) shikon detyra të mëdha për autoritetin e ri të BE me vënien në përdorim të fondeve të rimëkëmbjes që do të luftojnë pasojat e pandemisë.

Laura Kövesi  u bë e njohur në Europë si luftëtare kundër korrupsionit në Rumani, ku ajo i qëndroi me vite presionit të qeverisë. Për shkak të përvojës në luftën kundër korrupsionit në vendin e saj, Kövesi është e përgatitur tani të mbrojë miliardat e BE nga keqpërdorimi.

Një gur themeli në luftimin e korrupsionit

Ishte Parlamenti Europian, ai që luftoi me vite për krijimin e EPPO-s,  (European Public Prosecutors Office)- Zyrës Europiane Publike të Prokurorëve. Ishte e dukshme, që pafuqia e autoritetit të mëparshëm kundër mashtrimeve me fondet e BE, OLAF gati e linte të kalonte pa asnjë ndëshkim keqpërdorimin e fondeve në vendet anëtare. Këtij institucioni i mungonin paditës për të nxjerrë rastet e korrupsionit para drejtësisë.

Prokuroria europiane e ka selinë në Luksemburg, por është e varur shumë nga bashkëpunimi me prokurorët e vendeve anëtare. Që këtu fillojnë problemet. Në fillim ishte Malta që vonoi emërimin e prokurorëve të saj, tani bllokon Sllovenia. Kryeministri Janez Jansa pengon emërimin e kandidatëve sllovenë.

“Është një skandal, çfarë po ndodh në Slloveni”, thotë eurodeputeti liberal, FDP, Moritz Körner. Drejtuesja e Prokurorisë Europiane, Laura Kövesi shkroi në gazetën sllovene, “Delo”, se “mungesa e një bashkëpunimi të hapur na e bën të vështirë, (…) të përmirësojmë mbrojtjen e buxhetit të BE dhe të ruajmë shtetin ligjor.”

Megjithatë kjo prokurori shihet si një gur themeli në BE. Eurodeputetja socialdemokrate, Katarina Barley e shikon këtë autoritet të BE në një kontekst më të gjerë politik: BE përjeton për herë të parë rrezikun e erozionit të brendshëm.

“Korrupsion ka pasur gjithmonë, por tani ka forca që duan të zhvendosin vlerat tona.” Prokuroria trans-kombëtare është edhe pjesë e vetëmbrojtjes europiane.

Hetimet trans-kombëtare, ndjekja penale është kombëtare

Prokuroria europiane bazohet në pranueshmërinë e vendeve anëtare. Nën drejtuesen e saj, Kövesi dhe zëvendësin, juristi gjerman, Andres Ritter takohet një komision fiks prej 23 prokurorësh, që vendosin nëse do të ndiqen penalisht rastet e hetuara të korrupsionit. Në vendet anëtare për ta punojnë prokurorë të emëruar posaçërisht për këtë prokurori. Për punën konkrete hetuese, në Luksemburg ka analistë dhe ekspertë financiare që do të hetojnë rastet e korrupsionit dhe lëvizjet e parave.

Nëse komisioni i EPPO-s është i mendimit, se ka prova për keqpërdorim të fondeve të BE, atëherë rasti dërgohet tek prokuroritë  e vendit, ku janë zhvilluar praktikat korruptive. Andres Ritter parashikon një valë pune për prokurorët e BE. Rreth 3000 raste janë kompetencë e EPPO-s që nga viti 2017, kur u vendos krijimi i institucionit. “Ne jemi një premtim për qytetarët europianë”, thotë Ritter, sepse sidomos tek fondet e Coronës ka shumë rëndësi që të mos keqpërdoren fondet.

Pikërisht Polonia dhe Hungaria janë dy vende që nuk duan bashkëpunim me prokurorinë europiane. Krahas tyre edhe Danimarka, Suedia dhe Irlanda nuk bashkëpunojnë me EPPO. Pjesëmarrja tek kjo instancë nuk është me detyrim. Drejtuesja e EPPO-s, Laura Kövesi nuk do të shprehet, se pse disa vende nuk bashkëpunojnë me prokurorinë europiane. Ajo mënjanon deklaratat politike për të mbrojtur institucionin e saj.DW

Pas

“Zoti ju dhëntë forcë” Djali i Arbana Osmanit kalon 1 qershorin ndryshe, del nga operacioni (FOTO)

Para

“Femra po s’u tund s’është femër” Deklarata e avokatit po bën xhiron e rrjetit: Nuk është mashkull ajo, lëri ato tashi (VIDEO)

Të Gjitha

Lufta tregtare, Trump: Brenda 3 javëve i tregojmë çdo vendi sa do paguajnë për të bërë biznes me SHBA

Lufta tregtare, Trump: Brenda 3 javëve i tregojmë çdo vendi sa do paguajnë për të bërë biznes me SHBA

nga Fast News
11:49 | 17/05/2025
0

Nga Riadi në Tiranë, mbi 200 miliardë dollarë vlera e marrëveshjeve të firmosura, përfiton edhe Shqipëria

Nga Riadi në Tiranë, mbi 200 miliardë dollarë vlera e marrëveshjeve të firmosura, përfiton edhe Shqipëria

nga Fast News
11:45 | 17/05/2025
0

Profesori përdori ChatGPT për materialet e kursit, studentja kërkoi rimbursim 8,000 dollarë

Profesori përdori ChatGPT për materialet e kursit, studentja kërkoi rimbursim 8,000 dollarë

nga Fast News
11:42 | 17/05/2025
0

CNN bën renditjen e këngëve finaliste të Eurovision 2025, i jep fronin Shqipërisë

CNN bën renditjen e këngëve finaliste të Eurovision 2025, i jep fronin Shqipërisë

nga Fast News
11:40 | 17/05/2025
0

Recent News

Lufta tregtare, Trump: Brenda 3 javëve i tregojmë çdo vendi sa do paguajnë për të bërë biznes me SHBA

Lufta tregtare, Trump: Brenda 3 javëve i tregojmë çdo vendi sa do paguajnë për të bërë biznes me SHBA

11:49 | 17/05/2025
Nga Riadi në Tiranë, mbi 200 miliardë dollarë vlera e marrëveshjeve të firmosura, përfiton edhe Shqipëria

Nga Riadi në Tiranë, mbi 200 miliardë dollarë vlera e marrëveshjeve të firmosura, përfiton edhe Shqipëria

11:45 | 17/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar