• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

“Do t’i bëj fëmijët copë-copë, mos guxo të marrësh policinë”, shqiptarët kërcënojnë e i kërkojnë çiftit italian 500 mijë euro. Prokuroria mbyll hetimet, 3 të pandehur

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Aktualitet
0
“Do t’i bëj fëmijët copë-copë, mos guxo të marrësh policinë”, shqiptarët kërcënojnë e i kërkojnë çiftit italian 500 mijë euro. Prokuroria mbyll hetimet, 3 të pandehur
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


“Kristinë lexoje me kujdes çfarë po të shkruajmë. Kërkojmë prej jush 500 mijë euro dhe do t’ju themi ku t’i sillni. Na vjen keq, për humbjen që keni pas me djalin, por po nuk u përgjigjet për çfarë ju kërkojmë, përgatituni për 3 fëmijët e tjerë se do ti çojmë të takojmë vëllanë e tyre. Mbas tyre e ke radhën ti dhe burri”.

Ky mesazh mbërriti në celularin e italianes Cristina Giovanelit, më 6 dhjetor 2019 nga një numër shqiptar. 53-vjecarja dhe bashkëshorti i saj, Massimo Mazzali, përfaqësues të organizatës Caritas Umbria, me seli të Kosovës, iu drejtuan të frikësuar policisë së Kosovës, edhe pse personat e panjohur prej tyre i kërcënonin për të mos denoncuar, duke iu kujtuar se pasojat do të ishin të rënda.

“Jena shumë afër jush dhe ndjekim çdo lëvizje tuajën si në Itali dhe Kosovë. Çdo hap i juaji kontrollohet nga ne. Ne ju japim kohë ta zgjidhim këtë problem pa vonesa. Po bëtë gabimin me të vogël, që mund të shkojë në mend, e kam fjalën për ndonjë denoncim te autoritetet, do shohësh fëmijët e tu, do t’i gris copë copë”, shkruhej me tej në mesazhin kërcënues.

Bashkëshortet italianë, morën në vijim shumë mesazhe të tjera kërcënuese dhe gjobëvënësit iu kërkonin të vinin në Shqipëri për të dorëzuar paratë e konkretisht në qytetin e Durrësit.

Ata u justifikuan me faktin se nuk mund të kalonin kufirin me një shumë kaq, të madhe parash, e për këtë arsye u vendos që lekët të dorëzoheshin në Kosovë. Sipas udhëzimit që i jepej në telefon Massimo Mazzali, futi gjysmë milioni euro në çantë dhe e la atë pranë një objekti në ndërtim, në fshatin Bibaj në Ferizaj. Ishte ora 16.00 e 12 dhjetorit, 2019.

Pasi 57-vjecari u largua, pranë çantës u afrua një person dhe e mori. Policia që po mbikëqyrte çdo lëvizje i vuri prangat. Ai u identifikua si Gjin Suka, ish-përkthyes i organizatës Caritas Umbria dhe një prej njerëzve më të besuar të çiftit Italian, i cili vitet e fundit ishte zhvendosur në Suedi dhe ishte në vështirësi ekonomike.

Nga hetimet e prokurorisë, rezultoi se ai kishte si bashkëpunëtorë, dy bashkëshortët, Arben dhe Valdete Jonuzi, me të cilët kishte udhëtuar drejt Kosovës, ditën që do të merrte paratë. Tre personat e përfshirë në këtë histori janë marrë të pandehur për akuzën e gjobëvënies dhe dosja e tyre iu dorëzuar gjykatës për shqyrtim.(BalkanWeb)

Pas

Me çorape të kuqe/ Rama vendos këmbën mbi bllok betoni dhe tregon stilin e tij

Para

Në Himarë sufllaqet kushtojnë sa “frëngu pulën”, pushuesit shokohen me faturën

Para
Në Himarë sufllaqet kushtojnë sa “frëngu pulën”, pushuesit shokohen me faturën

Në Himarë sufllaqet kushtojnë sa "frëngu pulën", pushuesit shokohen me faturën

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Emigracioni bëhet shqetësues/ Eurostat: 1 milion shqiptarë kanë ikur në 16 vitet e fundit

Emigracioni bëhet shqetësues/ Eurostat: 1 milion shqiptarë kanë ikur në 16 vitet e fundit

nga Fast News
19:10 | 16/09/2025
0

Vizita e Trump në Britaninë e Madhe, “Google” njofton investimin 6,8 mld USD në Inteligjencën Artificiale gjatë dy viteve të ardhshme

Vizita e Trump në Britaninë e Madhe, “Google” njofton investimin 6,8 mld USD në Inteligjencën Artificiale gjatë dy viteve të ardhshme

nga Fast News
19:07 | 16/09/2025
0

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

nga Fast News
17:25 | 15/09/2025
0

PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

nga Fast News
17:23 | 15/09/2025
0

Recent News

Emigracioni bëhet shqetësues/ Eurostat: 1 milion shqiptarë kanë ikur në 16 vitet e fundit

Emigracioni bëhet shqetësues/ Eurostat: 1 milion shqiptarë kanë ikur në 16 vitet e fundit

19:10 | 16/09/2025
Vizita e Trump në Britaninë e Madhe, “Google” njofton investimin 6,8 mld USD në Inteligjencën Artificiale gjatë dy viteve të ardhshme

Vizita e Trump në Britaninë e Madhe, “Google” njofton investimin 6,8 mld USD në Inteligjencën Artificiale gjatë dy viteve të ardhshme

19:07 | 16/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar