• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT

Fillimi Aktualitet

Alo! Duam të pushojmë në Greqi/ Pas lajmit për hapjen e kufirit, kërkesa të shumta në kompanitë turistike

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Aktualitet
0
Alo! Duam të pushojmë në Greqi/ Pas lajmit për hapjen e kufirit, kërkesa të shumta në kompanitë turistike
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Gjermania dhe Greqia kanë dhënë dritën jeshile për Shqipërinë. Kështu, nga 20 qershori lëvizja drejt Gjermanisë do të lejohet për të gjitha llojet e udhëtimeve. Ndërsa drejt Greqisë, shqiptarët do të mund të lëvizin lirshëm për punë, pushime apo qëllime të tjera duke nisur nga 28 qershori. Por, cilat janë kushtet që duhet të plotësojnë shqiptarët për të udhëtuar drejt këtyre dy vendeve?

Për të udhëtuar drejt Greqisë qytetarët duhet të kenë me vete formularin e Lokalizimit të Pasagjerëve që do të kërkohet në të gjitha pikat kufitare, ajrore apo tokësore, certifikatën e vaksinimit nëse kanë kryer dy dozat dhe në mungesë të saj një test Rapid ose PCR.

Ndërsa për udhëtarët që hyjnë në Gjermani nuk është i detyrueshëm testimi, veç rasteve kur qytetarët përdorin rrugë ajrore.

Operatorët turistikë e shohin me optimizëm hapjen e kufijve nga këto dy vende. Edhe pse vendimi nuk ka hyrë ende në fuqi, sipas tyre interesi dhe kërkesat për të udhëtuar drejt Greqisë veçanërisht janë të larta.

“Kërkesat natyrshëm që janë shumë të mëdha. Le të themi shpërthim kërkesash për të lëvizur drejt Greqisë pasi edhe çmimet nuk do jenë të larta në Greqi duke qenë se shumë shtete të bllokut e pengojnë lëvizjen e qytetarëve të udhëtojnë drejt saj. Ka kërkesa, telefonata, kontakte online për të udhëtuar drejt Greqisë sa më shpejt. Besojmë që do ketë një lëvizje jashtëzakonisht të madhe si e të huajve në Shqipëri ashtu edhe të shqiptarëve që ikin jashtë . Vendimi I Gjermanisë i rëndësishëm, pasi priten shumë shqiptarë e jo vetëm që të vijnë që do llogariten si turistë gjermanë”, Besnik Vathi, operator turistik.

Operatorët vlerësojnë se hapja e kufijve dhe ecuria e mirë e vaksinimit do të rigjallërojë turizmin këtë vit.

“Besojmë që do ketë një lëvizje jashtëzakonisht të madhe si e të huajve në Shqipëri ashtu edhe të shqiptarëve që ikin jashtë. Sigurisht nëse ecet me ritme edhe më të shpejta të vaksinimit do të kemi padyshim një sezon të mbarë dhe shpresojmë që Gjermania të tërheqë edhe vendet e tjera me vendimin për hapjen”, tha Besnik Vathi, operator turistik.

Veç udhëtimeve për turizëm, drejt Greqisë pritet një fluks i shtuar edhe për punëtorët sezonalë, që janë të shumtë në numër. Prej majit, ata që mbajnë statusin punëtorë sezonalë janë lejuar të kalojnë por nën masa të rrepta kufizuese në orare dhe në numër të kufizuar./tch

Pas

“Peshqit e mëdhenj” në rrjetën e SPAK? Ministrja e Drejtësisë: Nëse ka prova edhe për politikanë…

Para

“Për shpirt të plakës, do shkoj t’i kërkoj babait tat 200 euro”/ Zbardhen bisedat mes kamarierit gjobëvënës dhe infermierit: Harroje që kalon kollaj, mos guxo…

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Kryeministri Rama takon sot në Bruksel Sekretarin e NATO-s, Mark Rutte. Flitet për sigurinë dhe mbrojtjen

Kryeministri Rama takon sot në Bruksel Sekretarin e NATO-s, Mark Rutte. Flitet për sigurinë dhe mbrojtjen

nga Fast News
09:41 | 17/09/2025
0

Rritet tregtia me pakicë, ndikoi konsumi nga turistët

Rritet tregtia me pakicë, ndikoi konsumi nga turistët

nga Fast News
09:33 | 17/09/2025
0

Paga reale bruto vlen sot 130 euro më pak se në 2020-n; Zhvlerësimi nga rritja e çmimeve

Paga reale bruto vlen sot 130 euro më pak se në 2020-n; Zhvlerësimi nga rritja e çmimeve

nga Fast News
09:24 | 17/09/2025
0

A janë njerëzit e stresuar më inteligjentë?

A janë njerëzit e stresuar më inteligjentë?

nga Fast News
09:18 | 17/09/2025
0

Recent News

Kryeministri Rama takon sot në Bruksel Sekretarin e NATO-s, Mark Rutte. Flitet për sigurinë dhe mbrojtjen

Kryeministri Rama takon sot në Bruksel Sekretarin e NATO-s, Mark Rutte. Flitet për sigurinë dhe mbrojtjen

09:41 | 17/09/2025
Rritet tregtia me pakicë, ndikoi konsumi nga turistët

Rritet tregtia me pakicë, ndikoi konsumi nga turistët

09:33 | 17/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar