• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

“Struktura që shantazhonte qytetarët’”/ PD bën publik kallëzimin në SPAK: Si u manipuluan zgjedhjet në Njësinë 8 në Tiranë

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Të gjitha
0
“Struktura që shantazhonte qytetarët’”/ PD bën publik kallëzimin në SPAK: Si u manipuluan zgjedhjet në Njësinë 8 në Tiranë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Deputeti i zgjedhur i PD Belind Këlliçi, ka publikuar sot kallëzimin në SPAK për atë që e cilëson skemë kriminale të blerjes së votës nga aleanca kriminale Rama-Doshi-Rakipi tek Njësia 8 në Tiranë.

Këlliçi përmendi emrat e akuzuar, për të cilat thotë se kanë krijuar në rrugën “Qemal Stafa”, Njësia administrative nr. 8 në Tiranë, në lokalin e quajtur “Lokali Nelit” një strukturë të mirëfilltë të blerjes së votës, shantazhit dhe kërcënimit, si dhe mbledhjes së kartave të identitetit.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE – BELIND KËLLIÇI

Çdo ditë, Partia Demokratike po bën publike gjithnjë e më shumë fakte, prova dhe të dhëna rreth vjedhjes më të madhe të zgjedhjeve në histori kryer nga regjimi Rama-Doshi-Rakipi.

Viktimat e masakrës elektorale Rama-Doshi-Rakipi janë qytetarët shqiptarë të cilët nuk u lejuan të sjellin me votë masive ndryshimin që i nevojitej vendit.
Prej më shumë se një muaji, Partia Demokratike ka dorëzuar në SPAK kallëzimin penal për veprën penale të “Korrupsionit aktiv në zgjedhje”, “Korrupsionit pasiv në zgjedhje”, “Kanosjes apo dhunimit ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje” dhe “Marrjes ose përdorimit të paligjshëm të dokumenteve të identifikimit” për shtetasit Aleksandër Lipivani, Emiljano Dusha, Ardian Davidhi, Rexhep Spahiu, Marlind Shkreli dhe çdo person tjetër të paidentifikuar nga ana e jonë.

Megjithëse kishte 3 javë në dispozicion, SPAK heshti duke lejuar mercenarët e aleancës Rama-Doshi-Rakipi të zbatojnë skemën kriminale të blerjes së votave.
Sot, ne po vëmë në dijeni opinionin publik se cilët janë personat e përfshirë në masakrën elektorale të 25 Prillit në Bashkinë e Tiranës duke përfshirë kallëzimin e dorëzuar në SPAK 3 jave përpara ditës së zgjedhjeve.

Personat e sipërpërmendur kanë krijuar në rrugën “Qemal Stafa”, Njësia administrative nr. 8 në Tiranë, në lokalin e quajtur “Lokali Nelit” një strukturë të mirëfilltë të blerjes së votës, shantazhit dhe kërcënimit, si dhe mbledhjes së kartave të identitetit. SPAK është njoftuar në kallëzimin tonë se në mjediset e lokalit të sipërpërmendur, këta persona shpërndanin para cash në këmbim të votës për Partinë Socialiste.

Aleksandër Lipivani është funksionar i administratës publike i përfolur për korrupsion, ndërsa Emiljano Dusha dhe Ardian Davidhi zotërojnë shoqëri private që kanë përfituar rreth 20 milion euro tendera korruptivë dhe paratë e fituara prej tyre i përdorën për të blerë vota për Partinë Socialiste.

Janë dhjetëra përfaqësues të Partisë Socialiste, drejtues të administratës qendrore dhe lokale, njerëz të krimit të organizuar që janë identifikuar nga Partia Demokratike në veprimtarinë kriminale të blerjes së votës dhe shantazhimit të votuesve.

Prej më shumë se 1 muaji, SPAK-ut i janë vënë në dispozicion numrat e tyre të telefonit dhe zona ku veprojnë për të shpërndarë para për blerjen e votave, por ata u lanë të lirë të deformojnë vullnetin e zgjedhësve.

Beteja jonë do të zhvillohet në të gjitha frontet, mënyrat dhe mundësitë që ekzistojnë dhe përfundimi i saj do të jetë i qartë: përmbysja e regjimit Rama-Doshi-Rakipi dhe kthimi i Shqipërisë shqiptarëve.

Kjo betejë nuk ka të bëjë me PD-në por me të ardhmen tonë, të fëmijëve tanë dhe të demokracisë. Shqipëria sot ka humbur, por nëse ne do të kishim fituar me banda, Shqipëria do të kishte humbur edhe nesër, jo vetëm sot. Detyra jonë është të qëndrojmë të vendosur dhe të luftojmë fort për kthimin e demokracisë në vend.

Pas

Ndahet nga jeta gazetarja e njohur, diplomati: Dritën e saj do ta kem deri në frymën e fundit

Para

Emri/ Kërcënoi njerëz në Kamëz, arrestohet në Angli i kërkuari prej 5 vitesh

Para
Emri/ Kërcënoi njerëz në Kamëz, arrestohet në Angli i kërkuari prej 5 vitesh

Emri/ Kërcënoi njerëz në Kamëz, arrestohet në Angli i kërkuari prej 5 vitesh

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Qeveria zbardh programin për 4 vitet e ardhshme, ja ku do të ndërhyhet

Qeveria zbardh programin për 4 vitet e ardhshme, ja ku do të ndërhyhet

nga Fast News
22:57 | 17/09/2025
0

Kryeministri Rama takon sot në Bruksel Sekretarin e NATO-s, Mark Rutte. Flitet për sigurinë dhe mbrojtjen

Kryeministri Rama takon sot në Bruksel Sekretarin e NATO-s, Mark Rutte. Flitet për sigurinë dhe mbrojtjen

nga Fast News
09:41 | 17/09/2025
0

Rritet tregtia me pakicë, ndikoi konsumi nga turistët

Rritet tregtia me pakicë, ndikoi konsumi nga turistët

nga Fast News
09:33 | 17/09/2025
0

Paga reale bruto vlen sot 130 euro më pak se në 2020-n; Zhvlerësimi nga rritja e çmimeve

Paga reale bruto vlen sot 130 euro më pak se në 2020-n; Zhvlerësimi nga rritja e çmimeve

nga Fast News
09:24 | 17/09/2025
0

Recent News

Qeveria zbardh programin për 4 vitet e ardhshme, ja ku do të ndërhyhet

Qeveria zbardh programin për 4 vitet e ardhshme, ja ku do të ndërhyhet

22:57 | 17/09/2025
Kryeministri Rama takon sot në Bruksel Sekretarin e NATO-s, Mark Rutte. Flitet për sigurinë dhe mbrojtjen

Kryeministri Rama takon sot në Bruksel Sekretarin e NATO-s, Mark Rutte. Flitet për sigurinë dhe mbrojtjen

09:41 | 17/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar