Avokati i njohur Altin Goxhaj e ka quajtur pjesë të planit për shpopullimin e Shqipërisë shpalljen “non grata” të ish-kryeministrit Sali Berisha.
Sipas tij, me këtë që ndodhi nuk e ka pësuar vetëm Sali Berisha, por e gjithë Shqipëria. Ai thotë se pjesë e planit është popullimi i Shqipërisë me shtetas nga Afrika dhe Lindja e Mesme.
Teksa ishtei ftuar në Fax Neës, avokati tha se provat që kërkon Berisha për shpalljen “non grata” i ka Lulzim Basha, pasi ky është një kurth i mirëmenduar për 8 vite, në të cilin ra ish-kryeministri.
“Nga raportet që kanë ardhur nga Organizaat ndërkombëtare, thuhet se në vitin 2017 në Shqipëri pati një problem, ishte cadra, duke qenë kjo nuk futeshin as në zgjedhje, dhe kur hynë i humbën zgjedhjet në mënyrë spektakolare. Në 2019, hoqën dorë nga mandatet, më pas të gjitha bashkitë i merr vetëm njëra parti.
Në 2021, PD ia ka lënë hapësirën PS dhe ne kuptojmë se në zgjedhjet e ardhshme, nuk mund të fitohen më zgjedhjet nga demokratët.
Pse është Sali Berisha problemi? Sepse nga raportet e dhëna nga organizatat, thuhet se Lulzim Basha ka pranuar se nuk ka në dorë asnjë lloj veprimi apo vendimi brenda PD-së. Duke i faturuar të gjitha këto Sali Berishës.
Efekti Domino, Rama i bën ftesë Bashës për bashkëqeverisje, reagojnë Meta dhe Berisha të cilët thonë se nuk ka shans për dicka të tillë. Problemi sipas tyre është të heqin qafe Sali Berishën. Unë kam pasur frikë që amerikanët po mbështesnin agjendën e Sorosit për shpopullimin e Shqipërisë. Unë arrij në konkluzionin që ne këtu kishim një kurth. Kur kam ardhur këtu të mërkurën, kam shpjeguar që mbrapa kësaj është Xhorxh Soros”, – tha Gonxhaj.