• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

“Qeveria e dinte”/ Zëdhënësi i Metës nxjerr ‘bllof’ Ligjet: Ja pse nuk erdhi Presidenti sot në Komision

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Të gjitha
0
“Qeveria e dinte”/ Zëdhënësi i Metës nxjerr ‘bllof’ Ligjet: Ja pse nuk erdhi Presidenti sot në Komision
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Axhenda e Presidentit Ilir Meta ka qenë e paracaktuar dhe kjo ishte arsyeja bën me dije zëdhënësi i tij, pse kreu i shtetit nuk u paraqit në komisionin që ka qëllim shkarkimin e tij.

Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi ka nxjerrë dy dokumenta si arsye, ku përfshihet edhe takimi me Ministren Federale për BE-në dhe Kushtetutën të Austrisë, znj.Karoline Edtstadler.

Blushi thotë se qeveria ka qenë në dijeni të kësaj, teksa shton se Presidenti nuk mund të shmangte dot këtë axhendë të paracaktuar prej ditësh.

E megjithatë edhe pse jo sot, Meta ka theksuar se është i gatshëm të paraqitet në Komisionin e Ligjeve më datën 10 maj.

STATUSI NGA TEDI BLUSHI

Në përgjigje të interesimit të kolegëve gazetarë dhe pasi u njohëm me shpifjet dhe qëndrimet aspak korrekte të deputetëve të Kuvendit njëpartiak, lidhur me arsyet e mospranisë së Presidentit të Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta në mbledhjen e sotme të Komisionit për Çështjet Ligjore, sqarojmë se:

Në datën 28 prill 2021, siç faktohet edhe nëpërmjet këtij komunikimi zyrtar me Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme, Presidenti i Republikës është vënë në dijeni me një kërkesë për takim, për në datën 6 maj 2021, të Ministres Federale për BE-në dhe Kushtetutën të Austrisë, znj.Karoline Edtstadler.

Në datën 29 prill 2021, Drejtori i Kabinetit të Presidentit, në përgjigjen e dërguar për MEPJ ka shprehur zyrtarisht vullnetin e Kreut të Shtetit për takimin me znj.Edtstadler dhe po këtë ditë Drejtoria e Protokollit të Shtetit ka sugjeruar që takimi, sipas axhendës së përgatitur në bashkëpunim me Ambasadën e Austrisë në Tiranë, të zhvillohej më datë 6 maj 2021, në orën 11:15 – 11:55.

Edhe ky sugjerim i propozuar, është mirëpritur nga ana e Presidentit Meta dhe është fiksuar në axhendë po atë ditë, më 29 prill 2021.

Ndërkohë në datën 5 maj 2021, Komisioni për Çështjet Ligjore, me anë të një komunikimi të përcjellë në rrugë elektronike dhe shkresore pas orës 14:00 në Institucionin e Presidentit të Republikës, ka kërkuar, që Kryetari i Shtetit të marrë pjesë në datën 6 maj 2021, ora 11:00, në një seancë dëgjimore.

Presidenti Meta, siç është bërë me dije edhe në shkresat e Presidencës me nr. prot.1520/2, datë 5.5.2021 dhe nr. prot. 1533/2, datë 6.5.2021, drejtuar Komisionit për Çështjet Ligjore, ka shprehur gadishmërinë e Tij për t`u takuar, diskutuar e për t`u shprehur me dhe në Komisionin e Ligjeve, por në datën 10 maj 2021.

Kjo edhe për shkak se axhenda e Tij për datën 6 maj 2021, ishte e paracaktuar dhe për këtë ka qenë në dijeni edhe Qeveria, siç faktohet nga këto dy dokumenta, që provojnë edhe njëherë nivelin banal të akuzave dhe shpifjeve të sotme të deputetëve të Kuvendit njëpartiak, gjoja për shmangien e Presidentit nga ballafaqimi me ta.

Ky komunikim zyrtar mes Institucionit të Presidentit dhe MEPJ, vërteton botërisht jo vetëm se Qeveria, nga i merr urdhërat Kuvendi njëpartiak, ishte në dijeni të axhendës së sotme të Kreut të Shtetit, por fakton para të gjithë shqiptarëve edhe banalitetin e pretendimeve të deputetëve në skadim mandati.

Sigurisht, që Presidenti i Republikës, nuk mund të anulonte apo të shmangte sot agjendën e Tij, të datës 6 maj 2021, ditë kjo në të cilën ishin të planifikuara prej kohësh, realizimi i takimeve me rëndësi edhe për proceset e integrimit të vonuar europian të vendit, siç ishte edhe takimi i mëpasshëm me Presidentin e Sllovenisë, Sh.T.Z Borut Pahor.

Blofet e Kuvendit njëpartiak nuk çudisin më askënd, pasi ishte ky Kuvend, që për hir të Partisë i shtoi kushtet e integrimit europian Shqipërisë dhe shkallmoi pabesisht Marrëveshjen ndërpartiake të 5 Qershorit për Kodin Zgjedhor, pasojat e së cilës janë skandaloze me shumëfishim të krimeve zgjedhore.

Pas

Video/ 6-vjeçares i afrohet peshkaqeni në breg të detit, ja çfarë ndodhi më pas

Para

Komisioneri për Zgjerim i BE gati të ndajë: Shqipëria mund të fillojë bisedimet pa Maqedoninë e Veriut

Para
Komisioneri për Zgjerim i BE gati të ndajë: Shqipëria mund të fillojë bisedimet pa Maqedoninë e Veriut

Komisioneri për Zgjerim i BE gati të ndajë: Shqipëria mund të fillojë bisedimet pa Maqedoninë e Veriut

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

nga Fast News
10:53 | 14/09/2025
0

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

nga Fast News
10:50 | 14/09/2025
0

Njoftim i rëndësishëm i Bashkisë Tiranë, për pronarët e makinave të braktisura

Njoftim i rëndësishëm i Bashkisë Tiranë, për pronarët e makinave të braktisura

nga Fast News
10:47 | 14/09/2025
0

Pjeshkët e kontaminuara, ish ministri: Mund të jenë konsumuar në Shqipëri, ekspertja: Jemi vite dritë larg BE

Pjeshkët e kontaminuara, ish ministri: Mund të jenë konsumuar në Shqipëri, ekspertja: Jemi vite dritë larg BE

nga Fast News
10:45 | 14/09/2025
0

Recent News

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

10:53 | 14/09/2025
Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

10:50 | 14/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar