• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Bota

Pesë mitet e mëdha rreth Luftës së Dytë Botërore

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Bota
0
Pesë mitet e mëdha rreth Luftës së Dytë Botërore
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


76 vjet pas Ditës së Fitores – kapitullimit gjerman më 8 maj 194 – që i dha fund luftimeve fizike në Frontin Perëndimor në Luftën e Dytë Botërore – mbeten ende jo pak mite dhe ide

të gabuara mbi atë luftë. “Time” pyeti historianin e Muzeut Kombëtar të Luftës së Dytë Botërore, Rob Sitino, se cilat janë mitet kryesore, me studimin e të cilave ai është marrë për shume vite. Si profesor i historisë ushtarake, Sitino është autor i 10 librave. Ja cilat janë sipas tij 5 mitet më të mëdha të Luftës së Dytë Botërore:

Miti nr.1: Presidenti amerikan Ruzvelt, ishte informuar paraprakisht për sulmin mbi Pearl Harbor

Unë e quaj këtë mitin më të madh të Luftës së Dytë Botërore. Njerëzit janë të gatshëm të besojnë të gjitha llojet e teorive më të çmendura të konspiracionit. Por nuk ka asnjë dokument që të tregojë se Ruzvelti e dinte paraprakisht atë që do të ndodhte në Pearl Harbor.

Që në fillim, ka pasur një grup studiuesish “revizionistë”, të cilët e kanë mbështetur këtë teori. Por libri i Xhon Toland në vitin 1982, që fliste për një “Seaman Z”, që i dërgoi Uashingtonit një mesazh në lidhje me sulmin në Pearl Harbor, nuk u mor asnjëherë seriozisht.

Miti nr.2: Ervin Romel ose “Dhelpra e Shkretëtirës”, ishte gjenerali më i madh gjerman i të gjitha kohërave

Romel ishte drejtues i një batalioni alpin këmbësorësh në Luftën e Parë Botërore. Ai e përsosi artin e sulmit të shpejtë dhe të befasishëm. Trupat e tij shfaqeshin papritmas mbi një kreshtë mali, duke zënë në befasi armikun e tyre. Kjo i dha atij vlerësime të mëdha nga eprorët.

Në periudhën midis 2 luftërave, ai dha mësim taktikat e luftës në akademitë ushtarake në Gjermani.

Ai tërhoqi vëmendjen e Hitlerit, dhe ishte ky i fundit që sponsorizoi plotësisht karrierën e tij, duke e bërë atë që ishte. Romel mori komandën e një force të madhe në Afrikën e Veriut, Afrika Korps. Aty ai i bë i njohur si “Dhelpra e Shkretëtirës”, për shkak të manovrave të befasishme, sulmet e shpejta, dhe marshimet gjatë natës që e ngatërronin armikun.

Por ai nuk mundi që të fitojë asnjëherë ndonjë gjë të qëndrueshme. Për shembull, ai nuk arriti asnjëherë në Kanalin e Suezit. Dhe kjo sepse nuk i interesonte logjistika. Ai mendonte se logjistika dhe furnizimet, ishin problem i dikujt tjetër. Por logjistika është gjithçka në luftën në shkretëtirë.

Çdo shishe uji, çdo predhë, çdo serbator karburanti duhej të transportohej nga Evropa kontinentale. Akti i tij i fundit ishte të përpiqej të parandalonte “D Day”, pushtimin nga aleatët perëndimorë më 6 qershor 1944, dhe ai dështoi plotësisht.

Miti nr.3: Hitleri ishte fajtori i vetëm për humbjen e Gjermanisë në Luftën e Dytë Botërore

Ky koncept gjendet në 90 për qind të librave të shkruar për luftën në Evropë. Sipas tyre çdo gabim, çdo kthesë e gabuar që bënë gjermanët, çdo sulm idiot që vendosën të ndërmerrnin, ishte një ide e Hitlerit. Mua do të më pëlqente që ta fajësoja për gjithçka Hitlerin.

Është e sigurt se ai e nisi Luftën e Dytë Botërore, dhe ai është autori i Holokaustit. Por ai nuk ishte përgjegjës për çdo vendim të gabuar që mori ushtria gjermane, pasi gjeneralët ishin në krah të Hitlerit në çdo hap. Kur gjeneralët gjermanë shkruan kujtimet e tyre pas luftës, krijuan fabulën se “Hitleri na vuri që të gjithëve në rrezik”.

Por ata harrojnë entuziazmin me të cilin ata zbatuan planet e tij, dhe faktin që i qëndruan besnikë deri në fund. Zyrtarët e lartë gjermanë, gjeneralët, mbajnë një pjesë të madhe të përgjegjësisë për shpërthimin e luftës, vazhdimin e saj, dhe në fund për humbjen e saj nga Gjermania.

Miti nr.4: Japonia mund ta kishte fituar Luftën e Dytë Botërore, sikur përveç anijeve të kishte bombarduar edhe depozitat e naftës në Pearl Harbour

Unë mendoj se kjo mund ta vononte vetëm për disa muaj fitoren e SHBA-së. Japonia nuk donte të pushtonte Amerikën. Tokio dëshironte një lloj lufte të kufizuar:të shkatërronte flotën tonë dhe të ndërtonte një perandori të madhe në Paqësor, gjatë kohës që ne do të ishim duke e rindërtuar flotën tonë.

Kur të ishim gati për veprim, perimetri i mbrojtjes japoneze do të ishte aq i fortë, sa që Shtetet e Bashkuara nuk do të kishin vullnet për të luftuar përtej Paqësorit. Edhe nëse Japonia shkatërroi rezervuarët e karburantit, ne do t’i kishim rikuperuar shpejt ato.

Miti nr.5: Lufta e Dytë Botërore pati disa pika kthese

Nëse lexoni histori të Luftës së Dytë Botërore, autorët përmendin dhjetëra pika kthese. Në Paqësor, thuhet se kjo ndodhi në qershor të vitit 1942, kur forcat amerikane fundosën katër aeroplanmbajtëse japoneze në Miduej. Shumë të tjerë përmendin Stalingradin apo Betejën e Kurskut në vitin 1943. Por çështja është që nëse ka kaq shumë pika kthese në Luftën e Dytë Botërore, atëherë unë nuk jam i sigurt se ka pasur realisht ndonjë të tillë. / “Time” – Bota.al

Pas

Kanë hyrë në histori/ Nga maskimi si grua deri te tuneli në mur, ja arratisjet më të bujshme nga burgu

Para

“Martesa ime ishte një makth” E reja rrëfen torturën nga bashkëshorti kur zbuloi se fëmijën e kishte vajzë

Para
“Martesa ime ishte një makth” E reja rrëfen torturën nga bashkëshorti kur zbuloi se fëmijën e kishte vajzë

“Martesa ime ishte një makth” E reja rrëfen torturën nga bashkëshorti kur zbuloi se fëmijën e kishte vajzë

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Skemë e re mashtrimi, AKSK paralajmëron qytetarët: Ja nga se të keni kujdes

Skemë e re mashtrimi, AKSK paralajmëron qytetarët: Ja nga se të keni kujdes

nga Fast News
09:00 | 18/09/2025
0

Në qilim të kuq dhe pa asnjë dokument, Dubai prezanton tunelin inteligjent për kontrollin e pasaportave në aeroport

Në qilim të kuq dhe pa asnjë dokument, Dubai prezanton tunelin inteligjent për kontrollin e pasaportave në aeroport

nga Fast News
08:30 | 18/09/2025
0

Pse jeni gjithnjë me vonesë?

Pse jeni gjithnjë me vonesë?

nga Fast News
08:00 | 18/09/2025
0

OBSH: Shqipëria boshatiset nga mjekët, çdo vit largohet një brez i sapo-diplomuar

OBSH: Shqipëria boshatiset nga mjekët, çdo vit largohet një brez i sapo-diplomuar

nga Fast News
07:30 | 18/09/2025
0

Recent News

Skemë e re mashtrimi, AKSK paralajmëron qytetarët: Ja nga se të keni kujdes

Skemë e re mashtrimi, AKSK paralajmëron qytetarët: Ja nga se të keni kujdes

09:00 | 18/09/2025
Në qilim të kuq dhe pa asnjë dokument, Dubai prezanton tunelin inteligjent për kontrollin e pasaportave në aeroport

Në qilim të kuq dhe pa asnjë dokument, Dubai prezanton tunelin inteligjent për kontrollin e pasaportave në aeroport

08:30 | 18/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar